Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Taksa për Durrës-Kukës, 4-5 euro  Empty Taksa për Durrës-Kukës, 4-5 euro

Wed 30 Mar 2011 - 20:21
Taksa për Durrës-Kukës, 4-5 euro  Tuneli-kalimash-rreshen
Projekti për të vendosur taksë për një pjesë të rrugës Durrës-Kukës tashmë është konkretizuar në bazë të marrëveshjes mes Ministrisë së Transporteve dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.
Palët po shikojnë gjetjen e formulës së duhur për krijimin e një modeli të plotë koncesioni, mbi bazën e të cilës do të menaxhohet mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

Objekt debati mes ekspertëve qëndron niveli i tarifës. Burime nga Drejtoria e Rrugëve bëjnë me dije se për mirëmbajtjen e rrugës, duke pasur parasysh edhe tunelin me gjatësi 6 km, do të duhet të paktën vendosja e një tarife prej 4 eurosh ose 5, për rastin e automjeteve të tonazhit të lartë.

Përcaktimi i tarifave në mënyrë të qartë do të bëhet vetëm nëse IFC do të ketë studimin e plotë mbi fluksin e automjeteve që kalojnë në “rrugën e kombit”. Aktualisht ekziston një studim paraprak, por ndërkombëtarët kërkojnë më tepër detaje rreth numrit të kalimit të automjeteve, pikave ku do të ndërhyhet dhe pozicionet e vendosjes së trarëve.

Mendohet që pagesa për rrugën të nisë në hyrje të autostradës, pjesa e Milotit dhe deri në dalje të tunelit. Për ndërtimin e rrugës qeveria shqiptare ka shpenzuar rreth 1 miliard dollarë dhe mirëmbajtja e saj do të kërkojë të paktën 20 milionë dollarë në vit, duke marrë rastin më të mirë të amortizimit vjetor me 10 për qind.

Marrëveshja mes Ministrisë së Transporteve dhe zyrës së IFC-së në Tiranë, që është dega kryesore tregtare e Bankës Botërore, është lidhur në janar të këtij viti, pas kërkesës të paraqitur në shtator nga pala shqiptare. Kryeministri ka deklaruar për herë të parë në gusht të vitit 2010, se për mirëmbajtjen e rrugës do të ngarkohet një kompani e njohur ndërkombëtare, mbi bazën e modelit koncesionar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi