Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grabiten ndriçuesit anësorë e trafik ndarësit, rrezik aksidentesh në Durrës-Kukës Empty Grabiten ndriçuesit anësorë e trafik ndarësit, rrezik aksidentesh në Durrës-Kukës

Fri 23 Mar 2012 - 23:37
Grabiten ndriçuesit anësorë e trafik ndarësit, rrezik aksidentesh në Durrës-Kukës Durres_kukes2-300x218Kukes – Për të disatën herë sinjalistika rrugore e autostradës Durrës – Kukës – Morinë është dëmtuar. Ndriçimi dhe aksesorët orientues të rrugës janë jashtë funksionit.
Ndricuesit fosforishentë dhe mbajtëset anësore metalike si dhe trafikndarëset janë vjedhur dhe dëmtuar në masë të madhe e në një pjesë të mirë të gjatësisë së aksit.
Mungesa e sinjalistikës sidomos gjatë orëve të natës është kthyer në burim aksidentesh, theksojnë burimet e policisë.
Si pasojë e prishjes së pjesëve kufizuese metalike, mësohet se rruga është bërë burim aksidentesh pasi në mungesë të kufizimeve mes karexhatave, në rrugë kalojnë edhe bagëtitë dhe këmbësorët.
Shpejtësia e lejuar në këtë rrugë është 120 kilometër në orë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi