Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trafik njerëzish në Amerikë me pasojë vdekjen, kapet autori në Kukës Empty Trafik njerëzish në Amerikë me pasojë vdekjen, kapet autori në Kukës

Wed 5 Oct 2011 - 14:03
Trafik njerëzish në Amerikë me pasojë vdekjen, kapet autori në Kukës Policia_arrest
Tirane – Lajmifundit – Policia e shtetit me anë të një deklarate, dha sqarime sot për arrestimin e shtetasi Hektor Kelmendi, i kërkuar në SHBA i cili ra në pranga në Kukës.
Strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare dhe Migracionit Kukës në bashkëpunim me Drejtorinë e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar në Policinë e Shtetit bënë të mundur arrestimin e një prej personave më të kërkuar nga Shërbimet e Emigracionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtetasin Hektor KELMENDI, alias Deme NIKQI, vjeç 53, lindur në Pejë/Kosovë, i pajisur me pasaportë serbe.
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Uashington, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për kryerjen e krimeve shumë të rënda si organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.
Gjykata e Rajonit Lindor të Nevv York me datë 19 maj 2010 ka lëshuar Urdhrin e arrestit për këtë shtetas, për këto vepra penale:
- “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin Amerikan me pasojë vdekje” një herë,

- “Nxitje ndaj një të huaji për të hyrë në territorin Amerikan duke shkaktuar dëmtime të rënda trupore dhe vënien në rrezik të jetës”, 3 herë
- “Kotrabandë të huajsh”, 13 herë,
- “Nxitjen e të huajve për të hyrë në territorin Amerikan”, 10 herë,
- “Konspiracion për të sjellë të huaj në territorin Amerikan” një herë,
I shumëkërkuari Hektor Kelmendi është kapur sot në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë nga strukturat e policisë teksa po tentonte të hynte në territorin shqiptar. Nga verifikimi në sistemin e kërkimit të Interpol, si dhe nga verifikimet e kryera nga Drejtoria e Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar me autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit ky shtetas rezultoi i kërkuar në nivel ndërkombëtar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi