Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pire, arrestohet shqiptari i dënuar për trafik njerëzish Empty Pire, arrestohet shqiptari i dënuar për trafik njerëzish

Tue 28 Jun 2011 - 20:37
Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë greke ka arrestuar në Pire, Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë shtetasin shqiptar Jorgo Robert Telha, vjeç 27, lindur në Korçë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 143, datë 22. 04. 2009, e ka dënuar me 2 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal.
Më datën 19.08.2008 janë kapur nga policia greke në qytetin grek të Kosturit, shtetaset shqiptare G. M. dhe M. M., të cilat kanë pohuar se pas marrëveshjes me shtetasin Jorgo Telha, kundrejt pagesave të përcaktuara më parë, ky shtetas i ka ndihmuar për të kaluar kufirin shqiptaro-grek, më datë 15.07.2008, në zonën kufitare të fshatit Terstenik të rrethit të Devollit.
Arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Jorgo Telha është bërë i mundur si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi