Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Sun 31 Mar 2013 - 12:51
Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Shfrytezimi-i-te-miturvePolicia e Kukësit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili ka tentuar të trafikojë një fëmijë drejt Kosovës duke e mashtruar. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë 19-vjeçari, i quajtur Bengazi Isha, pasi akuzohet se po kalonte kufirin për ta për ta trafikuar drejt Kosovës një 8-vjeçar me inicialet A.F. Ngjarja ka ndodhur në komunën Zabot të Kukësit, ku autori kishte mashtruar të miturin dhe më pas e kishte rrëmbyer për ta shitur në Kosovë.

Arrestimi i Ishës u krye pas denoncimit të prindërve të të miturit, i cili nuk kishte mbërritur në shtëpi dhe menjëherë pas kësaj uniformat blu janë vënë në alarm dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Nga informacionet operative është arritur të identifikohet personi, i cili e kishte rrëmbyer fëmijën me qëllim trafikimin e tij jashtë vendit dhe më pas gjetjen e 8-vjeçarit nga Zapodi në shtëpinë e 19-vjeçarit Isha.

I riu 19-vjeçar, që ka qëndruar për studime për një kohë të gjatë në Kosovë, tashmë është në dhomat e paraburgimit, në drejtorinë e policisë së qarkut Kukës, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se fëmija në momentin e gjetjes nga uniformat blu ka paraqitur shumë probleme psikologjike duke deklaruar se rrëmbyesi e ka kërcënuar atë me pistoletë dhe për këtë arsye është në praninë edhe të një psikologeje.

Por nëse do të kthehemi pas në të njëjtin fshat në maj të 2010 është zhdukur edhe 6-vjeçarja Bleona Mataj. Edhe pse policia ka bërë kërkime të një pas njëshme në këtë zonë, nuk është gjetur asnjë gjurmë e së miturës, dhe dyshohet se ajo mund të jetë rrëmbyer për qëllime trafikimi.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Re: Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Sun 31 Mar 2013 - 18:10
Sikur ligjeron armiku, jo SHQIPTARI!!!
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Kukës, studenti në burg për pengmarrje e trafik fëmije

Tue 2 Apr 2013 - 18:14
Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Kukes-begzim-isa-227x300I arrestuar për pengmarrje dhe trafik qeniesh njerëzore të mbetur në tentativë, Begzim Isa është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Kukësit. Ky ka qenë vendimi i dhënë dje për 20-vjeçarin, që përveç rastit të trafikimit të 8-vjeçarit A.F. nga fshati Orgjost, rihapi edhe dosjen “Bleona Mata”, falë disa rrethanave dhe koincidencave mes dy ngjarjeve. Gjithsesi, dy çështjet mendohet të jenë të lidhura mes tyre dhe kështu do hetohen, ndonëse dje, në masën e sigurisë ndaj studentit është formuluar vetëm akuza për pengmarrjen e 8-vjeçarit A.F. Nën masa të rrepta të sigurisë, Policia e Kukësit ka sjellë Begzim Isën, rreth orës 11:30, për të vlerësuar masën e arrestit. Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërkohë që të afërm të Begzimit kanë qenë të pranishëm në hyrje të Gjykatës, të irrituar për arrestimin. Prokurori i Kukësit, Dritan Prençi, ka kërkuar nga gjykata që Begzim Isa të lihet në burg pa afat për dy vepra penale: pengmarrje në tentativë dhe trafikim qeniesh njerëzore, (të mitur), po në tentativë. Seanca e drejtuar nga gjykatësja Alma Ahmeti ka zgjatur rreth një orë dhe në fund është lënë në fuqi kërkesa e prokurorit të çështjes. Asnjë nga avokatët privatë nuk ka marrë përsipër mbrojtjen e Isës, ndërkohë që është caktuar kryesisht Beqir Basha. Kjo seancë me dyer të mbyllura nuk ka sqaruar shumë gjëra për opinionin publik, të interesuar më shumë mbi zhdukjen e Bleona Matës tri vite më parë. Mësohet se Begzim Isa nuk ka pranuar akuzën, por në disa raste është lëkundur në dëshmitë e tij, çka ka bërë që togat e zeza të vendosin burg pa afat për të. Ndërkohë që nga dita e djeshme, me vendim të posaçëm, kjo çështje i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetim, aty ku prej vitit 2010 ndodhet dosja e pazbardhur e Bleonës.

Begzim Isa, dje në Gjykatën e Kukësit
Gjatë të gjithë kohës te dera e Gjykatës së Kukësit prisnin vëllai i Begzimit, Blerim Mata dhe nëna e tij, Shpresa. Ata nuk kanë pranuar në asnjë mënyrë që Begzimi të ketë kryer një vepër të tillë ndaj vogëlushit, por edhe ndaj Bleonës, duke i konsideruar këto akuza krejtësisht false. “Neve na ka rënë në qafë kot Policia. Vëllain e kanë kapur në gjumë dhe jo me fëmijën e vogël. Vëllai ynë kurrë nuk e ka bërë këtë gjë dhe nuk ka asnjë lidhje me Bleonën. Ka qenë 16 vjeç në atë kohë dhe s’ka mundësi që një 16-vjeçar të grabisë dhe të zhdukë një vajzë 6 vjeçe. Në atë kohë ai ka jetuar në Medresenë e Prizrenit. Për këtë ka dhe dëshmi e dokumentacione të sakta në Prizren. Kur humbi Bleona, vëllai ynë studionte për Infermieri dhe strehohej atje”, thotë vëllai i të arrestuarit. Sipas tij, nuk ka asnjë të dhënë që vëllai i tij të jetë implikuar në rrëmbimin apo trafikun e Bleonës dhe i kërkon drejtësisë ta zgjidhë këtë çështje.
Dyshimet për trafik
Një ditë më parë, Policia e Kukësit bëri të ditur lajmin e arrestimit të një 20-vjeçari, student i Infermierisë në Prizren, se kishte marrë peng për 24 orë një të mitur, në fshatin Orgjost. Sipas Policisë, ka dyshime të forta, bazuar dhe në përgjime, se ai do të trafikonte 8-vjeçarin drejt Kosovës, kundrejt një përfitimi prej 45 mijë eurosh. Vetë Begzim Isa ka mohuar akuzat, ndonëse Gjykata i ka dhënë afat Prokurorisë për vazhdim të hetimeve, duke vendosur burg pa afat për Isën. Djali i vogël u gjet shëndoshë e mirë dhe vetëm më 29 mars i ati kreu denoncim për rastin.
Motra e Begzimit: Arrestimi, i inskenuar
Kur ishte dhënë masa e sigurisë për të vëllain, Mirjana Isa e cilëson si trillim arrestimin e të vëllait 20-vjeçar. Sipas saj, Begzimi ka ndarë dy djem të fshatit që po ndaheshin dhe nuk ka marrë apo mbajtur peng askënd, siç flitet. Në media ajo deklaroi se policia e Kukësit ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të saj më të vogël, çka ka bërë që ai të jetë shumë i tronditur. Nga ana e Policisë së Kukësit kanë munguar detajet, për shkak të rëndësisë së çështjes. Ajo po bashkëpunon me Tiranën për të kryer hetime të plota, ndërsa konfirmohet se arrestimi është bërë i bazuar në prova dhe përgjime.
KUKES/ JONUZ HALLAÇI./panorama
Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Kukes-begzim-isa-ne-gjykate-300x168
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Re: Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Tue 2 Apr 2013 - 20:47
Qamile Mata: S’e njoh Begzim Isën

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Kukes-qamile-mata-300x218

Kushërira e Bleona Matës, Qamilja, 18 vjeç, rezulton si një ndër personat kyçë për zbardhjen e çështjes së zhdukjes së 6-vjeçares. Jo vetëm akuzat e nënës së vajzës së mitur, por edhe deklarimet kontradiktore të bëra prej Qamile Matës kanë hedhur këto dyshime. Policia e Kukësit e ka lënë të lirë 18-vjeçaren, e cila ishte më e vogla e grupit të vajzave që panë për herë të fundit Bleonën në kullotë, mbi fshatin Zapod. Kushërira e dytë e vajzës së zhdukur pa gjurmë në vitin 2010 po hetohet në gjendje të lirë për këtë rast, deri në gjetjen e provave të forta mbi fatin e Bleonës.
Deklarimet kontradiktore
Qamilja, e cila nuk e ka për herë të parë shoqërimin në Policinë e Kukësit, ashtu dhe në Krimet e Rënda në Tiranë për rastin e Bleonës, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjet në fjalë. Madje, burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, në ballafaqimin me Begzimin, ajo ka deklaruar se s’ka asnjë lidhje dhe se nuk e njihte të ndaluarin. Gjyshi i Bleonës, Zenel Mata, mësohet se pas lënies të lirë të vajzës së të vëllait dhe mbërritjes së saj në Zapod ka shkuar menjëherë te shtëpia e Qamiles. “Shkova menjëherë për të biseduar më të. Qamilja më tha se Begzimi i ishte dukur si i droguar dhe herë-herë si i çrregullt nga ana mendore”, mësohet t’i jetë shprehur 18-vjeçarja xhaxhait të saj. Madje, ajo ka këmbëngulur te gjyshi i Bleonës se nuk e njihte fare Begzinin dhe s’kishte lidhje me të. Nga ana tjetër, mësohet se 20-vjeçari Isa ka deklaruar në sy të Qamile Matës se njiheshin shumë mirë dhe se ajo kishte shkuar më parë në shtëpinë e tij në Orgjost, pasi prindërit e tyre janë kushërinj të parë. Deklarimet kontradiktore kanë hedhur dyshime të tjera te gjyshi i Bleonës, i cili konfirmon njohjen mes dy familjeve.
Krimet e Rënda, në pyetje familjarët
Pas këtyre dyshimeve të familjarëve të Bleona Matës dhe deklarimeve të tyre në media, Prokuroria e Krimeve të Rënda është vënë në lëvizje. Burimet nga organi i akuzës kanë pohuar dje se grupi hetimor i ngritur që në vitin 2010 për zhdukjen e Bleona Matës (dosja u kaloi Krimeve të Rënda disa muaj pas ngjarjes) do të marrë në pyetje tre personat të cilët ditët e fundit kanë pohuar informacione që nuk i kishin dhënë më parë në dëshmitë e tyre. “E para që do të rimerret në pyetje është Bukurie Mata, nëna e vajzës së zhdukur për dyshimet direkte që ka shprehur ndaj Qamile Matës dhe shtetasit të arrestuar së fundi në Kukës”, thanë burimet nga grupi hetimor. Sipas tyre, një tjetër person që është në listë për t’u marrë në pyetje është gjyshi i Bleona Matës, por edhe kushërira e saj Qamile Mata, e cila u shoqërua për dy ditë në Polici, pas arrestimit në Kukës të shtetasit Begzim Isa. Hetimet për zhdukjen e Bleona Matës ishin pezulluar rreth gjashtë muaj më parë “për mungesë provash”. Sipas burimeve nga organi i akuzës, vendimi përfundimtar për rihapjen e dosjes ose jo do të merret vetëm pasi të jenë kryer veprimet hetimore dhe të shqyrtohet përmbajtja e tyre nëse gjendet lidhje e personave të dyshuar me zhdukjen e Bleona Matës

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë BUKURIE-MATA

Nëna: Qamilja ia çoi Bleonën në pyll Begzimit
E ëma e Bleona Matës, Bukurija, këmbëngul se Qamilja është bashkëpunëtore me Begzim Isën në zhdukjen e së bijës 6-vjeçare. Sipas saj, kushërira e të shoqit ka qenë e fundit që është parë me Bleonën dhe ka ngritur kurthin. “Ata kanë bashkëpunim mes tyre. Qamilja që e shoqëronte Bleonën time atë ditë për në malin e Pikëllimës e ka kushëri Begzim Isën. Rruga që ndoqi Bleona, shoqëruar nga Qamilja, është vetëm ajo që të lidh me Kosovën dhe Orgjostin. Prandaj unë kam dyshime të forta dhe ato janë shumë të qarta për lidhjen mes tyre”, deklaroi nëna e të miturës. “Qamilja i tha Bleonës të shkonte të mblidhte luleshtrydhe në pyll, madje i bleu dhe ëmbëlsira që ta tërhiqte atje”. Ajo vazhdon akoma më tej me akuzat, duke thënë se të pesta vajzat që ndodheshin atë ditë në kullotë, mes tyre dhe halla e Bleonës, Alketa Mata, janë fajtore për zhdukjen e 6-vjeçares, sepse autori i rrëmbimit i ka shoqëruar ato atë ditë në kullotë. Vetë Bukurija thotë se njiheshin me familjen Isa, të gjithë si zonë. “Ata njiheshin si njerëz problematikë, por mua nuk më intereson kjo. E vetmja gjë që më intereson, është të gjendet vajza ime, Bleona. Gjatë gjithë kohës kam qenë dhe jam në kërkim të vajzës sime”. Ndërkohë ajo u bën thirrje autoriteteve shtetërore që të angazhohen maksimalisht këtë herë që të zbardhin çështjen e Bleonës. Sidomos tani që ka prova të qarta të një lidhjeje të fortë mes Qamiles dhe Begzimit.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Re: Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Tue 2 Apr 2013 - 20:59
Kuptohet per cfare malli eshte shitur trupi i vogelushes,nuk besoj se jeton me!!!
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Re: Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Tue 2 Apr 2013 - 21:01
edhe un ashtu mendoj...gjynah e shkreta...viktima e nje grup kafshesh
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Re: Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Tue 2 Apr 2013 - 21:13
I mbrojme femijet nga njerezit jashte nderkohe qe e keqja te ndodh aty ku se pret,nga njerezit e afert akoma dhe nga familjaret vete!...

Nje popull i mallkuar...
Sponsored content

Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë Empty Re: Kukës, pranga 19-vjeçarit, rrëmbeu një fëmijë për ta trafikuar në Kosovë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi