Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA: Durrës-Kukës nuk duhej hapur Empty SHBA: Durrës-Kukës nuk duhej hapur

Sun 28 Aug 2011 - 16:16
Ambasada në dokumentat dërguar Departamentit të Shtetit zbulon qeveria po i shkakton kosto me vetëdije
shqiptarëve nga dëshira e saj për t’u rizgjedhur.Në 17 prill të vitit 2009 ambasada zbulon se vetë presidenti i Bechtelit, kompanisë që ndërtoi rrugën Durrës-Kukës, Majkëll Adams, është përpjekur të bindë Sali Berishën të mos e hapë tunelin e rrugës Durrës-Kukës në 27 qershor, dy ditë para zgjedhjeve, pasi kjo mund të ishte e rrezikshme dhe mund të rriste koston e rrugës të paktën me 15 milionë euro të tjera.Sipas një zyrtari të lartë të Bechtel, ministri Olldashi dhe drejtori i përgjithshëm besonin se hapja e tunelit duhej shtyrë për në tetor, por askush nuk kishte guximin t’ja çonte këtë mesazh kryeministrit.Bechtel thotë se e kuptonte presionin në të cilin ndodhej Berisha, duke ju referuar deklaratës së Edi Ramës i cili pak ditë më parë kishte akuzuar kryeministrin se kishte gënjyer me afatet e rrugës dhe që ajo tani do të inagurohej nga një kryeministër socialist.Ashtu siç u parlajmërua nga zyrtarët e Bechtel hapja e parakohshme e tunelit më vonë çoi në shembjen e tij, që i kushtoi buxhetit jo 15 milionë euro, por gati dyfishin e kësaj shume.
Ambasada shkuran se kostoja e rrugës u rrit nga shumë arsye, një prej të cilave ishte dëshira e Sali Berishës për të patur një tunel të drejtë në të gjithë shtrirjen e tij, ndryshe nga sa ishte projektuar që tuneli të ishte i drejtë vetëm në 500 metrat e para nga të dy anët.

Ironikisht, shkruan ambasada, pak kohë më vonë qeveria nuk pranoi të rriste shpenzimet për sigurinë e rrugës duke mos pranuar të ndërtojë gardhet rrethuese të sigurisë, çka lejon fshatarët e zonës dhe gjënë e gjallë të lëvizin lirshëm në rrugë me automjetet që ecin me 120 kilometër në orë.

Kabllogramet trajtojnë edhe një sërë çështjesh të tjera lidhur me ekonominë, që prekin krizën e çmimeve të viteve 2008-2009, ku hedhin dyshime mbi vërtetësinë e shifrave të INSTAT për inflacionin ku ambasada citon një rast me rritjen e çmimit të bukës në masën 40 përqind, por që INSTAT e raportoi shumë më të ulët.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi