Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kreditë e pashlyera, 680 milionë USD Empty Kreditë e pashlyera, 680 milionë USD

Wed 6 Apr 2011 - 13:15
Kreditë e pashlyera, 680 milionë USD Kredite-ulje
Fundi i vitit 2010
regjistroi nivelin rekord të kredive me probleme për sektorin bankar.
Janë rreth 68 miliardë e 500 mijë lekë (ose 680 milionë dollarë), kredi
të dhënë nga bankat në vitet e fundit, të cilat nuk po shlyhen në kohë,
ndërsa vërehet se një pjesë po shkon drejt humbjes.

Sipas gazetës “Shqip”, Banka e
Shqipërisë në raportin vjetor 2010, jep me detaje ecurinë e kreditimit
të ekonomisë nga bankat private, duke theksuar rikthimin e normalitetin
në sistem, por që sërish mbetet larg treguesve të katër viteve më parë.

“Rritja e kreditimit ka ndikuar në ecurinë e cilësisë së portofolit të
kredisë. Në vitin 2010, kreditë me probleme pësuan rritje me rreth 21
miliardë e 400 milionë lekë (rreth 215 milionë dollarë), ose gati 14 për
qind më shumë krahasuar me fundin e vitit 2009”, thuhet në raportin e
BSH-së, i paraqitur këto ditë në Kuvend.

Pavarësisht kësaj rritjeje, BSH tregon se, në tremujorin e katërt të
vitit 2010, rritja e kredive me probleme ishte 3 miliardë e 400 milionë
lekë, nivel ky tepër i ulët në dy vitet e fundit.

Duke i krahasuar dy muajt e fundit të vitit 2010, dhjetorin dhe
nëntorin, shikohet një rënie e kredive me probleme për 1.1 miliardë
lekë, shenja këto që tregojnë për një stabilizim të situatës.

“Për herë të parë në dy vitet e fundit kemi një rënie në treguesin mujor
të raportit të kredive me probleme, nga 14.4 për qind në nëntor, në 14
për qind në fund të muajit dhjetor 2010”, nënvizon BSH. Nga statistikat
shikohet se në fund të vitit 2009, raporti i kredive me probleme në
raport me totalin e kredive ishte 10.5 për qind. Shkaqet e këtij niveli
tepër negativ të kredive me probleme janë të shumta, që lidhen kryesisht
me kushtet ekonomike të individëve dhe krizën te biznesi. Sektori
privat ka më shumë probleme likuiditeti me bankat, në masën 15.5 për
qind, në raport me individët, që në fund të 2010-s ishin me 11.7 për
qind (gjithnjë, në raport me totalin e kredive të dhëna, që është 476
miliardë lekë). Si në monedhën lek, ashtu dhe në valutë, të dyja
paraqesin pak a shumë të njëjtin nivel raporti ndaj totalit të kredive.

Kreditimi në ekonomi duket se i është rikthyer normalitetit, pra
tendencës rritëse, pas krizës të shënuar në fund të 2008-s dhe fillimit
të 2009-s. Sipas Bankës së Shqipërisë, niveli i kreditimit në ekonomi
është rritur në vitin e kaluar me 9.07 për qind, ku rritja më e madhe e
kredisë është regjistruar në tremujorin e fundit të 2010-s, me rreth 18
miliardë lekë. Megjithatë, banka vë re, se përkundrejt ritmeve të larta
të rritjes së peshës së aktivitetit kredidhënës të sektorit bankar ndaj
totalit të aktiveve, gjatë dy viteve të fundit është regjistruar një
ngadalësim i ritmit rritës.

Në tremujorin e katërt të vitit 2010, standardet e kreditimit u
lehtësuan, si për bizneset ashtu edhe për individët. Për kredinë dhënë
bizneseve lehtësimi i standardeve konfirmon kthesën e filluar që në
tremujorin e tretë të vitit 2010, ndërsa lehtësimi i standardeve për
individët pason shtrëngimin e tyre në tremujorin e kaluar.

Zhvillimet në standardet e kredisë akorduar bizneseve dhe individëve në
tremujorin e katërt të vitit 2010 janë në linjë me pritjet e bankave të
shprehura në vrojtimin e kaluar. Faktori “konkurrencë” ka dhënë
gjithashtu një kontribut pozitiv në lehtësimin e standardeve për kredinë
akorduar gjatë tremujorit të katërt të vitit 2010.

Në raportin e përgatitur nga ekspertët e BSH-së janë të vendosur të
dhënat më të fundit të aktivitetit ekonomik në vend, të lidhura me
sistemin bankar. Një tjetër e dhënë e rëndësishme është edhe numri i
kredimarrësve në të gjithë historinë bankare në vend, plot 540 mijë, ku
vetëm 260 mijë janë aktive, kurse pjesa tjetër e ka mbyllur “hesapin” me
bankat. Regjistri bankar, përmban të dhënat e gjithë kredituesve në
vend, mbi ecurinë e shlyerjes së huave dhe problemeve që kanë me bankat.


Sa u takon kredive të dhëna nga bankat, në rang qytetesh, Tirana zë
vendin kryesor, mbi 70 për qind, e ndjekur nga pas nga Vlora dhe
Durrësi, në nivele 10 për qind.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi