Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Alkimisti
Alkimisti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 3685
<b>Hobi</b> Hobi : tegjitha ngapak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : nenqellin e hapur
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 02/05/2011

Kosova ka më pak se dy milionë banorë  Empty Kosova ka më pak se dy milionë banorë

Wed 29 Jun 2011 - 14:42
Kosova ka më pak se dy milionë banorë  F0629124728539m1

Kosova nuk i ka as 2 milionë banorë rezidentë. Rezultati preliminar i regjistrimit të popullsisë i bërë publik të mërkurën tregon se në Kosovë jetojnë 1.733 872 vetë. Ndërkohë Prishtina, sipas këtyre rezultateve, nuk numëron as 200 mijë banorë. Shifra e saktë është 198 214 banorë.

Të mërkurën gjatë konferencës për shtyp të mbajtur nga Ministria e Administratës Publike, Entit të Statistikave dhe UNOPS ky proces u konsiderua si historik.

Numri i përgjithshëm i banorëve të regjistruar nuk përfshinë edhe ata të veriut të Mitrovicës, të cilët nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për regjistrimit. Ky proces në këtë pjesë, sipas organizatorëve, nuk do të ndodhë edhe për një kohë, pasi banorët në këtë pjesë nuk kanë shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.

“Regjistrimi i popullsisë është projekt i suksesshëm. Por ai nuk do të mund të realizohet në veri, sepse nuk ekziston gatishmëri nga qytetarët e atjeshëm për të marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë një ditë më parë ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcliar.

Ai ka pranuar se në këtë drejtim kanë dështuar edhe përpjekjet e Komisionit Evropian dhe të UNOPS-it, të cilët kishin angazhuar një OJQ për të bërë fushatë sensibilizuese në atë pjesë.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Popullsisë në Entin e Statistikave të Kosovës, Sabri Zabërgja, ka thënë se një ndër faktorët që ka ndikuar që shteti i ri të mos i ketë as dy milionë banorë është imigrimi i vazhdueshëm i kosovarëve në shtetet evropiane. Ai pati konfirmuar se regjistrimit të popullsisë qytetarët i ishin përgjigjur pozitivisht, por gjatë plotësimit të listave suplementare është vërejtur se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve jetojnë në diasporë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kosova ka më pak se dy milionë banorë  Empty Re: Kosova ka më pak se dy milionë banorë

Wed 29 Jun 2011 - 16:41
Kosova në kohën e luftës kishte 2 milionë banorë, por emigracioni ka pasuar shumë...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi