Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Berisha: Do ndryshojmë Pogradecin Empty Berisha: Do ndryshojmë Pogradecin

Sun 10 Apr 2011 - 14:36
Berisha: Do ndryshojmë Pogradecin Berisha-pogradec
Kryeministri Sali
Berisha prezantoi kandidatin e Aleancës për Qytetarin për bashkinë e
Pogradecit, Luan Topciu, i cili, së bashku me kryeministrin premtoi se
do të ndryshojë Pogradecin, për ta bërë atë një qytet të vërtetë
europian e turistik.


“Nuk mund të lejojmë betonizimin e
qytetit të Pogradecit me shpejtësi të frikshme, nuk mund të lejojmë që
një pjesë e tij të mbetet e braktisur në 4 vitet e ardhshme. Do hapim 3
mijë vende pune dhe do t’i realizojmë të gjitha projektet. Ne kemi
programin e shekullit të 21-të”, ka deklaruar Topciu.

Në këtë fushatë elektorale kryeministri Berisha ka bërë të qartë se nuk
do të merret me kundërshtarin e tij, Edi Rama, pasi e konsideron një
politikan të dështuar, që sipas tij ngjan me Ramiz Alinë, kur
kundërshtonte 20 vjet më parë sistemin demokratik.

“Do t’i them shokut Rama, kujdes së fatin e Ramizit do të pësosh dhe se
në pension të parakohshëm do të dalësh shumë shpejt. Rruga më e mirë
është rruga e rritjes së rrogave, rruga e rritjes së pensioneve, e
shkollave, ujësjellsave, kanalizimeve, rruga pa viza. Më 8 maj të
votojmë për Pogradecin evropian”, ka deklaruar Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi