Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Arbnor
Arbnor
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 218
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Diku...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/03/2011

Kompania greke “Aktor” ndërton autostradën Tiranë-Elbasan Empty Kompania greke “Aktor” ndërton autostradën Tiranë-Elbasan

Mon 11 Apr 2011 - 15:58
Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur komopaninë fituese në tenderin për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Subjekti fitues është kompania greke “Aktor” e cila do të bëjë edhe ndërtimin e tunelit 4 kilometra të gjatë në Krrabë.
Ministria e Transporteve ka vendosur në dispozicion rreth 15.5 miliardë lekë, kurse kompania greke bëri një ofertë në shumën 8.3 miliardë lekë.
Faza e parë e tenderit ishte më 17 janar, ku rreth 25 kompani paraqitën interesin për të marrë pjesë në procesin e ndërtimit të tunelit, kurse më 3 mars, Drejtoria e Rrugëve përzgjodhi për në fazën e dytë 7 kompani.
Kompania amerikane “Bechtel” është tërhequr nga gara kurse nga oferta u duk qartë se “Aktor” kishte paraqitur “çmimin” më të lirë për realizimin e projektit.
Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka shpallur fitues edhe kompanive supervizore të punimeve për ndërtimin e tunelit, e cila do të jetë “IRD Engineering”, kundrejt fondit për 230 milionë lekë.
Kompania greke është njohur për veprat e ndërtuara në vendin fqinj, siç janë urat në afërsi të Pireut. Siç duket edhe nga oferta për ndërtimin e tunelit të Kërrabës me një çmim më të ulët, gati 40 për qind, kriza në Greqi ka detyruar kompanitë e këtij shteti të ofrojnë realizimin e veprave me kosto të leverdishme.
Qeveria miratoi marrëveshjen me Bankën Islamike për Zhvillim, për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan me 222 milionë dollarë, i cili në total arrin shifrën e 407 milionë dollarëve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi