Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Fillon tuneli Tiranë-Elbasan  Empty Fillon tuneli Tiranë-Elbasan

Tue 9 Aug 2011 - 16:20
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi inspektoi punimet në tunelin e rrugës Elbasan-Tiranë, investimi më i madh publik që qeveria po financon aktualisht.“Kanë avancuar punimet në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan, projekti më madhor infrastrukturor që vendi ka në vazhdim e sipër. Kanë vijuar rrugët hyrëse për të mbërritur deri te kjo pikë e malit ku ne do të futemi në tunel,” tha Olldashi.Zoti Olldashi tha se ecuria e shpejtë e punimeve do të bëjë të mundur që tuneli të përfundoje brenda afateve të parashikuara."Jemi tërësisht në përputhje me kalendarin e punimeve, me axhendën që kompania ka në bazë të kontratës së lidhur me Drejtorinë e Rrugëve. Tunelin sipas të gjitha gjasave qytetarët do ta kenë gati në fillim të vitit 2013", tha Olldashi.Punimet në tunel po kryhen nga një kompani greke, e cila u shpall fituese në tender, pasi ofroi ta ndërtonte atë me vlerën 8.3 miliardë lekë. Në total rruga e re që do të lidh Tiranën me Elbasanin pritet të kushtojë 380 milionë euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi