Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri Empty Adelina Berisha me këngë dhe videoklip të ri

Thu 14 Apr 2011 - 17:04
Adelina Berisha nuk ka të ndalur me projektet e saj muzikore dhe viteve të fundit ajo po korr mjaft suksese, duke i sjellë publikut këngë dhe klipe atraktive.Tani Adelina do të lansojë këngën me titull “On Air” në bashkëpunim me Dj Zap dhe Dj Chriss, të cilën e ka incizuar në studion e Enis Preshevës.“Kënga është e stilit tim, është punuar mjaft në të, jemi munduar të sjellim diçka të mirë për adhuruesit e mi. Jam e kënaqur me Dj Zap dhe Dj Chriss të cilët më kanë përgatitur një këngë ashtu siç preferoj unë” ka thënë ajo për “Zërin”.Kënga “On Air” ka edhe videoklipin, që pritet të shfaqet gjatë këtyre ditëve në televizionet tona. Edhe këtë klip sikur ato paraprake Adelina e ka përgatitur me produksionin “Max Produktion” nga Shqipëria.“Është hera e tretë që po punoj videoklipe me këtë produksion, klipin e këngës “On Air” e kemi përgatitur brenda një jave, kemi bërë një punë të madhe që besoj se do t’ia vlejë”, pohon ajo.Adelina nuk e mohon faktin se realizimi i një spoti kushton shumë, ndonëse pa sponsor thotë që vështirë se ia dal dhe ajo falënderon të gjithë sponsorët që e kanë ndihmuar në realizimin e projekteve të saj. Adelina sapo të lansojë këtë këngë, menjëherë do të nisë me përgatitjen e projekteve të reja muzikore.[/size][/size]
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi