- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Tkurrja e shqipes vazhdon
Sat 16 Apr 2011 - 0:45
Teksti "Rrezikimi i gjuhes shqipe" ka karakter kerkimor-shkencor, i perket fushes se studimeve sociolinguistike, por ka rendesi multidisiplinare. Libri eshte rezultat i hulumtimeve sistematike, shumevjecare, qe Haxhi Shabani beri gjate pergatitjes se tezes se magjistratures, te cilen e mbrojti me sukses ne vitin 2006 ne Universitetin e Prishtines.
(Haxhi Shabani, Rrezikimi i gjuhes shqipe - per dygjuhesine te shqiptaret e Ulqinit, studim, Toena, Tirane 2007)
Anton Gojcaj
Plot 452 vjet pas botimit te te ashtuquajturit "Meshari" te Dom Gjon Buzukut - per te cilin shkencetaret supozojne se ka jetuar (vepruar) diku jo larg Ulqinit, nga qyteti i lashte me histori 2500 vjecare, vjen konstatimi alarmues se gjate decenieve te fundit, pra edhe ne ditet tona, ne Ulqin dhe ne trevat e tjera te banuara nga shqiptaret ne Malin e Zi - gjuha shqipe eshte e rrezikuar!
Dhe ky konstatim vjen ne kohen kur, me ne fund, shqiptaret e ketyre trevave jetojne ne nje shtet me sistem parlamentar dhe kur gjuha shqipe eshte gjuhe e arsimit dhe e mediave. C'po ndodhe keshtu dhe cilat jane argumentet e studiuesit H. Shabani per te dhene mesazhe kaq shqetesuese?

Studimi ka nente krena (kapituj), si dhe hyrjen, bibliografine, shtojcen dhe biografine e autorit. Kreu i fundit, qe titullohet "Perfundime dhe perspektiva", eshte i perkthyer edhe ne anglisht dhe ne gjuhen malazeze, nje praktike kjo karakteristike e punimeve shkencore. Sic tregon nentitulli i librit, objekt i hulumtimit eshte dygjuhesia te shqiptaret e Ulqinit, e jo dygjuhesia ne komunen e Ulqinit - ku do te perfshiheshin edhe hulumtimet e dygjuhesise te popullsia sllave e kesaj zone. Mirepo, nisur nga fakti se shqiptaret perbejne pjesen dermuese te banoreve te Ulqinit, mund te thuhet se projekti eshte i qendrueshem dhe se i permbushe kriteret e domosdoshme per nje kerkim te ketij lloji.
Ne kapitujt e pare, duke ndjekur metoden deduktive, autori jep disa te dhena te pergjithshme mbi shqiptaret ne Malin e Zi, pastaj mbi historine e Ulqinit - ku permende shpernguljet e ulqinakeve ne vitet 1571, 1880-1906 dhe ate te decenieve te fundit te shekullit XX. Natyrisht qe keto levizje te popullsise, krahas rrethanave te tjera, gjate shekujve ndikuan ne ndryshimin e shpeshte te struktures kombetare dhe fetare. Ne vazhdim, pasi sqaron se dygjuhesia eshte nje dukuri sociolinguistike, studiuesi merret me shpjegimin e terminologjise kryesore te perdorur ne tekst, sic jane: ndikimet ndergjuhesore, huazimi gjuhesor, ndryshimi i kodit, dygjuhesh dhe dygjuhesi (biling e bilinguizem), gjuhe mbizoteruese - gjuhe e nenshtruar etj.
Konkretisht, ne teme te ngushte autori fokusohet duke filluar nga kreu i katert, ku flet per poziten e gjuhes shqipe ne Malin e Zi. Aty ai diagnostifikon ceshtjet thelbesore qe tregojne statusin e mirefillte te shqipes ne kete shtet. Studiuesi konstaton": " niveli i perdorimit institucional te saj eshte mjaft i kufizuar" sepse shqipja, nje nga perbereset e dygjuhesise ne kete kontekst, ne raport me gjuhen malazeze ka pozite me te ulet institucionale.
Ndikimet e nje gjuhe mbi nje gjuhe tjeter, qe ndikojne ne "krijimin e modeleve sipas gjuhes tjeter", mund te jene ne fushen e leksikut, te fonologjise dhe te fjaleformimit, por edhe ne morfologji, sintakse, semantike... Keto ndikime here jane rezultat i marredhenieve te natyrshme te gjuheve fqinje (gjeografikisht) me njeratjetren, here pasoje e dominimit te nje gjuhe ne dimensionin global (permes pop- kultures dhe ekonomise, si anglishtja sot), e nganjehere mund te kete edhe ndikim te nje apo disa gjuheve permes fese (p.sh latinishtja e greqishtja te te krishteret, arabishtja te myslimanet, etj.).
Shoqerite moderne, pervec demokratike e multietnike, jane edhe shumegjuheshe. Pothuaj s'ka shtet ne bote ku flitet vetem nje gjuhe - ketu si perjashtim H. Shabani permend Korene.
Mali i Zi eshte nje shtet ku fliten disa gjuhe, shumica e te cilave jane versione (te mos them gati - dialekte), me disa specifika origjinale, te se njejtes gjuhe - sllave (malazezishtja, serbishtja, kroatishtja, boshnjakishtja...) sepse folesit e atyre gjuheve pa kurrfare veshtiresie komunikojne me njeritjetrin, i lexojne librat dhe mediat e njeri-tjetrit etj.
Gjuha shqipe eshte nje gjuhe krejtesisht ndryshe, ajo nuk ben pjese ne grupin e gjuheve sllave, por eshte nje rremb (i lashte), me vete, ne trungun e gjuheve indoeuropiane.
Haxhi Shabani te "Rrezikimi i gjuhes shqipe" publikon rezultatet e hulumtimeve qe ka bere ne terren mbi marredheniet e shqipes me gjuhen malazeze ne situatat e zakonshme te jetes private, ne perditshmerine afariste - ekonomi, ne administrate, ne politike, ne jeten kulturore, zbavitese etj., me c'rast nxjerr perfundime per ndikimet ndergjuhesore dhe huazimet gjuhesore ne kete regjion (Ulqin me rrethine), me domethenie shumeplaneshe, qe per dashamiret e shqipes mund te tingellojne alarmuese. Studiuesi gjate hulumtimeve ka aplikuar metoden e anketimit dhe ate te vezhgimit te drejtperdrejte, por duke pasur parasysh edhe literaturen e nevojshme dhe njohurite perkatese teorike-shkencore nga lemi i sociolinguistikes, te domosdoshme per te nxjerre analiza te sakta dhe te paanshme shkencore.
Kontaktet e para te shqipes (si trasheguese e ilirishtes, ose iliro-trakishtes, sic mendojne shumica e studiuesve te kesaj problematike, megjithese ende ka individe qe e kontestojne kete vazdimesi) me gjuhet sllave duhet te datojne qe nga koha e ardhjes se fiseve te para sllave ne rajonin e Europes Juglindore, pra ne Ballkanin e sotem, rreth 14 shekuj me pare. Thelle ne shekuj duhet kerkuar edhe kontaktet e para te shqipes me sllavishten ne territorin qe perfshin shteti i sotem i Malit te Zi.
Haxhi Shabani duke folur per kufijte e shqipes rithekson vec tjerash se shqipja paraqet nje rast te rralle, ku me shume foles te saj jetojne jashte kufijve politike te shtetit (ame) sesa brenda, si dhe se kufijte aktuale te gjuhes shqipe jane edhe kufij historike dhe natyrore te saj. Ky tekst fakton se territori i kufijve gjuhesore te shqipes eshte vazhdimisht ne rrudhje dhe ky proces i ngushtimit vazhdon edhe sot. Kete studiuesi e argumenton duke bere nje krahasim te thjeshte te rezultateve te anketes qe beri ne vitin 2006 me ato te vitit 1996, e ne menyre edhe shume me bindese permes krahasimit te hartes gjuhesore te shqipes sot me ate te 50-60 vjeteve me pare.
Haxhi Shabani thote se shqipja eshte e rrezikuar ne Malin e Zi dhe kete e bazon ne faktin se ne disa komuna veriore te Malit te Zi, Rozhaje dhe Plave (e Guci), numri i shqipfolesve ka rene shume ne deceniet e fundit, kurse gjuha shqipe atje gjendet ne situaten e nje gjuhe te injoruar dhe ne zhdukje. E njejta diagnoze vlen edhe per komunen e Tivarit.
Shqipja vazhdon te jete gjuhe e komunikimit te perditshem (ne shtepi, ne rruge dhe - krahas gjuhes malazeze, ne shkolle) ne Ulqin dhe ne Tuz, por edhe ne keto dy keshtjella (te fundit) te shqipes ne Malin e Zi, ajo ben jete te kufizuar institucionale - apo sic thote studiuesi duke folur mbi Ulqinin: "perdorimi i shqipes ne administrate krahas gjuhes malazeze eshte teper i rralle".
Libri ne fjale jep te dhena se shqipja eshte me e ndikuar nga gjuha malazeze ne qytetin e Ulqinit sesa ne zonen rurale - te rrethines.
Ne krenat V-VII, libri sjell informacione dhe analiza interesante. Keshtu, nje perdorim me stabil te shqipes, pervec ne familje dhe ne institucionet shkollore, autori regjistron ne gezimet familjare dhe vdekjet, ku mund te ndodhe qe edhe folesit e gjuhes sllave, urimet, apo ngushellimet t'i thone ne gjuhen shqipe, gje qe ndodhe shume me rralle ne fushat e tjera te jetes private e publike.
Se interesi material ndjek nje filozofi te posacme deshmon edhe ky studim, kur thote se, sipas anketave dhe vezhgimeve te realizuara, personat qe ofrojne sherbime te ndryshme nuk e kane problem qe te komunikojne ne gjuhen e klientit, mirepo edhe ne sferen ekonomike komunikimi zyrtar me shkrim ndermjet paleve afariste dhe zyrtare behet kryesisht ne gjuhen malazeze - pra edhe ketu gjuha malazeze eshte dominuese ndaj shqipes.
Lidhur me gjendjen ne administrate, konstatohet se shqipfolesit ne komunen e Ulqinit e pershtatin kodin, domethene se shqipja perdoret fare rralle. Nepunesit shqiptare ne komunikimin gojor flasin gjuhen e pales, kurse ne mbledhje shqipja nuk perdoret shpesh. Ne shkresat zyrtare, te shumten e rasteve perdoret gjuha malazeze, nganjehere edhe te dy gjuhet, por asnjehere nuk ndodhe qe shkresat zyrtare te behen vetem ne gjuhen shqipe.
Po ne cfare shkalle perdoret zyrtarisht shqipja, me goje dhe me shkrim, ne institucione?
Studiuesi ka verejtur se ne institucionet te cilat jane ne kompetencen e Komunes se Ulqinit ka nje shkalle te perdorimit te shqipes, por jo edhe ne ato institucione themelues i te cilave eshte pushteti qendror. Studiuesi thote: " ne dyert e zyrave te inspekcioneve te shumta republikane qe jane te vendosura ne godinen e Komunes se Ulqinit, nuk ka te shkruar asnje fjale shqip e jo me te respektohet zbatimi i dygjuhesise. E njejta situate eshte edhe ne poste, ne banka, polici etj., ku shqipja nuk eshte gjuhe perdorimi."
Ne shkolla nderkaq shqipja eshte e pranishme bashke me gjuhen malazeze, duke filluar nga mbishkrimet e deri te dokumentet zyrtare.
Ne fushen e politikes, H. Shabani konstaton se ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit dominon shqipja. Mirepo ne KK te Ulqinit autori ka vene re edhe dukurine kur folesi, pasi ka folur shqip, ben vete edhe perkthimin ne malazezisht. Duket se disa foles e kane me kollaj, kur eshte ne pyetje diskursi politik, qe te shprehen ne gjuhen malazeze sesa shqip. Mirepo, edhe ne Komunen e Ulqinit gjuhe origjinale e shkrimit ne administrate eshte gjuha malazeze.
Syrit te Haxhi Shabanit nuk i shpeton as dukuria mjaft interesante, per shume arsye, kur shqiptaret e Ulqinit (sidomos popullata katolike, por edhe ndonje mysliman) perdorin shume emra, si p.sh.: Pjeter-Petar-Pero, Gjergj-Gjorgje-Gjoko, por edhe Shyqyri-Shuqurija-Shuqo etj. Pervec emrit, disa bejne edhe pershtatjen e mbiemrit, keshtu kemi Resulbegoviq-Resulbegu, Bisheviq-Bisha etj. Ky fenomen eshte aq me absurd kur dihet se ne vete popullaten malazeze (sllave) ka nje mori mbiemrash pa mbaresen karakteristike "-iq" apo "-viq" (p.sh. Shoq, Kilibarda, Marash, Roqen, Strugar, Drecun, Kuc etj.). Ky transformim (apo laramani moderne) i emrave dhe mbiemrave, sipas studiuesit bazohet ne perpjekjen e disa subjekteve (individeve) "per te fshehur identitetin kombetar, gjuhesor e fetar permes nje emri neutral."
Vecanerisht eshte shqetesues konstatimi se ne vitin 2006, ne komunen e Ulqinit, shqipja perdoret "61 here me pak, ne krahasim me vitin 1996". Kete perfundim studiuesi e nxjerr ne baze te dy anketave qe i realizoi ne vitin 1996 dhe 2006. Per te shmangur konfuzionin, duhet thene se autori me kete nuk ka dashur te thote se ne Ulqin vetem per nje decenie numri i shqipfolesve eshte zvogeluar madje per 61 here, por - te anketuarit (gjithsej 30 te anketuar me 1996 dhe 30 me 2006) jane pergjigjur ne 13 pyetje se kur e perdorin gjuhen shqipe dhe kur gjuhen malazeze (serbe) dhe se pergjigjet e 30 te anketuarve te vitit 2006 kane treguar se ata shqipen e perdorin ne 377 raste te caktuara, qe krahasuar me shifren 438, te 30 te anketuarve te vitit 1996, eshte per 61 here (raste) me e vogel.
Rezultatet e studimit te Haxhi Shabanit faktojne tendenca dhe zhvillime te cilat duhet te interesojne dike, dhe jo vetem gjuhetaret, por edhe sociologet, demografet, e pse jo edhe njerezit e politikes. Lidhur me kete studiuesi ne kapitullin e fundit apelon per marrje masash per stabilizimin e shqipes ne treven e Ulqinit, por edhe ne trevat e tjera ku flitet shqipja ne Mal te Zi, qe e parafytyron ne formen e hartimit te nje platforme ne nivel ekspertesh.
Ky tekst, padyshim, vjen ne kohen e duhur, ne vendin e duhur dhe sjell te dhena qe nuk duhet te merren me indiference as te injorohen, por te analizohen me kujdes dhe te kihen parasysh, sidomos nga dashamiret e gjuhes shqipe.
Kush eshte Haxhi Shabani
Haxhi Shabani eshte edhe autor i dy permbledhjeve me poezi: "Te kerkoj" (1995) dhe "Nate e portokallte" (1998). Ai merret me sukses edhe me publicistike. Pervec angazhimit si gazetar, ne programin e gjuhes shqipe ne TV-ne e Malit te Zi, ai bashkepunon edhe me media te tjera elektronike dhe te shtypura ne Mal te Zi, Kosove e me gjere. Ka marre pjese edhe ne disa simpoziume shkencore.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi