Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiperi Sot, 103 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipes

Mon 14 Nov 2011 - 12:06
Sot, 103 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipes 440634792lajmetari44063

14.11.2011 | 12:00
Manastir - Në Manastir sot shënohet 103 vjetori i Kongresit të Alfabetit, por sivjet me rastin e kësaj feste nuk është organizuar ndonjë manifestim zyrtar.

Një grup studentësh shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat e tjera sot të organizuar do të marshojnë drejt Manastirit, për të shënuar dhe festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908,bën të ditur INA.

“Së paku këtë ditë t’i nderojmë dhe t’i gëzojmë ata shqiptarë që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do t’i përmirësojë gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë. Para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, theksojnë organizatorët e marshit.

Ata mbrëmë morën pjesë në koncertin e organizuar nga shoqëria “Estrada”, duke qenë pranë shqiptarëve të Manastirit.

Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

Më 14 nëntor 1908 në Manastir u arrit unifikimi i alfabetit të parë të gjuhës shqipe me shkronja latine, një projekt gjithëkombëtar që kishte tubuar në Manastir, të gjitha personalitetet e mirënjohura të letërsisë dhe kulturës shqiptare. /koha/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi