Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

 Kultura e Shqiptarëve (Një Përmbledhje e Tërësishme) Empty Kultura e Shqiptarëve (Një Përmbledhje e Tërësishme)

Sat 16 Apr 2011 - 3:13
GOJDHËNA GJATË NJË MBIJETESE SHEKULLORE

Ishte një lis i gjatë, krejt i mrekullueshëm në lartësinë e tij. Jetonte në Dodonë, në vetminë e një fushe të majme. Njerëzit kalonin aty pranë tij, dhe e shihnin të çuditur këtë lis i cili ishte i vetmi në të gjithë fushën. Por një ditë ndodhi një e pandodhur më parë; kur era që frynte përgjatë kësaj fushe vinte dhe puthte lisin, nga ai filluan të dilnin të thëna të çuditshme. Ajo E-thënë që shqiptohej nga ky lis famë gjatë ishte fjala e Zotit.

Grekët e at’hershëm të cilët merreshin me tregti dhe me shkrim dëgjuan për këtë mrekulli nga toka e njerëzve të lirë. Ata, aq shumë të kurreshtur kur dëgjuan lisin të flasë fjalët e Zotit, shtangën në vend. Dhe meqë disa prej banorëve të Dodonës flisnin edhe greqishten e hershme, arritën ti njihnin për çka ndodhte këta udhëtarë Grekë të cilët ishin akoma të ngadhur nga shtang’ja. Meqë ata i dëgjonin banorët autoktonë të Dodonës të thërisnin fjalët e lisit Zot, atyre ju ngulua në mëndje si Zeus. Dhe për Erën që e puthe sadoherë që nga lisi dilte e thëna, ata e kuptuan atë si Zonjën e stuhisë dhe e shkruan Hera. Por mbi të gjithë këto ndodhi, më e rëndëishmja e të gjithave ishtë e thëna e lisit. Dhe meqë kjo fjalë shqipe, ashtu si edhe Era, që ka mbizotëruar shekujt e kohës është në gjininë femërore, udhëtarët grek e shkruajtën si vajzën e Zotit lis, një Athënë që dilte tamam nga koka e tij. Era mbeti përgjithmonë në librat e tyre si gruaja më e afërme e Zotit, në fakt ashtu siç gjithnjë ka qënë. Prandaj ata u mahnitën nga ajo, dhe nga sesi shqiptarët e Dodonës ja përshkruan këtë dukuri natyrore atyre. Këta banorë gjatë netëve që i kalonin me udhëtarët grek në faltorën e lisit Zot, i përshkruan në agimin e një dite planetin e Afërditës. Ata të mrekulluar nga bukuria e këtij rruzulli, i shprehën gjithçka që mendonin për të. Dhe udhëtarët grek, të interesuar dhe tashmë të dashuruar me diturinë dhe lirinë e këtyre banorëve, e huasuan Afërditën si Zonjën e tyre të bukurisë Aphrodite.

Gjatë netëve në afërsi të të thënave të Zotit, këta shqiptarë dhe udhëtarë grekë dëgjonin tregimet popullore të tokave të lira. Në praninë e zjarrit bubulak ku ata ngroheshin, udhëtarët grek mësuan ndodhinë e Edrës dhe të Erë-shkly-ut. Ky i fundit nuk ishte ndonjë njeri por thjeshtë pasoja që Edra i kryente lisit, Zot i shqipeve. Zoti s’mund të fliste pa patur Erën që të krijonte levizjet e degëve të lisit, të një lisi ngaku Zoti kishe gjetur një gojë për ti folur njerzve në tokë dhe shqipeve në ajër. Si një njeri që pa frymë s’flet dot, Edra duhet t’a ketë bllokuar Zotin të flasë dhe të udhëzoj njerëzit dhe shqipet ç’të bëjnë. Ajo duhet të ketë qënë diçka e pabesueshme nga e cila dilnin gjarpërinjë të djallëzuar, dhe ajo ngaqë kishte tradhëtuar gjithaçka në jetë, djallëzonte cilindo që shikonte. Çdo gjarpër që del nga koka e Edrës është diçka që ajo ka humbur ose dhënë pavetëdijshëm në jetë dhe që qanë për t’u kthyer mbrapsht. Meqë grekët udhëtarë shkruanin gjithçka që dëgjonin, e njerëzuan Erë-shklyun në Herakli dhe Edrën në Hydra. Por Edra është një fjalë që shqiptohet edhe sot e kësaj dite, por me një folje përpara emrit të saj. Më kujtohet sesi në shqipen e zakonshme, kur dikush përballet me një qen të egërsuar i thëret “kuç, kuç, qen i keqë”. Në kohët më të vonta, shqiptarët të friksuar nga afrimi i Edrës, i thanë kuç saj, dhe sot e kësaj dite asaj i ngeli emri Kuçedra, që të paktën t’i qetësonte shpirtin njerëzve.

Grekët, të gëzuar për çfarë kishin dëgjuar dhe së fundi shkruar, ju drejtuan detit që të merrnin udhëtimin ngaku kishin ardhur. Me të mbërritur në breg, ata pyetën këta banorë bujarë dhe të mirëpritshëm sesi e quanin detit; ata i thanë, dhe grekët meqë tashmë i besonin qorrazi botës së shqipeve, e quajtën atë si Zotin e tyre Thesis. Tashmë këta udhëtarë grek të nisur për në tokat e tyre Helene, meqë ngelën të mahnitur nga vizita në Dodonë, vendosën ta thërrasin atë tokë Epir në librat e tyre. Kjo fjalë i përket atyre dhe do të thotë toka e mesme, tamam aty ku Dodona ndodhet. Por banorët e të gjithë asaj trojke e quajtën atë Toskëri nga fjala tosk ose tokë sepse lisi ndodhej në fushë. Duke u larguar nga bregu, ata tani ishin të vendosur të merrnin këtë kulturë të këtyre njerëzve, dhe meqë ishin thërritur udhëtarë dhe ishin “udhëzuar” nga banërët e Dodonës, ata e përmblodhën shkrimin e këtyre ndodhirave si Odise. Ata mbërritën në kryeqytetin e tyre, dhe përfundimisht e emëruan atë E Thëna, dhe meqë e donin shumë këtë tregim të huazuar. e burgosën Vajzën Athinë në lartësinë e vëndbanimit të tyre. Por megjithëse ajo ishte e burgosur në një ndërtesë të madhnishme, ndërtuesit e mençur helenë harruan që shpirti i saj ishte i lirë të dilte nga kolonat e asaj ndërtese. Ata pavetëdijshëm e vendosën Athinën aty ku jetonin shqipet, në lartësinë e qjellit. Shqipet ishin dërguar aty nga Zoti që ta ruanin Athinën dhe ta njoftonin Zotin për të në lisin e Dodonës. Grekët zgjodhën pikërisht Athinën sepse ajo është E thëna e zotit, dhe ata ndjenin kënaqësi kur e personifikonin atë në amfiteatret e tyre që lindën pasi grekët u njohën me lisin e Dodonës. Shqiptarët u emërtuan me këtë emër sepse Zoti duke përdorur lisin, i këshilloj ata dhe i tha se të huajt do fillonin ti vidhnin çka i përkiste, siç kishin bërë me Athinën, dhe se e vetmja mynyre për të shpëtuar ishte kthimi në lartësinë e maleve në çdo çast rreziku. Ata ishin të lirë, dhe megjithëse koha e pushtimeve po afrohej, ata do të mund të mbijetonin po të vepronin si shqiponjat e qjellit. Me gjithëse të huajt do të vidhnin çdo vlerë të këtyre njerëzve të lirë, ata do t’i ruanin këto toka nga ajri i qjejve, tamam si shqiptarë. Prandaj ushtarët e Pirros e thërrisnin atë shqiponjë, sepse ata ishin bij të Zotit.

Megjithëse këta grek na kanë lënë në trashigimi përshkrimet e atyre kohërave, ata i përvetësuan të gjitha këto vlera që morrën dhe vetëdijshëm harruan të përmëndin prejardhjen e tyre. Ata nuk kishin menduar se gjuha e këtyrë Toskëve ishte e njëjtë me atë të Geg’hëve, dhe megjithëse ata u munduan ti konsideronin Toskët Grek në librat e tyre, ata s’morrën parrasysh se gojdhëna do të mbizotëronte për shekuj të tërë, dhe se gjuha e tyre do të ngelej si ashtu e asaj dite për të na kujtuar Zotin dhe Edrën. Që me vjedhjen e Athinës ose më mirë në shqipen e sotmë të “Të Thënave” tona, një gjarpër lindi në çdo kokë shqiptari sepse sa herë dikush jep ose humb diçka që i përket veti, ai njeri humb një pjesë të vetvetes dhe bëhet më i pafuqishëm. Edra është një qënie që jeton në veten e një njeriu dhe jo në ajër. Çdo njeri është Edër të pakën një herë në jetë sepse të gjithë ne nganjëherë japim ndjenja të përkatësisë tonë dikujt tjetri, dhe nganjëherë ne mendojmë se kush është para nesh ka disa vlera të dhëna, por që në fakt jemi ne që i vëmë keto ndjenja në fytyrën e tyre. Dhe çdo ndjenjë që është vjedhur nga ne ose që fatkeqësisht jemi ne që ja kemi vënë atëyre në fytyrë, bënë një gjarpër të dali nga koka jonë. Ne s’duhet ti presim ato, sepse këto gjarpërinj qajnë për të drejtën e tyre, për atë që Zoti na ka dhënë dhe që për një arësye ose një tjetër kjo ndjenjë ose vlerë ka humbur. E vetmja zgjidhje është gëlltitja dhe ngrën’ja e këtyre ndjenjave që në të vërtetë na përkasin neve. Vetëm atëherë ne do të jemi veti.

Kjo s’është një imgjinatë e imja në tërësi. Këto fjalë që mund të zbërthehen në një mynyrë kaq të kuptimtë në gjuhën shqipe s’janë një rastësi. Unë s’po e shpik lidhjen e tyre, dhe atë të historisë së tyre. Unë thjeshtë ndodha që ta rizbuloj thjeshtë sepse gjithjnjë në vetëvete kam pas një pyetje të pazgjidhur... pse bota shqiptare është katandisur në këtë mynyrë?! Kush kanë qënë ilirët, njërzit e tokave të lira? Duke u munduar të mësoj më shumë për ta, unë kuptova një gjë shumë të rëndësishme... kultura e njërzve të lirë jeton në fqinjt a tyre sot e kësaj dite. Megjithëse njërzit e lirë s’kanë qënë shkrimtar në një anë kjo s’do të thotë se ata ishin ashtu si grekët i përshkruan, si “barabar.” Një popull që s’është i dhënë në një karakteristikë është më i pasur në një tjetër. Gojdhëna, në vënd të shkrimit, është kultura e njerëzve të lirë, dhe prej tyre ne mund të mësojmë të vertëtën për këta njerëz. Njerëzit e lirë kanë qënë gjithnjë të pasur me tregime, me legjenda, dhe me heronjë, dhe këto tregime e kanë themelin në të vërtetën e atyre ndodhive. Njërzit e lirë kanë besuar gjithnjë në një Zot, shumë herë më parë Çifutëve, dhe këtë gjë e kuptova që nga zbërthimi i tregimit të faltores së lisit në Dodonë. Po të kishin shumë zotë ata s’do ta quanin vetën shqiptar, sepse shqipja ka vetëm një Zot, atë të lirisë. Ata shpjegonin gjithçka si një dukuri natyrore, këto të cilat ishin ose rastësi, ose të bëra qëllimshëm nga Zoti. Si rruzulli i Afërditës, nga vet fjala nënkuptohet sesi ata e shinin atë: jo si një Zot por si një planet që mund të duket vetëm gjatë agimit ose muzkut. E thëna, dhe Era gjithashtu janë dukuri në vetëvete. Dhe vendbanimet dhe malet, gjithçka që ka të bëjë me botën ka një emër përshkrues. Grekëve ja kemi për borxh sepse janë të vetmit të cilët gjatë asaj kohe shkruan për njerëzit e tokave të lira. Por megjithëse ata i përshkruan ata si njerëz pagan, ne s’duhet të harrojme se këto dorëshkrime janë bërë nga pena e një pagani: nga një këndvështrim që s’e kupton dot besimin në një Zot. S’është rastësi gjithashtu që një nga kishat e para në botë, ajo e Shën Pvlit në Dyrrah ishte ndërtuar që në 50 p.h.s., kur toka e të lirit ishte e pushtuar nga Romakët. Nuk është rastësi gjithashtu që perandori që ligjëroi krishtërimin ishtë një njeri i tokave të lira. Kostandini i Madh ishte një i lirë nga Nishi dhe kur ai ndërtoi kryeqytetin e dytë, Kostandinopojën, që t’i mbante dy qëndrat të bashkuara përdori emblemën e shqiponjës me dy koka. Pse pikërisht shqiponjën?! Sepse ajo është bija e Zotit, e lirisë, dhe njerëzit si një shqiponjë ishin gjithashtu bij të Zotit. Kostandini donte njerëzit e perandorisë për më tepër të ishin të bashkar dhe ngaqë ai ishte bij i shqipes, ai përdori atë për të treguar dy kokat e perandorisë të cilat kishin të njëjtin trup. Më vonë, kur koha e pushtimeve të egra erdhi nga armiqtë sllavë, Skënderbeu i rizgjoi shqipëtarët, dhe i rikujtoi atyre se kush ishin. Ai e dinte shumë mirë kush ishte Zoti dhe kush ishte Edra, ai e kuptoj atë kur nga lufta në bullgari ai dëgjoi se osmanët po vrisnin shqiptarët. Ai e kishte gëlltitur Edrën e tij me çdo gjarpër që dilte. Kur ai mbërriti në Arbëri, ai e kuptoj se Edra i kishte pushtuar gati të gjithë shqiptarët, të cilët duke u zënë me njëri-tjetrin i kishin dhënë gjithësecilit në fytyrë ndjenja të cilat përkisnin vetëveteve. Në një fjalë tjetër këto ndjenja ishin paragjykimet e tyre për njëri tjetrin të cilat kishin krijuar shumë gjarpërinj në kokat e shumë shqiptarëve dhe që po i shkatarronte ata si një tërësi. Skënderbeu e kuptoj se njërzit e meçur dhe të shquar të tokave të lira po punonin për fqinjin, dhe duke bërë këtë gjë ata krijonin një gjarpër tjetër në kokën e tyre, duke u kthyer në Edër. Por shumë shqiptarë s’e kuptuan dot se kush ishte Edra, dhe prandaj kur Skënderbeu vdiq, Arbëria, Dardania, dhe Toskëria ranë në duart e Omanëve, të cilët morrën shumë gjëra nga ajo tokë. Dhe shqipëria ngeli akoma në duart e Edrës, sepse shumë shqiptarë vazdhuan të jepnin çka i përkiste atyre, vëndit të tyre, dhe tokave të tyre të tjerëve, fqinjëve përreth. Pse shqipëria ngeli aq e pafuqishme gjatë atyre shekujve dhe pse gjithkush kishte frikë të fliste gjuhën e vet kur në të njëjtin regjim Perandoria Osmane kishte 34 kryeministra shqiptarë në kontrollin e saj? Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe e trishtueshme: këta shqiptarë ishin të pushtuar nga Edra sepse çdo gjë që i dhanë fqinjit, ata ja humbën vetëvetes dhe në këtë mynyrë ata krijuan një gjarpër më shumë në kokën e tyre. Ismail Qemali ishte një nga këta kryeministrat që e kuptoj se ai kishte një Edër në kokën e tij dhe prandaj ai u kthye në atdheun e tij për t’i dhënë lirënë që ja kishte dhënë Zoti. Gjergj Fishta e kishte kuptuar se kush ishte Zoti dhe Edra, dhe prandaj kur shqiptarët po ktheheshin në Edër duke akuzuar njëri tjetrin ai i tha atyre se “feja e shqiptarit është Shqiptaria” duke besuar në Zotin e shqipeve dhe të lirisë. Naim Frashëri është një nga shkrimtarët më të famshëm shqiptar sepse ai i kishte gëlltitur të gjithë gjarpërinjtë nga koka e tij. Prandaj ai shkroi për “Malet e Shqipërisë” dhe “Ku Blata Është më e Ëmbël se Mjalta.” Zogu dhe Enveri gjithashtu kishin gjarpërinj në kokat e tyre, sepse ata vranë padrejtsisht njerëz të lirë të cilët i kishin dhënë shumë vëndit të tyre. Edhe sot e kësaj dite është shumë e çditshme pse toka e shqiptarit është katandisur në këtë mynyrë. Pse sot këto toka janë nga më të varfërat në Evropë? Pse shqiptarët, bij të Zotit të lirë po luftojnë për liri, si në Shqipëri për në Evropë dhe në Kosovë dhe Maqedoni për pavarsi?! Pse Çamët s’dëgjohen më? Edra ja paska Erë-shklyer lisin e Dodonës në mynyrë që Zoti të mos flasë më prej lisit. Po ashtu si shpirti i Athinës në lartësinë e qjellit ata të gjithë e kanë lirinë në brëndësinë e tyre por ata e kanë kokën të pushtuar nga Edra. Ata dinë më shumë për kulturën e fqinjit, për Romakët, për Grekët, për Sllavët dhe të tjerët. Ata ndihen më mirë kur flasin ndonjë fjalë greke ose italiane tek tuk, dhe ëndërrojnë të jenë në Evropë si ata. Kjo është fatkeqësia më e madhe. Unë po e kuptoj se kush është Zoti dhe Edra, dhe po mundohem që ti ndihmoj shqiparët që të marrin çfarë i përket atyre: kulturën e tyre. Në fund të fudit askush nuk mund të jetë i pavarur nëse s’varët në vetvete. Për ta njohur veten dikush duhet ta pranoj atë. Vetëm kur ne hamë dhe gëlltisim gjarpërinjtë që kemi në kokë mund të kthehemi në vetvete, dhe të jemi të respektuar gjithkundi.


©Drini Nosi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi