Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

A na bën mirë çokollata për shëndetin? Empty A na bën mirë çokollata për shëndetin?

Sat 16 Apr 2011 - 5:35
Çokollata, efektet për shendetin e fëmijëve dhe te rriturve

Sot çokollata llogaritet si ushqim luksoz me te cilin duhet te keni kujdes pasi shkakton migrene dhe shendoshje. Për disa mjeke, kjo mbetet e diskutueshme, por sipas disa hulumtimeve të reja shkencore është vërtetuar se çokollata ose kakaoja, nëse konsumohen ne sasi te kufizuara, janë te dobishme për organizmin dhe ndihmojne ne mosshfaqjen e semundjeve te zemrës, kancerit dhe disa semundjeve te tjera.

Perberja nutritive

Perberja nutritive e çokollates ndryshon ne varësi te recetes. Ne përgjithësi, çokollata përmban këto lende ushqyese: proteina, te cilat janë te nevojshme për rigjenerimin e qelizave; yndyrna, kryesisht yndyrna te ngopura deri ne masen 50 për qind; Vitamine E, vitamine liposolubile, e nevojshme për membranen e qelizes;
Kalcium; fosfor dhe magnezium; minerale esenciale për kockat dhe dhembet; hekur, i nevojshem për formimin e hemoglobines; kafeine, stimuluese e sistemit nervor;
baker, i cili ndihmon ne metabolizmin e hekurit, formimin e melanines (ne lekure dhe floke) dhe funksionin e sistemit nervor qendror; fitokemikaliet,(siç janë flavonidet) me ndikim antioksidues. Kokrrat e kakaos, qe janë perberja kryesore e çokollates, permbajne me shumë se 600 fitokemikalie (lende kimike bimore), duke përfshirë antioksidantet qe mbrojne nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.

A shkakton çokollata migrene?

Me migrene nenkuptohen kriza te renda te dhembjeve te kokës te shkaktuara nga spazma e arterieve te trurit. Këto kriza mund te shkaktohen nga faktore te shumte, midis te cileve shpesh përmendet edhe çokollata. Megjithatë, nuk ka deshmi te sigurta për këtë, sepse te shumica e te semureve qe shkojnë deri te kriza ne te njëjtën kohe është e nevojshme edhe prezenca e faktoreve te tjerë, siç janë stresi, lodhja, shqetësimi etj dhe disbalanci hormonal. Po kështu, ne këtë semundje mund te ndikojne edhe disa ushqime dhe uria.

A shkakton çokollata akne dhe puçrra?

Besohet qe disa ushqime mund te sjellin probleme deri te keqesimi i akneve, mes te cilave shpesh akuzohet çokollata. Por për këtë nuk ka deshmi. Sipas hulumtimeve të reja, te çokollata nuk janë identifikuar perberje qe do të shkaktonin akne apo keqesim të tyre. Megjithatë, besohet se indeksi glikemik i lartë, i kombinuar me konsumimin e madh te sheqernave te rafinuara te çokollata, mund te jetë ne relacion me shfaqjen e puçrrave.

A shkakton çokollata shendoshje?

Nëse dikush ha rregullisht çokollate me shumë sesa janë nevojat e tij, teprica e kalorive qe ka çokollata do të kaloje ne formën e yndyrnave. Çokollata ka vlerë te madhe energjetike, qe do të thotë se përmban me shumë kiloxhula ne raport me masen e saj, perafersisht 2200 kiloxhula ne 100 gr. Nëse rregullisht konsumohet ushqim energjetik i pasur, kjo është sigurisht mënyra me e shpejte qe te fitohet peshe. Ne fakt, fajtori për këtë nuk është vetëm çokollata dhe ushqimet specifike, por ngrenia e tepert ne teresi. Sipas mjekeve, është e sigurt se nëse dikush ushqehet shëndoshë, mund te haje dhe çokollate ne sasi te kufizuar, duke mos u trembur se do të shtoje ne peshe. Për shembull, kuzhina tradicionale meksikane e perdor çokollaten e erret ne receta me mish te kripur dhe me zarzavate. Çokollata e konsumuar ne mënyrë te tillë ka vlerë me te vogël energjetike, pasi është e holluar me ushqime me energji te ulet.

A mund te konsumojne diabetiket çokollate?

Diabetiket mund te konsumojne sasi te vogla te çokollates pasi nuk ka efekte te dëmshme mbi kontrollin e glikemise.

A e rrit çokollata kolesterolin ne gjak?

Çokollata mesatarisht përmban 50 për qind yndyrna. Është e njohur qe pas konsumimit te një ushqimi, i cili është i pasur me yndyrna te ngopura, rritet kolesteroli ne gjak. Të çokollata lloji kryesor i yndyrnave te ngopura është acidi stearik. Ky lloj acidi nuk ndikon ne sasine e kolesterolit ne gjak. Kjo do të thotë se ata qe duan te zvogelojne marrjen e yndyrnave te ngopura, për te normalizuar kolesterolin mund te konsumojne lirisht çokollate por ne sasi te vogla.

Mbrojtja nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri

Kokrrat e kakaos permbajne antioksidante, te cilët kanë rol ne prevencen e disa semundjeve. Substancat, te quajtura ketehine, e zmadhojne rezistencen ndaj semundjeve degjenerative, siç është kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Katehinet gjithashtu gjenden edhe te pemët dhe perimet, por organizmi ka nevojë edhe për katehine te llojeve të ndryshme, siç janë ato qe gjenden te çaji dhe çokollata. Ne krahasim me çajin, përmbajtja e antioksidanteve te çokollata është me e madhe. Çokollata, veçanerisht çokollata e erret, është burim i shkelqyeshem i katehineve. Ekzistojne deshmi se kakaoja ndihmon ne prevenimin e oksidimit te kolesterolit ne gjak dhe zvogelon tendencen për ngjizjen e gjakut (tromboza). Megjithatë, qe te thuhet se a ndikon kakaoja te zemra, nevojiten me shumë deshmi. Ne përgjithësi, bazuar ne hulumtimet e deritanishme, nuk është vërtetuar ndikimi i antioksidanteve ne prevencen e semundjeve te zemrës.

Kakaoja kundrejt çokollates

Nëse doni ta zmadhoni konsumimin e antioksidanteve dhe njekohesisht konsumimi i kalorive ne teresi te jetë i ulur, provoni te pini kakao në vend qe te hani çokollate, pasi përmbajtja e yndyrnave te kakaoja është me e ulet. Çaji gjithashtu përmban katehine (edhe pse jo aq shumë sa kakaoja dhe çokollata), por nuk përmban yndyrna. Për këtë arsye, çokollaten nuk mund ta cilesojme si ushqim te shëndoshë, sepse ajo përmban dhe komponente te tjerë, te cilët potencialisht janë te padeshiruara nëse konsumohen ne sasi te mëdha. Nga ana tjetër, njerëzitë qe konsumojne ne sasi te kufizuar çokollaten, nuk duhet te ndihen fajtore për këtë gjë.

Kafeja dhe te mirat e saj

Për shqiptarët, ashtu si dhe për miliona njerëz ne botë, kafeja është pija me e preferuar e mengjesit. Por cilat janë efektet e saj ne shendetin e njeriut jo te gjithë i dinë. Lajme te mira shkencore kanë mberritur nga Italia për ata miliona njerëz ne botë qe pine çdo ditë kafe. Ajo madje keshillohet si një terapi e mirë edhe për një sërë semundjesh, perfshi atë te zemrës. Por, mos u çudisni, kafeja rekomandohet edhe për fëmijët. Kafeja nuk është e keshillueshme për gratë shtatzena dhe për personat qe vuajne nga ulcera ne stomak. Ne Milano, kafeja, thotë njeri prej dietologeve me te njohur te Italise, ju bën mirë juve dhe fëmijëve. Filxhani i mengjesit i ekspresit, qe bëhet ne kuzhinen e shtepise ose pihet shpejt e shpejt ne një kafene gjatë rrugës për ne pune, është një rutine e përditshme për miliona italiane. Por ka shumë vite qe informacionet për mënyrën e tyre me te preferuar për te filluar ditën janë negative. Për shembull, një nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thënë kryeministrit britanik Toni Bler te pinte më pak kafe. Ndërsa tani duket se batica po ulet. “Harrojini njoftimet frikesuese!”, - thotë dietologia Chiara Trombeti, e institutit “Humanitas Gavazeni” ne periferi te Milanos. Sipas saj, ka arsye te shendosha shkencore për ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetësuar për pasojat negative ndaj shendetit. “Kafeja mund t’ju beje mirë dhe sa me e fortë te jetë, aq me e mirë është”, - thotë dietologia. Për këtë arsye, ajo rekomandon një ekspres në vend te një neskafeje te përgatitur vete.

Të dhëna shkencore

Kafeja përmban tanine dhe antioksidante, qe kanë efekte pozitive për zemren dhe arteriet. Gjithashtu, sipas dietologes italiane, kafeja mund te te lehtesoje dhembjet e kokës. Ajo keshillohet për melçine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te astmes dhe ndihmon ne përmirësimin e qarkullimit brenda zemrës. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk është e mirë për te gjithë. Nëse pini me shumë se ç’duhet, mund t’ju beje nervoz, shkakton shpejtim te rrahjeve te zemrës dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemër dhe ata qe vuajne nga ulcera ne stomak, keshillohen ta shmangin kafene. Dr. Trombeti thotë: “Asnje nuk duhet te pije me shumë se 3-4 filxhane kafe ne ditë”. Shumë prinder mund te tmerrohen nga keshillat e kafese për fëmijët, por dr. Trombeti kembengul me force se një filxhan qumësht me kafe mund te jetë një fillim ideal për brezin tjetër te te apasionuarve pas kafese, sidomos për fëmijët gjumashe, sepse kafeja nxit trurin e tyre para një ditë qe shpesh zgjat nga ora 08.30 e mengjesit deri ne 04.30 mbasdite.

Kafeja ndikon mirë për:
Zemren e arteriet
Dhembjet e kokës
Melçine
Cerozen
Guret ne veshka
Astmen

Autoria: Jonida Tashi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi