Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqiptarët, tani më pak lindje Empty Shqiptarët, tani më pak lindje

Sat 16 Apr 2011 - 5:44
Nga 5-7 fëmijë për grua para 15 vjetësh, nivlei është 2.3 fëmijë për grua në ditët e sotme.

Pjellshmeria ka qenë shumë i lartë në vitet '70 e deri afër '90 ruajti të njëjtat pothujase të njëjtat nivele, deri në 7 fëmijë për grua. 2 llogaritet sot. Këta tregues u përmendën dje gjatë konferencës kombëtare për shëndetin "Gender, të drejtat dhe shëndeti" me përfaqësues të institucioneve tona dhe organizmave ndërkombëtarë. Çdokush do ta komentonte këtë si shenjë e qytetarizimit të shpejtë, megjithatë specialistët e justifikojnë dukurinë edhe me faktorë të tjerë përveç planifikimit familjar dhe dëshirave të çiftit. Numri i lindjeve ka rënë. Nga rreth 85 mijë lindje të raportuara për vitin 1990, 52 mijë u raportuan në 2001. Sipas INSTAT, arsyet e rënies së këtij treguesi janë të shumtë, ndër më kryesorët janë emigracioni i lartë i popullsisë në moshë riprodhuese, ulja e numrit të lindjeve dhe rritja e moshës mesatare të martesës, si te femrat ashtu dhe te meshkujt. Po nëse emigracioni llogaritet si ndër faktorët percaktues për çastin, ky s'do jetë më i tillë pas disa vitesh, kur lindshmëria do jetë e njëjtë si në skemat e Italisë apo vendeve të tjera perëndimore, 1.4 fëmijë për grua.

Një raport i Institutit të Shëndetit Publik solli të dhëna befasuese para pak muajsh. U testuan 6000 femra dhe 5000 meshkuj të moshave të ndryshme. 32 % e të anketuarve nga moshat 20-24 vjeç ishin bërë prindër dhe vetëm 39 % e atyre nga 25-29 vjeç ishin të tillë. Ndër gratë 35-44 vjeç, vetëm 8 % e tyre kishin arritur të bëheshin nëna. Me përjashtim të këtij rasti ku pamundësia për të lindur është mbi 90 % fizike, në kategoritë e tjera kjo shpjegohet me më shumë faktorë.

Të dhëna të tilla ndikojnë padyshim në plakjen e popullsisë. Në perfundimet e Institutit të Statistikave nënvizohet se popullsia e kryeqytetit është më e moshuara se gjithë pjesa tjetër e vendit. Edhe vdekshmëria foshnjore dhe deshtimet janë gjithashtu faktorë që ndikojnë në uljen e ritmeve të rritjes natyrore të popullsisë, sepse ky tregues është ulur në vite porse vazhdon të mbetet nga më të lartët në Evropë. Nga të dhënat statistikore mbi vdekshmërinë sipas gjinisë, vërehet se meshkujt janë ata që vdesin më shumë.

Psikologët

Sipas psikologut Dragotit vërehen prirje individuale dhe kultura e parasë. Gjithnjë e më shumë e moralshme, është çdo gjë që sjell para, thotë psikologu. Familjes i dobësohen vlerat e mëparshme. Bashkëshortët kanë prirjen për të “krijuar” veten e tyre, kurse femra lufton për dallueshmërine e saj natyrore!? Gratë gjithnjë e më shumë kërkojnë lehtësira në mënyrën e jetesës dhe individualidet dhe kërkojnë të spikatin më shumë si emër. Prandaj dhe tregu i sotëm dhe kapitalizmi në përgjithësi shoqërohet me dobësimin e qelizës sociale, familjes. Bashkë me këtë dukuri dobësohen gjithashtu lidhjet fisnore dhe si kufizohet rrethi i ngushtë shoqëror.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi