Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Lindje e Krishtit, apo lindje e vitit?

prej Wed 28 Dec 2011 - 0:00
SAZAN GURI
Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit apo të motmoteve, apo me fillimin e hënëzës së plotë e atë të mangët deri në atë të ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajt, javën, ditën etj., ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm, për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jotokësorë për ata që besojnë te UFO-t. Rezultantja ishte se njeriu qysh në vitet 4500 para Krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë, e quajtur ndryshe kalendar, ku viti ndahej në 12 muaj, muaji në javë me 7 ditë 24-orëshe, ku gjithçka përcaktohej perfekt në kohë e në hapësirë dhe në emërtime, sikundër pothuaj ashtu si thirren edhe sot. Kësisoj, u përcaktuan planetët dhe jo pak, 11 prej tyre, dhe të 12-tin e kanë lënë të nënkuptohej, ku shkenca po rreket aq shumë sot. Pse 12 planetë shëtitës rreth diellit ose anëtarë të sistemit tonë diellor, pse 12 muaj, pse 12 orë, pse 12 shenja të zodiakut, pse 12 anëtarë të familjes magjike të Krishtit, pse 12 dishepuj të Muhametit, pse duzinë kompletesh, pse ky numër 12 magjik, dhe 13 numër ters? Kjo kërkon shpjegimin e saj sa mistik, sa shkencor, sa fetar, por, mbi të gjitha, kërkon nge tjetër. Sikundër dhe shtata, që përbën një numër tjetër magjik, si shtatë mrekulli, çerek cikli hënor, shtatë ditë jave, ku njeriu i atëhershëm iu gjeti dhe emrat përkatës për nder të planetëve, që ndikonin në jetën e përditshme, si dhe në shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor. Si për çudi, ky dokumentim i parë, na vjen sot sipas dy mënyrave. Ose sipas shkrimeve të tipit kujiniform nëpër gurët e lënë si testament nga Shumerët e Babilonisë, ose sipas gjuhës së kënduar në mijëvjeçarë të shqipes.
Dihet se ditët e javës kanë pas filluar me atë të më të madhit të të mëdhenjve, pra ati i tyne, ose Shën ati i tyne–Saturni-e shtuna, për të kaluar te mishërimi i planetit qendër, i Diellit–e diela, kollaj fare kuptohet Hëna-e hëna, sepse shqip personifikon diçka që hahet, Marsi–e marta, sepse shqip personifikon një planet me shtrëngata, pra, është i marrë, Merkuri–e mërkurë, Jupiteri – e enjte, Venera për vendra (e bukur si Venera, Shën e vertë) më vonë e premta. Pra, është i vetmi popull që i thërret ata, një pas një, si 6500 vjet më parë, kur kombet e tjera përreth e anembanë i thërrasin ditët e javës sipas numrave rreshtorë. Por jo vetëm kaq. Edhe muajt, ky popull i ka pas thirrur me emër, sikundër edhe sot, si p.sh. shkurt, sepse është i shkurtër, prill sepse hapet dita, maj sepse është muaj i madh ditë dritë, qershor sepse lidhet me vjeljen e qershisë, korrik sepse korr drithëra, gushti-zagushi, gunë, ngushtohet dita-ngushtë, vjeshta e parë, e dytë e tretë ose vjelja e parë, e dytë e tretë-shtator, tetor, nëntori. Pra, kjo na bën të mendojmë se ky popull ka pas qenë i orientuar me kalendar qysh në kohët e para lashtësisë. Ndërkohë që popujt e tjerë, si egjiptianët, më vonë grekët, e më vonë latinët, kujtonin se secili nga ata, mbasi e “vidhte” kalendarin nga gojëdhënat dhe nga ato shkrime të mbijetuara, e bënin si të tyren. P.sh., egjiptianët e matnin me kohën e ndërtimeve të mumieve për personifikimin e përjetshëm të faraonëve (kujdes – fara jonë), grekët e matnin me lojërat e para olimpike të tyre të kryera në Spartë më 780 para Krishtit. Romakët i matnin datat me pushtimet e Cezarit, por të gjithë së bashku, në kalkulimet e tyre, kishin në mendje ato të Shumerëve, që janë ruajtur, mot a mo, në malet Pindus dhe në bjeshkët e Veriut-Gegënisë (popuj mbetës të pellazgëve të rrudhur apo të shtrydhur). Gjithsesi, kalendari i parë zyrtar mbahet, ai, i kohës së Jul Cezarit, ku një mesap kalabrez (ose ilir në fis), avokat për nga zanati, Lilius e thërrisnin, i propozon perandorit kalendarin e vet me bazë egjiptiane, më saktë me bazë Shumeriane, i ndërtuar si kalendar i pastër diellor, pothuajse ai që kemi sot, por me gabime (një ditë në 128 vjet), që u korrigjuan me dekret të Papës Gregoriani XIII, më 1582-shin. Vetë perandori Cezar hoqi emërtimin e muajit korrik të mbërritur deri në kohë të vet prej perandorëve etruskë (që sunduan Romën nga vitet 700 deri në ato 350 para Krishtit) dhe e quajti Jul, ndërsa pas tij qe perandori tjetër, i nipi, Oktavian Augusti, që pasoi me ambicien e të ungjit duke hequr emrin e gushtit dhe e quajti augusto, madje guxoi më tepër se i pari, duke marrë dhe një ditë nga shkurti dhe e vendosi te ky muaj, ndaj dhe kemi qysh atëherë korrikun e gushtin me 31 ditë. Ky kalendar ndoqi shekujt e mëpastajmë, ku kombet, një nga një, fillimisht ata katolikë, pastaj ata protestantë, pasuan dakordësinë e tyre me këtë tip, derisa edhe ortodoksët grekë e rusë në fillim të shekullit 20 arritën dhe e morën për kohëtregues. Prandaj dhe Revolucioni i Tetorit i Leninit, i ndodhur më 17 tetor, sipas kalendarit rus, sot quhet si i 7-ti tetorit, sepse kalendari gregorian hoqi 10 ditë nga ai i Cezarit për të përputhur saktësisht kohën diellore me atë kalendarike.
Veç kalendarit diellor ekzistojnë edhe kalendarë, tipikisht të pastër hënorë, me të cilët përputhen llogaritjet e kalendarit mysliman për të kryer ritet e festave të Ramazanit, e Kurbanit të Madh apo të Kurbanit të Vogël. Pastaj kemi dhe kalendar diellor hënor, si ai shumerian, dhe hënor diellor, si ai kinez e izraelit, dhe/ose kalendar, si ai i fiseve Maya, që përshtat ciklet e diellit me ato të hënës.
Por, klasifikimet e kalendarëve nuk kanë të sosur. P.sh., një tip është ai që bazohet në rregulla (si ai i mayave apo ai gregorian dhe ai cezarian). Ka kalendarë që bazohen në observime astronomike, si ai mysliman, që llogarit saktë momentin e sekondave të para të shfaqjes së draprit të hënës, që iu duhet për festimet, siç shpjeguam më lart. Por, ka edhe nga ata kalendarë që bazohen në llogaritje astronomike, si ai kinez dhe izraelit. Gjithsesi, kalendari bazë mbetet ai i hartuar nga Shumerët, por i ruajtur nga shqiptarët, që bazohet tipikisht në fillimin e një viti të ri sipas ciklit diellor, që përmbushet pikërisht më 25 dhjetor dhe konvecionalisht dëftehet më 1 janar.
Pse më 25 dhjetor? Dihet se data 22 dhjetor përfaqëson solsticin dimëror, ku nata pushon së rrituri dhe/ose dita pushon së ngrëni. Dita e parë dhe e dytë pas kësaj, pra 23 dhe 24 dhjetori, përfaqësojnë pushimin (stillstand) ose ekuilibrin ose marrjen e forcave të ditës ose gjenerimin ose lindjen e ditës, që realisht fillon të marrë e të mund t’i maten sekondat e para pikërisht më datë 25 dhjetor. Pra, këto sekonda përbëjnë realisht sekondat e para të një dite të re, të një jave të re, të një muaji të ri apo të një viti të ri, por jo vetëm ditë, por edhe dritë më shumë, por edhe fotosintezë më shumë, por edhe oksigjen më shumë. Pikërisht në këtë moment uji fillon të pjellë ujë, ose të gjenerojë vetveten, që në kuadrin e dy javëve apo gjysmëcikli hënor, duke i hedhur dhe kryqin më 6 janar me nitrat argjendi si katalizator, ai arrin të shpërndahet në gjithë ujërat e botës dhe kushdo mund të marrë nga ky ujë në çdo pikë të globit dhe të të mos i prishet, prandaj dhe ai në këtë ditë quhet ujë i bekuar. Po në këtë moment fillon zgjimi, avash-avash i kafshëve, shkundja nga letargjia, përgatitja për një jetë të re e botës së gjallë, çelja e sythave të shumë bimëve, si mimozat etj. Pra, jeta, gjithandej lind, por mbi të gjitha njeriu. Dhe pikërisht këto ditë, duke filluar qysh nga data 17 dhjetor deri më 24 dhjetor festoheshin saturnalet, ditët e at-it të planetëve, me hare e gëzim të madh, me të pira e të ngrëna, me dhurata për një vit të mirë e të ri për të hedhur dertet pas, dhe më 25 njerëzia i kthehej punës nga e para. Këto festa, që ndryshe quheshin pagane, festa të mirëfillta natyrore, po aq shkencore, sa as egjiptianët, e as grekët më vonë, e as romakët më vonë akoma, nuk mundën t’i përçudnonin, përkundrazi, i zhvillonin po aq, e mos më tepër, vetëm me ndryshimin, se gjoja i kishin shpikur vetë për nder të perëndeshës së bujqësisë me emra e vet, por që vetëm ky komb i ruajti si në fillimet apo origjinalin e vet. Vonë-vonë, më 385 të erës sonë, ky rit u zyrtarizua për të krishterët, se në këtë datë paskësh lindur edhe i madhi Krisht. Pra, festat, datat, muajt, ritet, javët e kalendarët ishin shpikur njëherë, ku një popull si Shumerët i ruajti në gur dhe një popull si pellazgët, më vonë shqiptarët i ruajti në lahutë. Prandaj dhe ne shqiptarët nuk kemi asnjë lidhje me festën e Vitit të Ri më 01 janar, përveç asaj kohe të diktaturës ose kur të tjerët na e kanë detyruar, dhe ne si popull i vogël, për të ruajtur fjalën e parë të dhënë Zotit ose natyrës për ata që nuk besojnë, gjoja i kemi respektuar, por jo besuar. Kësisoj, festa për t’u festuar ndër ne shqiptarët, sot, është ajo e të parëve tanë – 25 dhjetori, që as përhapja e kulturës greke, e as pushtimi romak, e as sundimi bizantin, e as dyndja turke, e as ateizmi i kuq, nuk mundën të prishnin këtë datë si në fillimet e veta.


Lindje e Krishtit, apo lindje e vitit? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi