Shumë e bukur për të dalë në rrugë
Sat 16 Apr 2011 - 15:59
Një familje
emigrantësh pakistanezë në Itali detyron një vajzë adoleshente që të mos
kalojë pragun e shtëpisë, bëri të ditur një gazetë italiane.
Ngjarja fokusohet në qytetin e Breshës, ku faji i vetëm i të resë është që është shumë e bukur për të dalë në rrugë.
Ndonëse minorenia vishej me një perçe që e lejonte t’i dukeshin vetëm
sytë, edhe aq u gjykua e tepërt nga babai i saj fanatik, i cili prej
disa javësh ka marrë vendimin që të syrgjynosë të bijën.
Alarmi u dha nga shokët e klasës së pakistanezes, e cila përveçse shumë e
bukur, është edhe një prej nxënëseve më të mira të gjimnazit ku
studion.
Sipas “Il Giornale”, në Itali mund të ketë rastet të tjera të shfarjeve të formave të tilla të fanatizmit të paraportuar.
Disa ditë më parë, Franca miratoi një ligj që e ndaloi kategorikisht
daljen në rrugë me perçe islamike që veshin fytyrën, por në Itali ka një
hendek përsa i përket ligjeve që rregullojnë këto probleme dhe e vetmja
gjë që mund të ndërmerret ndaj babait fanatik është një gjobë për
moslejimin e vajzës për ndjekjen e studimeve.
- Tmerr! E dënuan 18-vjeçaren me rrojtje koke pse ishte shumë e bukur…
- Nje mesuese shume e bukur qe nuk u martua kurre……pse???
- Ketu mund te postoni vetem histori dashurie !!!!
- Është shumë, shumë i varfër, por një personalitet i mrekullueshëm dhe madhështor!
- E pushojnë nga puna se ishte shumë e bukur dhe cënonte martesën e shefit
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi