- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
10 nga njerëzit më të çuditshëm në tokë
Sat 23 Apr 2011 - 21:18
Kush ishin dhe çfarë i ka bërë të famshëm dhe të veçantë
Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. 10 personat e listuar janë cilësuar si “të çuditshmit e më të çuditshmëve”.
Njerëz të tillë rrallë ecin mbi tokë. Pasi të keni lexuar për secilin prej tyre do të ndiheni shumë më mirë për veten, dhe nuk do ju bëjnë përshtypje ato që të tjerët mendojnë. Pjesa më e madhe prej tyre e dinë se janë të ndryshëm, se konsiderohen si të sëmurë mendorë nga një kategori e caktuar, por nuk lejojnë që ky fakt t’i dekurajojë. Ata e konsiderojnë “çuditshmërinë” e tyre si talent, dhunti, si Michel Lotito, i cili është i famshëm në “profesionin” e tij. Është për t’u vënë re se të gjithë këta persona janë meshkuj.
1. Ngoc, tri dekada pa gjumë
64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që në mbrëmjen e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh, gjatë 11,700 netëve të njëpasnjëshme. “Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët”, thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogram çanta me plehra, duke i transportuar 4 kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
2. Bhagat, mban vëllain binjak në stomak
Sanju Bhagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Bhagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anormalitet i rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërhyjnë.
3. Yokoi, kalon 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore
Shoichi Yokoi ishte një ushtar i Ushtrisë Perandorake Japoneze në vitin 1941 dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikanë ripushtuan ishullin, dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, Yokoi u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. “Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta”, tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën e ndryshkur ende mbi shpatulla.
4. Mehran, jeton në aeroport që në vitin 1988
Mehran Karimi Nasseri, i njohur si sër, Alfred Mehran është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së Terminalit t aeroportit “Charles de Gaulle”, që në 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin “Charles de Gaulle”, pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u lëviz në zonën e pritjes, aty ku rrinë udhëtarët pa dokumente.
5. Mitsuo, Jezus Krishti japonez
Matayoshi Mitsuo është një politikan japonez i bindur se është Perëndia dhe Krishti. Sipas programit të tij, ai do të kryejë gjykimin e fundit si Krishti, por mënyra për ta bërë këtë është brenda sistemit të tanishëm politik dhe ligjshmërisë. Hapi i parë si shpëtimtar është të zgjidhet kryeministri i Japonisë. Pastaj do të reformojë shoqërinë japoneze dhe më pas Kombet e Bashkuara duhet t’i ofrojnë nderin të bëhet Sekretari i Përgjithshëm. Pastaj Jezusi Matayoshi do të sundojë në të gjithë botën me dy autoritete legjislative, fetare dhe politike.
6. Bawden, Papa i vetëzgjedhur, Michael I, nga Kansas
David Allen Bawden (lindur më 1959), është një qytetar amerikan, i cili është zgjedhur “Papa Michael I” nga një grup prej gjashtë konklavistësh apo katolikësh post-sedevakantistë. Ai argumenton se zgjedhjet e fundit të gjashtë papëve kanë qenë të pavlefshme, për shkak se ata janë të gjithë modernistë. Sedevakantistët argumentojnë se nëse Kolegji i Kardinalëve nuk mund të zgjedhë një Papë të vlefshëm, atëherë katolikët e zakonshëm mund ta bëjnë, nën një parim të quajtur “Epikeia”, barazi.
7. Bihari, 18 vite i vdekur për shtetin
Lal Bihari, i lindur në vitin 1961, është një fermer nga Uttar Pradesh, Indi, i cili ka qenë zyrtarisht i vdekur nga viti 1976 deri në vitin 1994. Ai themeloi “Mritak Sangh”, ose “Shoqërinë e të Vdekurve” në Uttar Pradesh, Indi. Ai luftoi me burokracinë e qeverisë indiane për 18 vite për të provuar se është i gjallë. Kur Lal Bihari kërkoi të aplikonte për një hua në bankë në vitin 1976, ai zbuloi se ishte zyrtarisht i vdekur. Xhaxhai i tij i kishte dhënë ryshfete një zyrtari në qeveri që ta deklaronte atë të vdekur, me synimin për të marrë pronësinë e tokës së Biharit. Ai zbuloi edhe 100 persona të tjerë në situatën e tij, të cilët ishin deklaruar zyrtarisht të vdekur. Sot ajo shoqëri ka 20 mijë anëtarë në të gjithë Indinë. Deri në vitin 2004 ata arritën të deklaronin 4 prej anëtarëve të tyre të gjallë. Në vitin 2004 ai kandidoi për një vend në parlament në Lal Ganj.
8. Icke, shpëtimi vjen nga humanoidët
David Icke, është një ish-lojtar profesionistit futbolli, prezantuesi i emisioneve sportive në “BBC” dhe zëdhënësi i Partisë së Gjelbër Britanike kombëtare. Që në vitin 1990, ai ka qenë një “hetues me kohë të plotë i asaj dhe atyre që kontrollojnë botën, zvarranikët”. Ai vishet vetëm me ngjyrë të bruztë dhe pohon se bota është drejtuar nga në grup sekret i quajtur “Elita”, një racë humanoidësh zvarranikë, të njohur në kohët e lashta si “Vëllazëria babilonase”, dhe shumë nga njerëzit më të rëndësishëm e kanë prejardhjen prej tyre, përfshirë dhe George W. Bush, mbretëresha Elizabeth II, dhe Kris Kristofferson. Ai është autori i 15 librave, ku shpjegon pikëpamjet e tij. Pas një leksioni prej 5 orësh, ai mori mjaft brohoritje në Universitetin e Torontos, në vitin 1999.
9. Nakamatsu, fotografon çdo vakt për 34 vite
Yoshiro Nakamatsu (lindur më 26 qershor, 1928), ose doktor NakaMats, është shpikësi japonez që pohon se mban rekordin botëror të numrit më të madh të shpikjeve. Ai është ideatori i më shumë se 3 mijë shpikjeve, përfshirë disketën e kompjuterit dhe këpucët elastike “PyonPyon”. Ai ka fotografuar dhe analizuar çdo vakt që ka konsumuar vetë gjatë një periudhe prej 34 vitesh. Synimi i Nakamatsus është të jetojë gjatë dhe t’i kalojë të 140 vitet e jetëgjatësisë në tokë.
10. Lotito, “Zoti që i ha të gjitha”
Michel Lotito (lindur më 15 qershor, 1950) është një prezantues francez. Lotito, i cili ka lindur në Grenoble, është i famshëm pasi konsumon çfarë t’i dalë përpara. Njihet si “Zoti I Ha Të Gjitha”. Gjatë shfaqjeve të tij ai konsumon metal, xham, gomë dhe artikuj të tjerë si biçikleta, televizorë dhe gjithçka tjetër. Gjatë vitit 1978 deri në vitin 1980 ka ngrënë një aeroplan të tërë. Filloi të hante materiale të pazakonta kur ishte fëmijë dhe që nga viti 1966 ka programet e tij televizive. Lotito nuk vuan shpesh për shkak të dietës së tij, madje as kur konsumon materiale helmuese. Muret e stomakut janë dyfish më të trasha dhe acidet tretëse shumë të fuqishme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi