Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Jyoti, 15-vjeçarja 30 cm e gjatë, më e shkurtra e botës Empty Jyoti, 15-vjeçarja 30 cm e gjatë, më e shkurtra e botës

Sat 23 Apr 2011 - 21:52
Jyoti, 15-vjeçarja 30 cm e gjatë, më e shkurtra e botës Xhuxhja30cmmeklasen

Është 15 vjeçe dhe ka ëndrrat që ka çdo 15-vjeçare. Por, edhe pse ëndrrat e saj janë të mëdha, aq sa ato të bashkëmoshatarëve të saj, ajo është shumë më e vogël se ato: Jyoti Amge është vetëm 30 cm e gjatë, jeton në Indi dhe është vajza më e shkurtër në botë.

Mjekët thonë se ajo është e prekur nga nanizmi, dhe pse në një formë ndryshe dhe shumë më të theksuar, të cilën nuk kanë arritur kurrë ta shpjegojnë.

"Kur isha 3 vjeçe vura re se isha ndryshe nga fëmijët e tjerë, - ka thënë "e vogla" Jyoti për "Daily Mail",- shihja që të gjithë rriteshin, ndërsa unë mbetesha e njëjtë".

Jyoti vesh miniuniformën e saj, miniçantën e saj dhe duket si një kukull pranë shoqeve që ka. "Jam krenare për atë çka jam. Më pëlqen të kem përkujdesjen e shoqeve të mia, dhe nuk kam frikë nga fakti që jam kaq e vogël", - ka thënë përsëri 15-vjeçarja për tabloidin anglez.

"Jam e sigurt që ka shumë njerëz në botë që janë të vegjël si unë. Unë jam njëlloj si gjithë të tjerët: ha si një vajzë normale, ëndërroj si një vajzë normale. Nuk ndihem aspak ndryshe". Jyoti ëndërron të bëhet aktore, pavarësisht gjatësisë së saj dhe ka pasion veshjet dhe trukimin, ashtu si gjithë vajzat e moshës së saj.

Ka qenë pjesëmarrëse në një video të këngëtares indiane, Mika Singh, dhe së shpejti do të shkojë në televizion, në një stacion kombëtar anglez, "Channel 4", në një dokumentar nga seritë "BodyShock".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi