Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sjell në shkollë 50.000 €, 12 000 ua shpërndan shokëve Empty Sjell në shkollë 50.000 €, 12 000 ua shpërndan shokëve

Sat 23 Apr 2011 - 22:26
Zagreb, 21 prill – Policia kroate është duke hetuar rastin e një 14 vjeçari nga qyteti i vogël në Dalmaci, Sinj, i cili kishte sjellë në shkollë 50 000 euro dhe 12 000 iu kishte shpërndarë bashkëshkollarëve.
Policia është interesuar se si nxënësi i klasës së 8-të të shkollës fillore ka ardhur në posedim të 50 mijë eurove dhe kujt krejt i ka dhënë para.
Nxënësi Ival Lovriq është nga një familje mesatare kroate, kurse një çantë me para mendohet ta ketë gjetur dhe sjellë në shtëpi para disa ditëve. Mirëpo, nëna e tij ishte mllefosur dhe e kishte paraqitur në polici rastin, prandaj djaloshi i kishte fshehur paratë në një kaçubë jo larg shkollës. Të hënën ai iu shpërndau shoqeve dhe shokëve të klasës 12 mijë euro.
Kur policia kuptoi për këtë, raportojnë gazetat lokale, ajo shkoi në shkollë, mirëpo nxënësit kishin ikur dhe kishin tentuar të fshehin paratë e “dhuruara”. Megjithkëtë, pas hetimit treditësh, policia ia doli të mbledhë 11 700 euro. Do të thotë se në ndërkohë nxënësit kanë shpenzuar vetëm 300 euro.
E përditshmja Slobodna Dalmacija shkruan se tash për tash askush nuk e ka paraqitur në polici humbjen e 50 mijë eurove, kurse banorë e Sinjit eurot e gjetura i ndërlidhin me një aferë financiare, për të cilën tash e disa muaj përflitet në këtë qytezë dalmate.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi