Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gënjeshtra, oksigjeni i burrave Empty Gënjeshtra, oksigjeni i burrave

Sun 24 Apr 2011 - 2:16
Gënjeshtrat janë “oksigjeni” për të dalë nga një situatë, një udhë e gjatë, për të evituar më të shkurtrën, që të çon tek e vërteta. Por kur ajo bëhet e zakonshme, nuk e ndal asgjë. Sipas një studimi të kryer së fundmi në Britaninë e Madhe, një burrë thotë mesatarisht 126 mijë gënjeshtra gjatë gjithë jetës se tij. Sondazhi ka zbuluar se meshkujt thonë gjashtë gënjeshtra në ditë dhe përsa i takon kategorive, partneret janë në krye të listës, shefat në vendin e dytë dhe kolegët në vendin e tretë. Anketimi zbuloi gjithashtu se femrat janë më të sinqerta, madje ato thonë vetëm tre gënjeshtra në ditë dhe plot 68 mijë gjatë gjithë jetës së tyre. Përsa i takon seksit femër, një nga ankesat më të mëdha që kanë me meshkujt gënjeshtarë, lidhet me faktin se ato janë të prira t’u besojnë atyre, në vend që të mos i përfillin. Psikologët shpjegojnë se ka disa arsye pse partnerët priren të gënjejnë dhe kjo më së shumti lidhet me tradhëtinë. Për tipat e pa qëndrueshëm kjo bëhet edhe më e parezistueshme, madje ata janë gati të gënjejnë në çdo situatë, për të mbushur mendjen se ajo që po thonë është 100 për qind e vërtetë dhe ti kurrsesi nuk duhet të dyshosh. Kur provokimet dhe tendencat bëhen më të dukshme, ata gjithmonë të krijojnë situata sa më të larmishme gënjeshtrash, ne po ju tregojnë vetëm 5 prej tyre.
Ishte vetëm një mikeshë
Një grua e panjohur përgjigjet në telefonin e tij? Ti je duke fjetur në divan dhe dëgjon bisedën qetësisht. Dyshon, por ai e justifikon këtë bisedë të shpejtë duke thënë se ajo është një mikeshë…! Realisht, ajo është njëra me të cilën ai shkon në shtrat herë pas here. Burrat e thonë këtë gënjeshtër, “është thjesht një mike” sepse duan të bindin se është e pamundur që ata të dalin me çdo grua, në jetën e tyre dhe se femra me të cilën ndajnë shtratin është e vetmja, e pazëvendësushesme në çdo aspekt. “Mikeshë” shpesh nuk mjafton për të qenë “e dashura”, por ai kurrë nuk do të donte t’u jepte fund gjithçkaje, sidomos në rastin kur ti vazhdon dhe beson se është vetëm një mikeshë.
Të premtoj, do të ndryshoj
Ka dy arsye pse meshkujt, të cilët momentalisht nuk janë gati të ndryshojnë, thonë se jani gati për ta bërë. E para sepse mendojnë se ju do t’i vini veshin këtij premtimi dhe ata e bëjnë për vete një grua duke u shprehur interesin e tyre që ajo të jetë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij. Kështu ata janë gati ta bëjnë këtë gënjështër sa herë e kanë të nevojshme. Arsyeja tjetër është se sinqerisht besojnë se do të ndryshojnë, deri në pozicionin kur iu duhet ta mbajnë vërtet këtë premtim. Dhe papritur ata vendosin që nuk është kjo ajo të cilën ata kanë dashur të bëjnë tek vetja e tyre. E dhimbshme, apo jo…!
Nuk je ti problemi, jam unë
Burrat nuk janë aq të zotë sa gratë në artin e bukur të diplomacisë dhe në zgjidhjen e konflikteve, kur vjen puna në zbulimin e gënjeshtrave. Nëse një grua ndihet e çlirët ndërsa i tregon një burri se nuk është e interesuar ndaj tij, ai ndihet shumë i frikësuar nga komunikimi direkt. Kur ai thotë “Nuk je ti problemi, jam unë”, në fakt është duke thënë “Unë nuk ndiej dhe aq për ty”. Gjithmonë i bie pak larg për të thënë atë që ndien vërtet, një mënyrë e tërthortë, që lidhet më shumë me disfatën. Nëse do ta thonin përnjimend këtë frazë që mendojnë, do të ishin burra të vërtetë, por kanë frikë se mo si humbasin të dyja.
Kam qenë dikur…
Kur një burrë është tashmë i njohur si gënjeshtar, falja e parë që të ofron në këto situata është “ka qenë dikur”. Në realitet, të qenit mashtrues është motiv dhe mënyra e tij e të sjellurit bëhet e rafinuar, e kujdesshme. Nëse burri juaj mashtron dhe betohet se nuk do ta bëjë më, mos e merrni shumë për bazë fjalën e tij. Ti nuk mund ta besosh se si ka mundësi që po tregohet kaq i sinqertë me diçka, por sërish po ju gënjen.
Nuk do të gënjeja kurrë
Mund të jetë problem nëse një burrë mbron vazhdimisht idenë se sa i ndershëm është. Nëse ai rregullisht ju bën një sërë betimesh se nuk do t’ju gënjejë kurrë, kjo mund të jetë një shenjë e pandershmërisë ndaj teje. Kur një burrë thotë “Do të telefonoj”, mendojmë se ai mund të telefonojë në mos nesër, në një nga ditët më të afërta. Por nëse të thotë ekzaktësisht kështu ai ka parasysh se “mbase flasim ndonjëherë”. Kjo është një formulë klasike, të cilën e përdorin të gjithë për të të hequr qafe, sigurisht vetëm për momentin. Mund të ndodhë që në atë situatë, ai realisht duhet të jetë i zënë me ndonjë tjetër, ose justifikon veprimet mun dtë ketë bërë pak çaste me parë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi