Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Miikaaa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 3712
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2013

Disa perversitete të “burrave të shtetit” Empty Disa perversitete të “burrave të shtetit”

Tue 9 Apr 2013 - 11:25
Disa perversitete të “burrave të shtetit” Lideret%20botroreDisa prej mendjeve më të ndritura në botë kanë pasur ca “hobi” të çuditshme e besa të çmendura. Në përmbledhjen më poshtë, do të habiteni se çfarë ishin në gjendje të bënin artistët e mëdhenj, politikanët, burrat e shtetit, udhëheqësit shpirtëror.... “prapa dyerve të mbyllura”. Edhe pse “hobet” e tyre nuk e zvogëlojnë vlerën e çdo gjëje që ata kanë bërë, megjithatë, pas këtyre të dhënave secili do të ndihet i befasuar... për të keq!

Mahatma Gandhi lahej dhe flinte lakuriq me gra të huaja

Gandi është lideri më i madh shpirtëror në historinë moderne dhe ishte udhëheqës i Lëvizjes për të Drejtat Civile, që përfundimisht theu sundimin perandorake britanik në Indi. Protestonte me mjete jo të dhunshme dhe paqësore, të tilla si greva urie, bojkotet, marshe drejt detit - pothuaj 390 kilometra të gjata, që ai të lahej pastaj në ujin me kripë.

Në Indi konsiderohet njeri i shenjtë, ndërsa e ka vrarë një fanatik fetar, kur ai shkoi në lutjet e mbrëmjes.

Gandhi, kishte një grua dhe katër fëmijë. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të lahet me gra tjera të zhveshura, që i bënin striptiz, si dhe ta ndante krevatin me pasueset e tij deri në moshën 70 vjeçe.

Edhe pse nuk ka prova se Gandi kishte shkelur kushtin e abstinencës seksuale, është fakt se spermën e tij e konsideronte si burim të energjisë shpirtërore dhe kjo mendohet se ishte arsyeja që ai ta ruante me çdo çmim.

Benjamin Franklin i donte gratë e moshuara

Përveç që ishte një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin ishte gjithashtu një shpikës që ka zbuluar rrufepritësin, syzet bifokale (të cilat janë përdorur për të korrigjuar vizionin në dy distanca: afërsi dhe largësi), rrugëmatësin (instrument matës që përdoret sot në automjetet për të matur rrugën e kaluar), si dhe kateterin urinar. Ai ishte një nga nxitësit e parë të vetëdijes për mjedisin, ndërsa themeloi biblioteka e spitale, organizoi shërbimin e parë të zjarrfikësve, ndërsa para vdekjes arriti të fusë ligjin që ndalon skllavërinë.

Benjamin Franklin ishte një donzhuan i specializuar për t’u futur në krevatet e femrave. Ai madje mburrej që e ka pasur të dashurën më të vjetër e më të harlisur që mund ta gjejë dikush.

Në një letër që më 1745-ën ia kishte dërguar një bashkëpunëtori të ri, Franklin shkruan se të dashurat e vjetra janë zgjedhje më e mirë, sepse në moshën e shtyrë bëjnë gjithçka për të ruajtur vëmendjen e një burri. “Gruaja e vjetër”, vazhdoi ai, “është gjithashtu nga natyra diskrete, me përvojë dhe me më pak gjasa të mbetet shtatzënë, gjë që do t’ju kursejë në ato situatat qesharake me fëmijë”. Franklin thotë se pas seksit me to do të ndjeheni më pak fajtor, sidomos në krahasim me raportet seksuale me zonjat e reja e naive, që janë mjaftë budallallëqe për t’ju besuar.

Gjithashtu, ai vlerësonte se gjërat e kota në zgjedhjen partnereve seksualë janë krejtësisht të panevojshme, sepse "të gjitha ato duken të njëjtë nga beli e poshtë”,- gjë që sipas tij është pjesa më relevante te një femër.

Winston Churchill kënaqej të rrinte lakuriq

Politikani i famshëm britanik, burrështetasi, shkrimtari dhe luftëtari imperialist, i njohur më mirë si kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 1953-ën fitoi Çmimin Nobel për letërsi, fal librave ku përshkruante historinë moderne angleze dhe botërore.

Në vitin 2002 ai u zgjodh britaniku më i madh në histori, në mesin e 100 emrave tjerë. Ai e donte alkoolin, sidomos uiskin dhe cigaret puro.

Ai po ashtu kënaqej të ecte lakuriq pa, apo me pak rroba. Kështu, ai shpesh është parë me brekë rozë, nga mëndafshi më i mirë, ndërsa fjalimet i ka ushtruar krejtësisht lakuriq.

Publiku është i njohur për episodin kur tek ai arrijnë Franklin D. Roosevelt (presidenti amerikan) dhe djali i tij Elliot, të cilët e gjetën cullak me cigare në gojë, teksa i diktonte sekretarit të tij. Menjëherë pas kësaj, ka pasur edhe një incident në Shtëpinë e Bardhë, kur Winstoni përsëri nuk mundi t’i rezistojë lakuriqësisë. Një person që i solli brendin, nga turpi nuk mund ta shihte në sy.

Lord Byroni mblidhte qime

Lord Byroni ishte figura kryesore e romantizmit në Evropë, i famshëm për punën madhështore të donzhuanit, që u bë sinonim i dashurisë së pariparueshëm ndaj grave. Kur ai vdiq, në moshën 36-vjeçare, tërë Britania ishte në shok.

Përveç se kishte marrëdhënie seksuale me çdo grua me të cilin ishte në kontakt, përfshirë edhe gjysmë-motrën e tij, poeti i madh i shekulli XIX kishte një hobi të çuditshëm. Ai i adhuronte flokët e femrave, por edhe qimet publike. Në trashëgimin e tij, pos shumë letrave që ka pranuar nga “mikeshat” e që ruhen në muze të njohura, ka lënë edhe shumë qime, të të gjitha formave e nuancave!

Charlie Chaplin organizonte orgji dhe nënçmonte femrat

Chaplin është një nga njerëzit më kreativë dhe më me ndikim në epokën e filmit të heshtur. Në filmat e tij ishte aktor, regjisor, skenarist, producent dhe kompozitor. Karriera e tij zgjati 65 vite, deri në vdekjen e tij në moshën 88-vjeçare.

Karakteri i tij kryesor ishte endacaku, që mbante kapele, këpucë dhe pantallona të mëdha për të si dhe mustaqe.

Chaplin ishte i njohur si një adhurues i madh i grave, ndërsa ishte i prirë për të organizuar orgji, të cilat i praktikonte me kolegun e tij Fatty Arbuckle.

Ai ishte i pari që organizoi audicion, sidomos për femra të reja e të bukura, shumë nga të cilat të mitura, e të cilat zakonisht përfundonin lakuriq. Por, sikur kjo të mos i mjaftonte, i detyronte të mbështeteshin për muri, e ky i gjuante me pite. Kjo për të ishte shumë qesharake. Ndërsa, natyrisht, ato e kishin të ndaluar të flisnin për këtë, sepse kundërshtimi i urdhrave të tij do të rezultonte me audicion të pasuksesshëm. /Telegrafi/

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi