Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Diçka reth vetëvrasjes Empty Diçka reth vetëvrasjes

Sun 24 Apr 2011 - 7:34
Një çështje e rëndësishme e lidhur ngushtë me çrregullimet e gjëndjes shpirtërore është ajo e vetëvrajes. Vetëvrasja është një mundësi reale në rastet e depresionit. Afërsisht, një në dhjetëmijë amerikan vret veten. Sipas Organizatë Botërore të Shëndetësisë, çdo 40 sekonda, diku në botë, një person vret veten. Mbi 1 000 000 njerëz vrasin veten çdo vit në botë. Vetëvrasja zë vendin e tetë në listën e shkaqeve të vdekjeve në popullatën e përgjithshme botërore, por shkaku i tretë në popullatën mes moshës 16-24 vjeç. Rreth 25 000 persona vrasin veten çdo vit në SH.B.A., kurse në Shqipëri rreth 1500.
Më shumë tentojnë vetvrasjen gratë se sa burrat, por janë burrat që vdesin prej vetëvrasjes tre herë më shumë se gratë. Mosha mesatar e atyre që tentojnë vetvrasjen është 30 vjeç, por një rritje e madhe vërehet në kohët e fundit tek të rinjtë nën 20 vjeç si dhe tek të moshuarit.
Përse njerëzit përpiqen të kryejn vetëvrasje? Pavarësisht se ka arsye të shumta dhe specifike, shumica e atyre që tentojnë, apo arrijnë vetëvrasjen, shoqërohen nga ndjenja se jeta e tyre nuk vlen më të jetohet. Ndjenja e të qënit pa shpresë dhe ajo e fajita janë mbizotërues në raste të tilla.
Pavarësisht ndryshimeve specifike, tek njerëzit që tentojnë vetvrasje dallohen disa karakteristika:


• Vendimet që marrin dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve, zakonisht janë të gabuara.
• I shohin situatat dhe veten e tyre si të pashpresa.
• Kanë shumë shtrembërime konjitive rreth vetes së tyre, përballë të tjerëve dhe së ardhmes.
• Humbasin ndjenjën e kontrollit dhe qëllimit personal dhe vetëvrasja shihet si zgjidhja e duhur.
• Humbasin ndjenjën e vlerësimit të njerëzve të tjerë dhe t kujdesit të tyre.


Radhë herë, vetëvrasa është një vendim i menjëhershëm, i shtyrë nga një impuls i çastit. Gjatë ditëve dhe orëve para vetëvrasjes, përgjithësisht dallohen sinjale apo shenja paralajmëruese. Sinjalet më të forta janë ato verbale, si p.sh. “nuk vazhdohet më kështu”, “nuk më intereson më asgjë”, “po më mbushet mendja ti jap fund” etj. Paralajmërime të tilla duhen marrë gjithmonë seriozisht. Të tjera shënja mund të jenë:


• Të mbyllurit (kyçurit) brenda.
• Të sjellurit në mënyra të rrezikshme.
• Sistemimi i punëve, apo i objekteve me vlerë.
• Abuzim me drogat, alkoolin apo ilaçet.
• Shfaqje e vuajtjes së madhe si shkak i ndonjë humbjeje të një të afërmi, apo i ndryshimeve të rëndësishme në jetë.


Zakonisht njerëzit që përgatiten të vetëvriten sillen në mënyrë ndryshe nga zakonisht, duke qarë vazhdimisht, apo duke u sjellur dhunshëm, duke qënë agresivë, impulsivë, të tjerë ndërpresin të folurit, shkruajnë apo bisedojnë rreth vdekjes dhe vetëvrasjes, etj. Ata humbasin energjitë fizike, kanë çrregullime të gjumit, të oreksit, shtim, ose pakësim të peshës trupore, shtim i sëmundjeve të vogla, humbje e interesit seksual, humbje e interesit për pamjen e tyre (aparencën), etj. Këto shenja, në të shumtën e rasteve i ndeshim në persona me çrregullime të ndryshme psikologjike, që nuk kanë ndër mend të tentojnë për të vrarë veten, por gjithashtu i ndheshim tek të gjithë ata që tentojnë vetëvrasjen, prandaj është e rëndësishme t’i vlerësojmë drejt ato. Persona të tillë, gjithashtu mendojnë shpesh rreth vetëvrasjes, “shohin ëndrra me sy hapur”, si dhe karakterizohen nga pamundësia për të parë përtej problemit të tyre.
Vetëvrasja është pasoja më e rëndë e depresioneve unipolarë, bipolarë, apo skizofrenive.
Shpesh, personat që mendojnë vetëvrasjen, gjënden në mëdyshje për veprimin e tyre, prandaj një element i ardhur nga jashtë mund t’i kthehet në votë ‘pro’ ose ‘kunder’ marrjes së vendimit fatal. Pra, duhet të tregohemi të kujdesshëm. Depresioni është faktor kyç në vetëvrasje. Edhe pse shumica e personave që vuajn nga depresioni, nuk vetëvriten, rreth 80% e personave që tentojnë apo kryejnë vetëvrasje vuajn nga çrregullime depresive.

Disa mendësi tejet të gabuara mbi vetëvrasjen


Për fat të keq, edhe kur flitet për një fenomen kaq serioz si vetëvrasja, të shumtë janë ata që bazohen në idetë e pasakta e të përcipta që gjerësisht qarkullojnë në shoqërinë tonë. Opinioni publik tenton të heqë përgjegjësitë nga vetja duke e klasifikuar vetëvrasjen si një ngjarje të paparashikueshme nga mendja njerëzore, e për rrjedhojë të paracaktuar e të diktuar nga logjika e 'profecisë që përmbushet'. Mendësi të tilla mund të përkthehen në fatalitetin vetëvrasës të atyre që me zë të mekur kërkojnë dëshpërueshëm ndihmën tonë, ndaj dhe duhen njohur. Kështu, mendohet se:



1- Njerëzit që flasin për vetëvrasje, nuk kanë ndërmend ta bëjnë. Në fakt, tre nga katër prej atyre që i janë larguar me dashje jetës, ua kanë bërë me dije këtë qëllim të tjerëve. Zakonisht personat paralajmërojnë, përmes atyre që thonë a bëjnë. P.sh., ata mund të shprehen se të tjerët do të ishin më mirë pa ta, ndërsa në raste të tjera bëjnë dhurata të papritura e të pashpjegueshme shpesh duke falur sende me vlerë apo që kanë domethënie personale.

2- Çshtë e lehtë të përcaktohen motivet që kanë çuar në vetëvrasje. E vërteta është që ne e kemi mjaft të vështirë të kuptojmë arsyet përse njerëzit vetëvriten. Mund të hamendësojmë, por jo domosdoshmërisht të jemi të saktë. Kupa mund të ketë kohë që është mbushur, e ajo çka vëmë re ne mund të jetë thjesht gjykimi ynë i cekët i situatës. Motivet mund të jenë të dukshme ose të fshehura: agresivitet i kthyer së brendshmi, shtrembërim psikologjik për të nxitur ndjenja të fajit te të tjerët, përpjekje për të marrë me dhunë dashurinë e të tjerëve, tentativë për të shlyer gabime të së shkuarës, tentativë për t'iu larguar ndaj ndjenjave të papërshtatshme për nga normat sociale a personale (psh atyre incestuale a homoseksuale), dëshira për t'u ringjallur, dëshira për t'u bashkuar me një person të dashur tashmë të vdekur, dëshira apo nevoja për t'iu larguar stresit, shtrembërimit, dhimbjes a boshllëkut emocional

3- Të gjithë ata që vetëvriten kanë kaluar gjendje depresive. Vërtetë, por jo të gjithë. Pjesa më e madhe e atyre që vetëvriten nuk janë të dëshpëruar. Ata madje mund të shfaqen të qetë e në paqe me veten pas pjekjes së vendimit. Megjithëse personat që vetëvriten janë përgjithësisht të palumtur, ata funksionojnë brenda logjikës e në kontakt me realitetin.

4- Përmirësimi i gjendjes emocionale shpie në uljen e rrezikut për vetëvrasje. Fakt është që personat e kryejnë atë pikërisht atëherë kur dhimbja e tyre shpirtërore duket se lehtësohet. Në këtë moment është provuar që ata gjejnë fuqinë e duhur për të vënë në jetë aktin.

5- Kush ka frikë nga vrasja nuk ia heq vetes. E megjithatë, pjesa më e madhe e tyre kanë ndjenja të mbivendosura që luhaten midis dëshirës së madhe për të jetuar dhe 'nevojës' për t'iu larguar situatës së pashpresë.

6- Vetëvritet ai që ndjehet vetëm. Megjithëse gjithë reflektimi që çon në vetëvrasje ndodh brenda mendjes së personit, shpesh është e mundur që arsyeja kryesore të jetë marrëdhënia e dhimbshme me bashkëshortin, fëmijët, të dashurin, apo dikë tjetër të rëndësishëm.

7- Nuk duhet përmendur litari në shtëpinë e të varurit'. E thënë ndryshe Nuk i duhet folur rreth vetëvrasjes, pasi personi mund të drejtohet drejt marrjes në shqyrtim të atij veprimi. Në fakt, të mos flasësh me një person që ka mundësi të kryejë vetëvrasje mbi problemet e tij, nuk do të çojë askund tjetër veçse në izolim akoma më të madh dhe do ta bëjë të ndjehet i mbytur në problemet e tij. Një sy i jashtëm do ta ndihmonte të rishikonte në një dritë më realiste problemet që nga këndvështrimi i tij ngjajnë të pakapërcyeshme.



Praktikisht, nëse dyshoni se dikush pranë jush ka qëllim të dëmtojë veten, mbani parasysh ato që u thanë më lartë dhe ndiqni këshillat e mëposhtme:



Përpiquni:
Mos bini në gabimin që:

Të flisni hapur e qartë mbi shqetësimin që keni rreth gjendjes së tjetrit.
Të shfaqni interes për gjendjen e tij.
Të ruani qetësinë gjatë bisedës.
Të jeni pozitiv, duke nxjerrë në pah rrugëzgjidhjet përkundrejt veprimit të pashpresë.
Të shmangni premtimin e gjërave të pamundura e për rrjedhojë të pabesueshme.
Të viheni në kontakt me një profesionist të shëndetit mendor.
Të rrisni ndjenjat e fajit te tjetri.
Të premtoni të mbani sekretin.
Të shfaqni gjykime morale mbi vetëvrasjen.
Të minimizoni problemin.
Ta lini personin vetëm.
Të përfshiheni më shumë se duhet te problemi dhe te zgjidhja e tij.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi