Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Serbisë i kërkohet që të ndalë përzënien me forcë të romëve Empty Serbisë i kërkohet që të ndalë përzënien me forcë të romëve

Mon 25 Apr 2011 - 20:48
BEOGRAD, Serbi -- Vëzhguesja e të drejtave të njeriut Amnesty International u kërkoi të enjten (7 prill) autoriteteve në Beograd që të ndalin përzënien me forcë të romëve dhe t'u ofrojnë atyre strehim të përshtatshëm. Në një raport të nxjerrë në prag të Ditës Ndërkombëtare të Romëve të premten, organizata tha se "në vend që të ndalin përzëniet me forcë, autoritetet serbe në Beograd po kryejnë shumë dhe më shumë nga to, duke i përzënë bashkësitë rome nga shtëpitë e tyre." Ai rekomandoi "garantimin për romët të të drejtave për strehim me instalime hidrosanitarë, brenda mundësive së strukturave publike dhe punësim e siguri nga përzëniet e ardhshme me forcë". Sipas raportit, shumë nga këto përzënie vijnë nga një plan i Asamblesë së Beogradit, që parashikon projekte në shkallë të madhe të infrastrukturës të financuar nga Banka Botërore për Rindërtimin dhe Zhvillimin dhe Banka Europiane e Investimeve. Përllogaritet se 500,000 romë jetojnë në Serbi, gati 7% e popullsisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi