- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Bëni kujdes nga zhurma!
Thu 28 Apr 2011 - 8:11
Personat të cilët jetojnë në vende të zhurmshme kanë rrezik më të madh që të kenë shtypje të lartë të gjakut, sugjeron një studim i realizuar nga shkencëtarët suedezë nga Universiteti Lund.
Rezultatet e tyre tregojnë se personat të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj zhurmës më të lartë se 60 decibelë, janë për 25% më të rrezikuar që të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut.
Revista “Environmental Health” paralajmëron se ndaj kësaj sasie të zhurmës janë të ekspozuar ¼ e banorëve të vendeve perëndimore.
Sipas fjalëve të ekspertëve, ekspozimi ndaj zhurmës sjell deri te shfaqja e stresit dhe pagjumësisë- faktorë të njohur që shtojnë rrezikun për shtypjen e lartë të gjakut.
Ky hulumtim është i bazuar në analizat e realizuar te 28.000 njerëz, ndërsa veç tjerash ka treguar se personat më të ndjeshëm në zhurmë, janë ata të moshës së re dhe moshës mesatare.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi