- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
BILANCI I ENERGJISË ELEKTRIKE, GJASHTËMUJORI II 2010
Sat 30 Apr 2011 - 19:39
Burimet e energjisë elektrike në vitin 2010 u rritën 21.2 përqind, krahasuar me vitin 2009. Sasia e energjisë së prodhuar dhe asaj të importuar arriti vlerën 8,719 GWh.
Prodhimi total i energjisë elektrike në vend u rrit ndjeshëm me 47.5 përqind, krahasuar me vitin 2009. Sasia totale e prodhuar është 7,715 GWh dhe përbën 88.5 përqind të burimeve gjithsej të energjisë.
Në vitin 2010 burimi i vetëm i prodhimit të energjisë elektrike ishte prodhimi në hidrocentrale. Rritja e konsiderueshme në sasinë e energjisë së prodhuar prej HEC-ve, me 47 përqind krahasuar me vitin 2009 ka dhënë ndikimin kryesor në rritjen e prodhimit total të energjisë. Rritje të ndjeshme pati dhe prodhimi i energjisë nga impiantet private e me konçension me 78.1 përqind krahasuar me vitin 2009, e cila përbën 2.1 përqind të prodhimit në vend.
PRODHIMI, IMPORTI DHE BURIMET GJITHSEJ TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Importi (përfshirë këmbimet) i energjisë elektrike pati një ulje prej 48.9 përqind krahasuar me vitin 2009. Në vitin 2010, sasia e importuar (përfshirë këmbimet), arriti vlerën 1,005 GWh nga 1,964 GWh në vitin 2009. Ajo përbën 11.5 përqind të sasisë së burimeve gjithsej në vitin 2010 nga 27.3 përqind në vitin 2009.
IMPORTI DHE EKSPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËRFSHIRË KËMBIMET
Humbjet në rrjet janë ulur 6.9 përqind në krahasim me vitin 2009. Sasia e humbjeve totale është 2,167 GWh. Ato përbëjnë 24.9 përqind të sasisë së energjisë disponibël për përdorim. Humbjet në shpërndarje janë ulur 9.7 përqind. Ato vazhdojnë të zënë pjesën më të rëndësishme të humbjeve në rrjet me 88.2 përqind.
HUMBJET NË RRJET TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Përdorimi nga konsumatorët në vitin 2010 është rritur 7.1 përqind krahasuar me vitin 2009. Sasia e disponueshme për konsum final arriti vlerën 4.606 GWh dhe përbën 52.8 përqind të sasisë totale të energjisë elektrike për përdorim.
Energjia e konsumuar nga sektori i familjes është rritur 6.8 përqind. Ky sektor ka konsumuar 56.2 përqind të sasisë së energjisë të disponueshme për konsum final. Sasia e energjisë elektrike të konsumuar nga përdoruesit e tjerë është rritur 7.5 përqind krahasuar me vitin 2009.
PËRDORIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE NGA KONSUMATORËT
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi