Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Mish dashi në tavë Korçe Empty Mish dashi në tavë Korçe

Mon 2 May 2011 - 6:52
Për këtë tavë (tepsi), në stinë të ndryshme, përdoren zarzavate të ndryshme.
Pritet mishi në copa të mëdha, thahet me letër guzhine, hidhet të skuqet në një tenxhere ku është hedhur gjalpi, pastajhidhet ujë dhe kripë, ku lihet të ziejë për gjysëm ore.

Qepët dhe të gjitha zarzavatet, priten në copa (kubik), dhe hidhen në një tavë (tepsi). Sipër hidhet mishi me lëngun e mbetur nga zierja.
Në fund hidhet vaji, majdanozi i grirë, dafina, piperi i zi, dhe pasi përzihen mirë, futen në furrë për tu pjekur. Gjatë pjekjes, tava nxirret nga furra dhe zarzavatet përzihen në mënyrë që të piqen mirë.
Shërbehet e ngrohtë.

Për stinën e verës:
500gr. mish dashi, 6 ls vaj, 1 ls gjalpë, 4 speca, 2 qepë mesatare, 3 patëllxhana të zi, 1 grusht bamje, 3 domate, 1 tufë majdanoz, 1 gjethe dafinë, kripë, piper i zi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi