- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Tavë me domate
Mon 2 May 2011 - 7:03
Përbërësit:
* 1 kg mish me asht
* 3 kg domate
* 5 qepë
* 400 gr speca pa djegës dhe 2-3 speca djegës
* 1 degë selino
* 1 tubë majdanoz
* disa gjethe fesligjen
* 250 gr gjalpë ose vaj ulliri
* 1 filxhan kafeje oriz (mund t’i shtohen edhe patate)
* kripë, piper, specall, vegetë.
Përgatitja:
Priten qepët imët, domatet në katrorë të vegjël, specat në rrathë. Majdanozi dhe fesligjeni priten imët. Të gjithë përbërësit përzihen duke përfshirë edhe orizin e larë. Hidhen mëlmesat, masa përzihet dhe vendoset në tavë. Futet mishi aty-këtu në perime. Gjalpi pritet në copa dhe vendoset mbi perime. Tava futet në furrë të nxehtë me temperature 250ºC dhe sa të fillojë të vlojë, ulet temperature në 180ºC që të piqet dalëngadalë për 3-4 orë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi