Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vrasja e Bin Laden, Topi mesazh Obamës: Fitore kundër terrorizmit Empty Vrasja e Bin Laden, Topi mesazh Obamës: Fitore kundër terrorizmit

Mon 2 May 2011 - 10:52
TIRANE – Lajmifundit - Presidenti i Republikës Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përshëndet asgjësimin e Osama Bin Ladenit duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
“I dashur Zoti President, Më lejoni t’ju përgëzoj për përmbushjen e misionit të vënies së drejtësisë në vend nga forcat amerikane me asgjësimin përfundimtar të Osama Bin Ladenit, duke arritur në këtë mënyrë shënimin e njërës prej fitoreve më të rëndësishme në luftën e gjatë e të vështirë kundër terrorizmit ndërkombëtar!-, shkruhet në mesazhin e dërguar nga Presidenti Topi në adresë të homologut Obama.
Topi shkruan në mesazh se si President i Republikës së Shqipërisë dhe në emër të mbarë popullit shqiptar, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta për arritjen e këtij suksesi, që më ngazëlleu dhe në të njëjtën kohë më bëri të ndihem krenar që vendi im është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të Shqipërisë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit.
Më lejoni, Zoti President, që në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh edhe njëherë urimet më të mira për këtë fitore të madhe dhe në të njëjtën kohë t’Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të NATO-s duke dhënë kontributin e vet në sfidat e ardhme për liri, demokraci si dhe për të ndërtuar një botë akoma edhe më të mirë për të gjitha kombet e të ardhmen e tyre!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi