Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, një shqiptar akuzohet për mbështetje të terrorizmit Empty SHBA, një shqiptar akuzohet për mbështetje të terrorizmit

Sat 10 Sep 2011 - 13:16
Autoritetet amerikane ngritën të premte akuza ndaj Agron Hasbajrami, me banim në Nju Jork dhe shtetësi shqiptare, për dhënie ndihmë materiale një grupi terrorist.Sipas Zyrës së FBI-së në Nju Jork Agron Hasbajrami synonte të shkonte në Pakistan për t’u bashkuar me një grup xhihadist.Për të realizuar këtë synim, ai kishte shkëmbyer mesazhe përmes e-mailit me një kontakt në Pakistan dhe kishte shprehur dëshirën të vdiste si martir.Sipas akuzës, ai synonte të bëhej pjesë e këtij grupi që kishte vrarë ushtarë amerikanë. Sipas autoriteteve amerikane Hasbajrami kishte dërguar mbi 1 mijë dollarë në Pakistan për të mbështetur grupin terrorist.Në 11 gusht ai kishte blerë një biletë ajrore për të shkuar në Pakistan përmes Turqisë. Më pas ai e anuloi biletën, dhe bleu një tjetër për më 6 shtator.Hasbajrami u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Kenedit, në Nju Jork, ndërsa po bëhej gati të hipte në avion për në Turqi.Në se shpallet fajtor nën akuzat për mbështetje materiale për grupet terroriste, ai mund të dënohet me 15 vjet burg.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi