Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Plumb në kokë ndaj Bin Laden, trupat speciale dhe CIA vepruan në 40 minuta Empty Plumb në kokë ndaj Bin Laden, trupat speciale dhe CIA vepruan në 40 minuta

Mon 2 May 2011 - 10:54
“Navy Seals” ose siç njihet ndryshe skuadra e forcave speciale amerikanë e specializuar për veprime në ajër, tokë dhe det ka kryer ekzekutimin në terren të Osama Bin Laden sëbashku me operativët e shërbimit inteligjent amerikan CIA. Operacioni sekret i vrasjes së Bin Laden është kryer në Abbodabad, 100 kilometra larg kryeqytetit të Pakistanit Islamabad në një ndërtesë që ishte thuajse tetë herë më e madhe se ndonjë objekt rreth saj. Mësohet se Bin Laden i ka rezistuar sulmit të amerikanëve dhe mëpas është vrarë në të shtëna e sipër me plumb ne koke. Nga të dhënat mësohet se katër persona të tjerë janë vrarë mes të cilëve është një grua e përdorur si karrem. Një zyrtar i administratës amerikane tha se Presidenti Amerikan nuk e kishte ndarë informacionin inteligjent me vende të tjera përpara sulmit ndaj Bin Laden dhe kjo për shkaqe sigurie. Vetëm një numër shumë i vogël personazh brenda qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë në dijeni të aksionit. Aksioni i skuadrës së forcave speciale ka zgjatur 40 minuta deri në vrasjen e Bin Laden.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi