Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Kur gratë duhet t’i paguajnë burrat për divorc Empty Kur gratë duhet t’i paguajnë burrat për divorc

Sat 7 May 2011 - 14:04

Kur gratë duhet t’i paguajnë burrat për divorc Main_divorc1

Gjithmonë jemi mësuar të shkruajmë rreth dëmshpërblimit që marrin
gratë të cilat kanë qenë në martesë me meshkuj të famshëm, sidomos me
këngëtarë, aktorë dhe regjisorë. Por këtë herë është më ndryshe, pasi
ata që duhet t’i fusin duart në xhepat e tyre dhe të paguajnë
dëmshpërblimin janë pikërisht gratë. Dhe në mesin e tyre janë emra shumë
të njohur, si Madonna, Britney Spears, Jessica Simpson, Christina
Aguilera, Reese Witherspoon, Sandra Bullock, e shumë të tjerë.

Madonna & Guy Ritchie

Pas tetë vitesh martesë, çifti i famshëm ishte ndarë në vitin 2008.
Dhe pasi divorci i tyre ishte finalizuar, këngëtarja e famshme është
dashur t’i paguajë dëmshpërblimin burrit të saj regjisor, në vlerën prej
92 milion dollarëve, çka është dëmshpërblimi më i lartë që ka paguar
një femër.

Britney Spears & Kevin Federline

Martesa e tyre kishte zgjatur vetëm tre vjet, por këto ishin të
mjaftueshme për Kevinin. Ai përveç që ka marrë rreth 5 milionë dollarë
nga divorci, ai gjithashtu për një periudhë 20-vjeçare, do të marrë çdo
muaj nga 40 mijë dollarë nga këngëtarja e popullarizuar.

Jessica Simpson dhe Nick Lachey

Kur çifti në fjalë kishte aplikuar për divorc, të gjithë kishin
pritur se këngëtari do të kërkonte gjysmën e pasurisë së gruas së tij e
cila peshonte 35 milionë dollarë, por ai në fund ishte pajtuar për një
shumë simbolike prej vetëm 1.5 milion dollarë, të cilat ajo pa problem
ia kishte dhënë.

Christina Aguilera & Jordan Bratman

Ata janë ndarë vetëm muaj më parë, pas katër vjetësh martese.
Christina kishte insistuar që procesi i divorcit të përfundojë sa më
shpejt që të jetë e mundur, por Jordan kishte hezituar, përderisa
Christina i kishte ofruar atij një shumë të madhe parash. Edhe pse nuk
dihet saktësisht kjo shumë, disa burime thonë se bëhet fjalë për rreth
20 milionë dollarë.














Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi