Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kujtesa është e gjinisë …femërore Empty Kujtesa është e gjinisë …femërore

Wed 11 May 2011 - 4:06
Për femrat ky është një lajm i paharrueshëm. Por nqs jeni mashkull, ndoshta do tju duhet të harroni
vendimin modern për ….betejën e dy gjinive.
Shkencëtarë nga Universiteti i Londres dolën në përfundimin se kujtesa e femrës është më e fortë se
ajo e meshkujve. Gjithashtu ka shumë mundësi të përmirësohet, ndërsa kujtesa e një mashkulli
dobësohet.

Rezultati vjen si pasojë e një studimi në 10000 burra dhe gra në një moshë mesatare 52 vjecare, të cilët
marrin pjesë që nga dita që kanë lindur, në studimin britanik të shëndetësisë, të arsimit dhe marrëdhënieve..
Kur vullnetarët u bënë 50 vjec, hulumtuesit u kërkuan tu nënshtroheshin testeve të ndryshëm.

Në të parin, dëgjuan 10 fjalë të përditshme dhe në vazhdim kishin 2 min kohë në dispozicion, për të
kujtuar sa më shumë fjalë.Më vonë bënë një pushim për 5 min dhe u kërkua prej tyre të përsërisnin
fjalët.Në të 2 rastet, femrat kishin rezultate më të mira.

Femrat ishin gjithashtu më të shpejta në një test, në të cilin atyre u duhej të identifikonin, 2 simbole
të vecanta në një sërë letrash të shpërndara. Në një tjetër test, në të cilin duhej të hynin sa më shumë
lloje kafshësh, femrat dhe meshkujt kishin rezultate të njëjta.

Dallimet në perceptimin, në reagimin dhe në kujtesën e dy gjinive, nuk ishin si pasojë e gjendjes
shëndetesore ose e nivelit arsimor të vullnetarëve.

Sipas pedagoges Xhein Eliot , drejtoreshë në CLS dhe bashkëpunëtorëve të saj nuk është akoma
e qartë, se përse kujtesa e femrës është superiore , por nuk përjashtohet të luaj rol hormoni femëror
i quajtur estrogen.

Dr.Eliot theksoi se dallimet nuk janë të mëdha, por janë të dukshme dhe ndoshta bazohen në një
arsye biologjike.

Teoria se pas këtyre dallimeve, fshihen estrogenet i ka premisat në një studim amerikan i publikuar
nje vit më parë dhe sipas këtij studimi kujtesa e femrave keqësohet kur nivelet e estrogenit crregullohen
gjatë menopauzës dhe kur ata stabilizohen kujtesa e fortë rikthehet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi