Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

KE: Shikimi i gjinisë para lindjes, shkak për aborte Empty KE: Shikimi i gjinisë para lindjes, shkak për aborte

Sat 18 Feb 2012 - 16:16
KE: Shikimi i gjinisë para lindjes, shkak për aborte 30661_6TIRANË- Njohja e gjinisë gjatë kohës së shtatzënisë është bërë shpesh shkaktar për abortimin e foshnjës. Kryesisht 'dënimi në embrion' është për seksin femër. Specialistët shqiptarë të mjekësisë kanë nisur të diskutojnë mbi mundësinë ose jo të tregimit të gjinisë së fëmijës para lindjes.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili deklaroi se për të eliminuar abortin selektiv në vendin tonë, nuk përjashtohet mundësia e mostregimit të gjinisë. Shqipëria e legjitimoi abortin në fillim të viteve '90 dhe ai lejohet deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Në lidhje me këtë çështje, drejtoresha e maternitetit "Koço Gliozheni", Rubena Moisiu, ka thënë se raste të aborteve selektive në vendin tonë ka, por mungojnë statistikat e sakta. "Nuk jam në dijeni për atë çfarë ka thënë ministri Vasili, por për ne është e rëndësishme se çfarë do të vendoset. Ka raste, nuk mund të thuhet se nuk ka raste të aborteve selektive në vendin tonë, por mungojnë statistikat",- ka thënë Moisiu.
(el.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
KE: Shikimi i gjinisë para lindjes, shkak për aborte Spacer
KE: Shikimi i gjinisë para lindjes, shkak për aborte Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi