Më pak aborte në shtet, por më shumë në privat
Sat 26 Oct 2013 - 0:24
- Elton Koroveshi, mjeku obstetër-gjinekolog tregon arsyet që i shtyjnë femrat të ndërpresin shtatzëninë
- Mënyrat e abortimit dhe neglizhenca për të ndjekur mbarëvajtjen e shtatzënisë
Neritan Gjergo
-Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” pret çdo ditë me dhjetëra gra shtatzëna të cilat presin me shqetësim përgjigjen e mjekut për gjendjen shëndetësore të tyre dhe të foshnjave. Një pjesë e tyre nguten që të hyjnë në radhë për një tjetër arsye. Kërkesa e tyre për ta ndalur shtatzëninë merr përgjigje vetëm nëse ngjizja e fëmijës nuk i ka kaluar dymbëdhjetë javë. Numri i tyre konsiderohet i vogël në krahasim me ato që zgjedhin të abortojnë në klinikat private. Pasojat social-psikologjike janë të pashmangshme, e megjithatë ato e kanë vendosur që të ndalin lindjen e fëmijës. Sipas mënyrës së abortit, gjendja e tyre shëndetësorë do të marrë një tjetër rrjedhë. Pasojat e mundshme të mëvonshme pas abortit janë: paaftësi për të mbetur përsëri shtatzënë, aborte spontane, lindje të fëmijëve të vdekur, shtatzëni jashtë mitre, lindje e parakohshme, sëmundje inflamatore pelvike etj.
Sipas statistikave të vitit 2012 në Shqipëri ka pasur rreth 9000 aborte. Deri në momentin që po flasim a ka të dhëna për numrin e shtatzënave që kanë abortuar?
Normalisht që ka të dhëna për rezultatin e numrit të aborteve. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” numri total i aborteve ka pësuar rënie, por kjo nuk do të thotë se numri total i aborteve është pakësuar. Ka një shpërndarje të grave që abortojnë, jo vetëm në institucionet shtetërore, por edhe në institucione private. Sot, po shtohet tendenca e abortimit në moshë të hershme të shtatzënisë dhe ky quhet abort medikal, me kokrra sepse pas javës së shtatë kryhet aborti me vegla. Aborti medikal, i cili kryhet para javës së shtatë është masiv dhe këto raste nuk i llogarisim dot. Mund të themi që abortimi me vegla është pakësuar, çka ka sjellë edhe shtimin e abortimit medikal. Ne kemi statistika vetëm për institucionet shtetërore dhe nuk kemi të dhëna për institucionet private. Ne nuk dimë se sa aborte kryejnë klinikat private. Numri i tyre është i lartë dhe nevojitet posaçërisht një institucion që të mbledhë të dhënat statistikore sepse në këtë mënyrë është e pamundur të përcaktohet trendi në Shqipëri. Bile, mund të them që femrat shtatzëna e kanë më të lehtë të drejtohen në klinika private, përkundër institucioneve shtetërore.
Cilat janë mënyrat e abortimit?
Aborti ka dy mënyra. Aborti medikamentoz, ose mënyra me tableta dhe metoda tradicionale, me vegla. Kjo metodë ndahet në dilatacion kyretazh dhe dilatacion aspirimi. Aborti medikamentoz ka disa kritere. Për të kryer të tillë aborti duhet që barra të jetë sa më e vogël, jo më shumë se 6-7 javë në mënyrë që aborti të kryhet me sukses. Ende nuk është legalizuar zyrtarisht si formë, por meqë në farmaci medikamentet nuk mungojnë njerëzit i marrin. Por, lind nevoja për të bërë kontrolle sepse shfaqen efekte anësore. Gratë bëhen anemike, shfaqen hemorragji të zgjatura etj. Limiti i abortit është java e dymbëdhjetë dhe në këtë institucion nuk ka asnjë shans që të ndërhyhet pas kësaj kohe. Klinikat private mund të abuzojnë në këtë drejtim për shkak se nuk ushtrohen kontrolle nga institucionet përkatëse.
Cili është motivi që i shtyn femrat të abortojnë?
Ndërhyrjet më të mëdha vijnë për shkaqe gjinie. Familjet tradicionale shqiptare dëshirojnë pasardhës djem dhe në momentin që shohin seksin e fëmijës, në javën e trembëdhjetë ata vendosin nëse fëmija duhet të vijë në jetë apo jo. Kur mësojnë se në bark po rritet një vajzë ata i drejtohen klinikave private për ta ndalur shtatzëninë.
Në maternitet radhët e vizitave janë të gjata dhe vihet re shqetësimi i nënave për të mësuar mbarëvajtjen e shtatzënisë së tyre. A ka raste kur nënat neglizhojnë këshillat e mjekëve apo vizitat kur gjendja e tyre paraqet komplikacione?
Po. Dje ka pasur një rast. Ishte një vajzë beqare që erdhi për dhimbje barku dhe ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë. Ankohej për dhimbje barku dhe nuk e dinte që ishte shtatzënë. Rastet nuk janë të pakta. Për arsye ekonomike, sociale, religjioze, shumë gra e kanë problem të vizitohen te mjeku. Një pjesë e madhe ndalohen nga bashkëshortët në mënyrë fanatike. Gratë e mbuluara gjithashtu, nëse shohin mjek dhe jo mjeke kthehen mbrapsht.
Si kanë lëvizur grafikët e vdekshmërisë foshnjore në raport me vitet e kaluara?
Për këtë pikë duhen parë statistikat sepse nuk mund të gjykojmë nga këtu sepse materniteti i Tiranës është qendër kombëtare e fëmijëve prematurë, që do të thotë se këtu vinë nga të gjitha rrethet fëmijët e lindur para kohe. Dhe te këta fëmijë vdekshmëria është më e lartë. Kjo lëvizshmëri i lëviz statistikat dhe rrjedhimisht vdekshmëria në rrethe shkon në raport të zhdrejtë me qytetin e Tiranës. Por është e sigurt se me kalimin e viteve është duke u shtuar kujdesi shëndetësor dhe duke u rritur kualifikimi i mjekëve, vdekshmëria e fëmijëve dhe e nënave paraqet tendencë uljeje. Unë kam të dhëna nga Instituti i statistikave në Japoni, para një viti dhe vdekshmëria foshnjore shkonte 9 për 1000 lindje. Ndërsa te nënat kjo vdekshmëri ishte shumë herë më e ulët dhe shkonte përafërsisht 1 për 100000 lindje.shekulli.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Më pak aborte në shtet, por më shumë në privat
Sat 26 Oct 2013 - 10:59
9000 aborde!!!
Ju rente bomba ju rente!!!
Shqiperise i mungojne Shqipetaret, e ju dhe Engjejt ja shteroni!!!
T'ju vije TURP...
Ju rente bomba ju rente!!!
Shqiperise i mungojne Shqipetaret, e ju dhe Engjejt ja shteroni!!!
T'ju vije TURP...
Re: Më pak aborte në shtet, por më shumë në privat
Sat 26 Oct 2013 - 19:46
Stop Abortit
Një momentgjithmon kam prit
Me ardh dita për me lind
Nënën time ta përqafoi
Dhe aromën t’ia shijoj
A nuk munde me u bind
Që edhe unë për me lind
Të shijoj atë botë mety
Që kur të rritem të mbroi un ty .
Nëna ime shumë gabove
Nuk më linde më abortove
Më abortove pa asnjë faj
Ma morre jeten ma bëre vaj
Nëna ime po argëtohesh
Po vjen dita kur të pendohesh
Mos ke frik se vjen ajo dit
Sa të hapësh dhe mbyllur syt .
Nuk E din sa i dashur do isha
Ne boten tende kur do visha
Te pakten nje her tme kishe pa
Kurr prej meje nuk ishe nda .
Por ty nuk deshte te vi ne at bot
Tash eshte von dhe shum e kot
E djali yt nuk osht me ty
Shpresoj zotita fal nan ty .
Doja të rritem të bëhem me prind
Por se pata kët fat me lind
Spata fat me jetu
Dotë lutem me u pendu .
Gjithë kohën të kam përmendur
Ty moj nën ke qenë një engjull
Unë në zemër të kam pasur
Ndërsa ty nuk më ke dashur .
Nuk më deshe më le pas dore
Nuk më linde më abortove
Nëna jeten ma shkatrroi
U bë shkak që un s'jetoi.....
Mahir Ademi...
Një momentgjithmon kam prit
Me ardh dita për me lind
Nënën time ta përqafoi
Dhe aromën t’ia shijoj
A nuk munde me u bind
Që edhe unë për me lind
Të shijoj atë botë mety
Që kur të rritem të mbroi un ty .
Nëna ime shumë gabove
Nuk më linde më abortove
Më abortove pa asnjë faj
Ma morre jeten ma bëre vaj
Nëna ime po argëtohesh
Po vjen dita kur të pendohesh
Mos ke frik se vjen ajo dit
Sa të hapësh dhe mbyllur syt .
Nuk E din sa i dashur do isha
Ne boten tende kur do visha
Te pakten nje her tme kishe pa
Kurr prej meje nuk ishe nda .
Por ty nuk deshte te vi ne at bot
Tash eshte von dhe shum e kot
E djali yt nuk osht me ty
Shpresoj zotita fal nan ty .
Doja të rritem të bëhem me prind
Por se pata kët fat me lind
Spata fat me jetu
Dotë lutem me u pendu .
Gjithë kohën të kam përmendur
Ty moj nën ke qenë një engjull
Unë në zemër të kam pasur
Ndërsa ty nuk më ke dashur .
Nuk më deshe më le pas dore
Nuk më linde më abortove
Nëna jeten ma shkatrroi
U bë shkak që un s'jetoi.....
Mahir Ademi...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi