Siguria e mjeteve të skanimit në aeroporte
Sat 6 Feb 2010 - 15:38
Anketimet e publikut tregojnë se shumica e amerikanëve kërkojnë skanimin e të gjithë trupit, si mënyrë për t'u mbrojtur nga sulmet terroriste në linjat e avionëve komercialë.
Përfitimi nga skanerët po debatohet në një numër vendesh. Disa grupe kanë ngritur çështjen e privacisë. Por shumë njerëz besojnë se makinat mund të paraqesin edhe rrezik për shëndetin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Vidush Sinha, aparatet e skanimit lëshojnë sasi të vogla rrezatimi, që me kalimin e kohës, sipas shkencëtarëve, mund të shtojnë rrezikun për kancer.
Në se personi që akuzohet për tentativën e sulmit me bombë Ditën e Krishtlindjeve në avionin me destinacion Shtetet e Bashkuara do të kishte kaluar nëpër aparatin e skanimit të të gjithë trupit, eksplozivi që ai kishte në trup mund ta ishte dalluar dhe tentativa për sulm do të ishte zbuluar shumë më herët.
Shtetet e Bashkuara, veç Britanisë, Holandës, Francës dhe Italisë, kanë bërë të njohura planet për instalimin e skanuesve të trupit nëpër aeroporte.
"Është shumë e vështirë të gjesh eksplozivët me pajisjet që tani janë në dispozicion. Skanuesit e trupit janë në gjendje ta bëjnë këtë".
Rrezet X kontrollojnë me hollësi trupin,makinat gjenerojnë imazhe korrekte që mund të dallojnë objekte të fshehura nën rroba.
Përveç shqetësimeve për privacinë, ka përherë e më tepër diskutime lidhur me rrezikun e mundshëm të kancerit nga rrezatimi i lëshuar nga skanerët. Por sipas ekspertëve, rreziku është i vogël. Rrezatimi nga e ashtuquajtura teknologji "backscatter" është 2 mijë herë më e vogël se nga një radioskopi dhe 200 herë më e vogël se analiza radiologjike e quajtur Cat-Scan.
Mahadavepa Mahesh është profesoreshë e radiologjisë në Universitetin e Mjekësisë John Hopkins të Baltimorës.
"Koha e ekspozimit është 8-15 sekonda dhe niveli i rrezatimit është i ulët pasi rrezet X që përdoren këtu nuk depërtojnë në trup. Është një dozë tepër e vogël dhe rrezatimi i shpërndarë që vjen nga trupi kapet nga një detektor dhe kështu merr imazhin".
Personi që akuzohet për tentativën e sulmit të Krishtlindjeve, Umar Faruk Abdulmullatab, fluturoi nga Amsterdami dhe Lagosi.
Sipas mediave, Nigeria kishte marrë aparatura për skanimin e trupit nga Shtetet e Bashkuara por nuk kishte përdorur një të tillë për skanimin e personit që akuzohet për tentativën e sulmit.
Disa ekspertë thonë se këto makina të kushtueshme do të jenë të vështira për shumë vende afrikane dhe të varfra për t'u blerë dhe instaluar.
Rreziku i ekspozimit ndaj rrezatimit mund të jetë më i madh në vendet në zhvillim, ku disa thonë se mirëmbajtja e makinerive mund të mos jetë e mirë.
"Siç veprojmë me skanuesit nëpër spitale, ku bëjmë kontrolle periodike për t'u siguruar që nivelet e rrezatimit janë të specifikuara dhe brenda kufijve të pranueshëm, kjo është e rëndësishme. Ekziston gjithmonë një mundësi që skanerët të kenë defekt dhe që ato të lëshojnë më tepër rrezatim dhe për të shmangur këtë, ato duhen kontrolluar vazhdimisht".
Megjthëse shumë ekspertë besojnë se ekspozimi ndaj rrezatimit nga skanuesit për të gjithë trupin, nuk do të përbëjë rrezik për kancer, disa bëjnë thirrje për kujdes.
Dr. David Brenner i Universitetit Kolumbia të Nju Jorkut është një prej tyre.
"Fëmijët në përgjithësi janë më të ndjeshëm se të rriturit ndaj radiacionit, por më i ndjeshëm është embrioni dhe fetusi tek gratë gjatë shtatzëna".
Ekspertët thonë se nevojiten më tepër studime për këtë çështje

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi