- Ak-47Anetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 35
Postime : 13657
Hobi : Cdo gje
Vendndodhja : Tirane
Anetaresuar : 10/02/2011
Hani mëngjes që të mos shëndosheni
Mon 16 May 2011 - 16:10
Për momentin jetojmë në një gjendje emergjente: po rrisim një brez fëmijësh obezë dhe mbipeshë, që padashur e pa kujtuar, kur të rriten, pesha e tyre trupore nuk do të ndryshojë, por do mbetet në këto përmasa, duke shtuar edhe më shumë rreziqet që sjell kjo anomali. Alarmi i fundit vjen nga kongresi kombëtar, "Ushqimi dhe Metabolizmi i Fëmijëve", i mbajtur së fundmi në Verona. Përveç shqetësimeve, kongresi ka zbuluar dhe një detaj shumë të rëndësishëm për shëndetin e të vegjëlve: nëse i bindim ata të konsumojnë rregullisht mëngjesin, atëherë jemi në rrugën e duhur dhe mund ta parandalojmë rrezikun që në të ardhme të mos bëhen obezë.
Mëngjesi
Këtë e kanë pohuar ekspertët e Shoqërisë së Obezitetit, të cilët kujtojnë shifrat alarmante: një në tre fëmijë është mbipeshë, ndërsa një në dhjetë është obez. Kush është obez në fëmijëri, ka shumë probabilitet që edhe kur të rritet të mbetet i tillë. "Një studim i fundit për temën në fjalë tregon se konsumimi i rregullt i mëngjesit është i lidhur ngushtë me treguesin e peshën së trupit", shpjegon një ekspert, i cili është sekretar shkencor i kongresit.
Me fjalë të tjera, pavarësisht nga faktorët e tjerë (mosha, seksi, aktiviteti fizik e kështu me radhë), sa më rregullisht ta konsumoni mëngjesin, aq më i vogël është rreziku për t‘u shëndoshur. Për të gjithë ata që nuk e dinë, mëngjesi është shumë i rëndësishëm, sepse përveç karbohidrateve, të cilat nevojiten si "karburant" për aktivitetet shkollore, plotëson edhe ushqimet e tjera esenciale, siç është kalciumi i qumështit. Dita duhet të nisë me një mëngjes të shijshëm, sepse ai përbën 60 për qind të kalorive të ditës. Fatkeqësisht, sot ndodh e kundërta.
Të gjithë i kushtojnë rëndësi darkës. Kjo jo për zgjedhje, por për detyrim, sepse është darka ajo që i mbledh të gjithë pjesëtarët e familjes në shtëpi. Kështu, duke konsumuar shumë kalori në darkë, është e pamundur të kesh oreks mëngjesin tjetër. Me ose pa dëshirë, ky zakon është i vështirë për t‘u hequr. Për pasojë, shumë fëmijë dalin nga shtëpia pa mëngjes, duke prishur që në orët e para të ditës ekuilibrat e të ushqyerit. Ky zakon i ndjek edhe gjatë adoleshencës.
Rregullat
Shqetësimi i vërtetë qëndron te fakti se fëmijët dhe adoleshentët e shëndoshë, kur të rriten do të kenë probleme me shëndetin: "Te një fëmijë, që i vogël është obez, rreziku kardiovaskular është i madh, sepse rriten kolesteroli, trigliceridet dhe glicemia; pa llogaritur më pas shqetësimet e vogla me peshën, të cilat shpesh ndikojnë në gjendjen emocionale, vetëvlerësimin për veten, depresionin", thekson specialisti.
"Lajmi i mirë është se nga dhjami i tepërt mund të shërohet çdo lloj moshe. I rëndësishëm është vullneti dhe respektimi i disa rregullave: e para, shumë e thjeshtë, duhet të matni gjatësinë e fëmijës me moshën. Pavarësisht nga mosha apo seksi, raporti mes moshës dhe gjatësisë duhet të jetë më i vogël se 0,5. Nëse treguesi është mbi këtë vlerë, atëherë është mirë të këshilloheni me pediatrin dhe së bashku të gjeni një zgjidhje, sepse ekziston mundësia që fëmija të përfshihet nga rreziku kardiovaskular".
"Urdhëresat" për të shmangur shëndoshjen janë gjithmonë të njëjtat dhe kalojnë nga një aktivitet i lartë fizik, te dietat e forta: "Regjimi i duhur? Pesë vakte në ditë, pesë racione në ditë fruta e zarzavate, pak yndyra dhe shumë fibra", përgjigjet eksperti. Pra, të gjithë e dimë atë që duhet të bëjmë, sepse përsëritet gjithmonë nga të gjithë. E rëndësishme është të vëmë në praktikë ato që na thonë specialistët.
Miqtë dhe armiqtë në pjatën e fëmijëve
Në pjatë e ushqimit fshihen pesë armiq dhe aleatë të shëndetit të fëmijëve, që janë të vlefshëm si për mirëqenien e dhëmbëve e gojës, ashtu edhe për atë të përgjithshmen. "Pesë pikat e para janë të vlefshme për të luftuar obezitetin dhe për të zvogëluar rrezikun e kariesit dentar. Pesë të tjerat përcaktojnë ushqimet ideale për dhëmbët, kockat dhe linjat e trupit".
Ja pesë pikat "Jo"
1. Ulni në maksimum konsumimin e sheqernave të thjeshta. Ndryshoni zakonet dhe përgjysmoni të ngrënën
2. Zvogëloni konsumimin e ëmbëlsirave: shmangni produktet e fabrikuara dhe u jepni përparësi ushqimeve të bëra vetë
3. Mos përdorni lëngje të sheqerosura. Në vend të lëngut pini ujë. Mos harroni që fëmijëve u pëlqen uji i gazuar. Pranohet edhe nëse është i konservuar në shishe të vogla për fëmijë
4. Mos konsumoni fruta të thata, sepse kanë shumë sheqer dhe përmbajtje të lartë kalorish që favorizojnë obezitetin
5. Eliminojuni fëmijëve ushqimin jashtë vakteve të caktuara. Brenda 10 minutave të para nga konsumimi i ushqimit, sidomos nëse është ëmbëlsirë, pH (pehashi) ulet ndjeshëm, duke arritur në vlerën 5 dhe smalti i dhëmbëve fillon të prishet. Gjithashtu, të ngrënit jashtë vakteve sjell një sasi të madhe kalorish, duke favorizuar obezitetin.
Pesë pikat "Po"
1. Po qumështit dhe produkteve të tij, si për shembull djathit. Mjaftojnë 100 gramë në ditë për t‘i lejuar një adoleshenti që të ketë një fizik më të shëndetshëm
2. Po zarzavateve dhe frutave. Më mirë akoma nëse konsumoni shumë spinaq të freskët dhe sedano
3. Po peshkut, karkalecave të detit dhe kallamarëve
4. Po ushqimeve që përmbajnë hekur, siç janë fasulet dhe qiqrat
5. Po frutave, veçanërisht bostanit, pjeprit dhe luleshtrydheve
Sugjerimi i fundit është për kopshtet: "Do të ishte mirë që çdo ushqim, qofshin fruta, ëmbëlsira apo zarzavate, të ishte i freskët, në mënyrë që fëmijët të rriten të shëndetshëm", përfundon pediatri.
Ushqimi i shëndetshëm
"Regjimi i duhur? Pesë vakte në ditë, pesë racione në ditë fruta e zarzavate, pak yndyra dhe shumë fibra"
Kujdesi
"Do të ishte mirë që çdo ushqim, qofshin fruta, ëmbëlsira apo zarzavate, të ishte i freskët, që fëmijët të rriten të shëndetshëm"
Regjimi i gabuar
Dita duhet të nisë me një mëngjes të shijshëm, sepse ai përbën 60 për qind të kalorive të ditës. Fatkeqësisht, sot ndodh e kundërta. Të gjithë i kushtojnë rëndësi darkës
Luftimi i obezitetit
Pavarësisht nga faktorët e tjerë (mosha, seksi, aktiviteti fizik e kështu me radhë), sa më rregullisht ta konsumoni mëngjesin, aq më i vogël është rreziku për t‘u shëndoshur
Mëngjesi
Nëse i bindim fëmijët të konsumojnë rregullisht mëngjesin, atëherë jemi në rrugën e duhur dhe mund ta parandalojmë rrezikun që në të ardhme të mos bëhen obezë
Shëndeti i tepërt
Kush është obez në fëmijëri, ka shumë probabilitet që edhe kur të rritet të mbetet i tillë
Pasojat
"Te një fëmijë, që i vogël është obez, rreziku kardiovaskular është i madh, sepse rriten kolesteroli, trigliceridet dhe glicemia; pa llogaritur më pas shqetësimet e vogla me peshën, të cilat shpesh ndikojnë në gjendjen emocionale
Raporti mes gjatësisë dhe moshës
Pavarësisht nga mosha apo seksi, raporti mes moshës dhe gjatësisë duhet të jetë më i vogël se 0,5. Nëse treguesi është mbi këtë vlerë, atëherë është mirë të këshilloheni me pediatrin
Veset e këqija
Duke konsumuar shumë në darkë, është e pamundur të kesh oreks mëngjesin tjetër. Për pasojë, shumë fëmijë dalin nga shtëpia pa mëngjes, duke prishur që në orët e para të ditës ekuilibrat e të ushqyerit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi