- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Berisha: Institucionet do të përcaktojnë rezultatin e vërtetë të Tiranës
Sat 21 May 2011 - 15:14
TIRANE—Lajmifundit—Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se zgjedhjet në Shqipëri, në çdo vend të qytetëruar janë çështje të shtetit ligjor, janë prova dhe testi e funksionimit të një shteti dhe institucioneve të tij. “Garantoj qytetarët shqiptarë se shteti ligjor dhe institucionet kanë të gjitha forcat dhe potencialet për të dhënë zgjidhjen më të saktë dhe të vërtetë për garën më të ngushtë në Tiranë. Pak ditë më parë zoti Rama kryesonte në këtë garë me 10 vota. Pas numërimit të votave të panumëruara, detyrim që rrjedh nga Kushtetuta e vendit, zoti Basha rezulton të jetë mbi 70 vota përpara. Jam i bindur se mbështetësit e dy kandidatëve presin me padurim të shohin kryetar bashkie kandidatin që mbështetën”, theksoi Berisha. Kryeministri garantoi qytetarët se interesi i tyre më i mirë dhe i familjeve të tyre është procesi ligjor dhe funksionimi i shtetit ligjor duke dalë rezultati përmes ligjit dhe institucioneve të vendit. “Kjo është garë shumë e ngushtë dhe e ndarë në variantin e parë me 10 vota e në variantin e numërimit të votave të panumëruara me disa tjera vota. Është plotësisht e mundshme për të nxjerrë në dritën e diellit rezultatin përfundimtar. Për të dëshmuar kështu se pavarësisht një situate që përsëritet shumë shumë rrallë ligjet e vendit dhe institucionet kanë aftësitë dhe mundësitë për të dhënë zgjidhje ligjore”, nënvizoi Berisha. Ai falënderoi thirrjet e miqve ndërkombëtarë, nga Brukseli, Departamenti i Shtetit. “Kanë në thelb apelin për interesin më të mirë të shqiptarëve e të shohin funksionimin e plotë të shtetit ligjor. Çdo shqiptar do të ndihej krenar dhe ska pse të jetë aspak ndryshe kur institucionet e tij, për të cilat ka investuar të japin zgjidhje e të nxjerrin në dritën e diellit rezultatin e vërtetë të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Berisha. Në çdo zgjedhje, vijoi ai, ka një humbës dhe fitimtar por të nesërmen të gjithë duhet të ndjehen qytetar të lirë dhe të shohin me besim tek demokracia dhe funksionimi i saj. “Rezultati i ngushtë është një provë e paprecedentë për institucionet e vendit”, tha Berisha.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Berisha: Institucionet do të përcaktojnë rezultatin e vërtetë të Tiranës
Sat 21 May 2011 - 15:14
Të flasi për gjëra me vënd, nuk flet!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi