Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tashme në botën e të rriturve. Empty Tashme në botën e të rriturve.

Fri 27 May 2011 - 1:25
Fjala adoleshent vjen nga latinishtja “adolescere” që do te thotë “rritem” ose “maturohem”. Adoleshenca është nje moshe delikate, kritike për shkak te ndryshimeve te shumta psikike dhe sidomos fiziologjike që ndodhin tek njeriu. Zhvillimi bëhet me ritme të shpejta, por më shumë ndryshime shfaqen edhe në planin e formimit të personalitetit. Karakteristika kryesore e tij është paqëndrueshmeria e personalitetit. Vlerat e kundërta sociale, morale, synimet, dëshirat e tendencat bashkëjetojnë dhe luftojnë kundër njera-tjetres, duke përcaktuar kontradiktat e karakterit.

A keni menduar ndonjehere se çfarë do të bëni në hapin tjetër të jetës?

Si do të priteni nga të tjerët, sjellja që ne bejme?

“Adoleshentët, nga njëra ane përfshihen me entuziazëm në jetën e shoqërisë dhe, nga ana tjeter janë të prirur për vetmi. Nganjëherë sjellja e tyre ndaj njerëzve të tjerë është brutale, megjithatë ato vetë janë jashtëzakonisht të prekshëm. Gjendjet e tyre emocionale luhaten midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë. Nganjëherë punojnë me entuziazëm të pasosur dhe nganjëherë janë te ngadalshëm dhe apatikë”.

A jemi ne te prirur per vetmi?

Gjendjet jone emocionale a luhatet midis optimizmit ndriçues dhe pesimizmit më të zymtë?


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi