Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sezoni turistik Durresi kete vit pret 800 mije turiste Empty Sezoni turistik Durresi kete vit pret 800 mije turiste

Sat 28 May 2011 - 2:34
Artur Ajazi
Sezoni i ri turistik 2011 pritet te sjelle ne Durres afro 800 mije turiste nga vendi dhe vendet e tjera te rajonit e me gjere. Prefekti i Qarkut Durresz. Genci Alizoti ka deklaruar per Standard se qyteti bregdetar ka nisur prej disa ditesh pergatitjet per sezonin e ri turistik 2011 nderkohe qe mbetet ende me i frekuentuari ne vend dhe vazhdon te jete ne qender te vemendjes per pushimet verore turizmin detar e arkeologjik. Aktualisht Durresi ofron peizazhe te mahnitshme si rere diell arkeologji histori ku mbetet per te theksuar se po aplikohen edhe sherbime te reja per turistet si sherbimi me celular per parkimin ofrim i paketave ditore per te pushuar duke vizituar jo vetem qytetin por edhe perberesit e tij. Qyteti tashme eshte ne pergatitjet e tij te fundit per te pritur afro 800 mije pushuesit e sezonit turistik veror 2011 si nje qytet qe ka ngarkesen me te madhe te turisteve. Dielli rera jane nder te parat kenaqesi por gjithsesi nuk mbeten me pas ushqimi i detit e me tej mundesia per te shijuar vende te ndryshme. Ashtu si cdo vit tjeter si tek Shkembi Kavajes por edhe ne Currila ne plazhin e Shen Pjetrit e ne zona te tjera qe ofrojne me teper kenaqesi te natyres ne kete fillimsezoni zona bregdetare e Durresit ofron kenaqesi te pafundme. Ne prag te fillimit me kapacitet te plote te sezonit turistik veror 2011 ka nisur procesi i plugimit dhe i dezinfektimit te reres qe pritet ti mundesoje plazhit kushte maksimale pastertie. Siperfaqja e plazhit qe i nenshtrohet ketij plugimi arrin ne 10 ha. Ne kete faze po punohet intensivisht ne plazhin e Durresit me qellim qe sezoni turistik te shkoje sa me mire po punohet per tu paraprire te gjitha problemeve te mundshme. Kete sezon pushuesit do te kene mundesine e nje plazhi publik me teper duke e cuar ne kater numrin e tyre. Zoti Alizoti tha Turizmi eshte nje nga perparesite e qeverise. Ne po punojme me intensitet per krijimin e kushteve sa me te mira per te gjithe turistet vendas dhe te huaj qe do te vizitojne Durresin gjate ketij sezoni. Edhe kete vit Durresi pritet te shenoje nje numer rekord pushuesish. Durresi ofron turizmin kulturor per shkak te trashegimise historike dhe kulturore qe ka ky qytet. Kete fillimmuaji ne Durres ka nisur sezoni i turizmit te krocerave. Qyteti bregdetar ka nisur prej 2 javesh te vizitohet nga turiste te shumte evropiane shumica e te cileve skandinave gjermane angleze dhe franceze. Vetem gjate kesaj jave ne kalaten numer 4 te portit detar jane ankoruar njeherazi tri anije krocera te quajtura Spirit of Oceans Arion dhe Epidamus. Nga keto tri anije luksoze zbarkuan ne Durres per nje vizite 2-ditore afro 700 turiste. Shumica e tyre u ndal ne qytet dhe sitet e tij arkeologjike por nga ana e ketyre turisteve nuk munguan as vizitat e shkurtra ne Kruje dhe Tirane. Keto anije ishin duke ndjekur lundrimin nga ishujt e Kroacise drejt arkipelagut grek. Durresi eshte nje ndalese natyrale ne Adriatik mes Kroacise dhe Greqise. Ne krahasim me vitet e shkuara gjate ketij sezoni ka nje dyfishim te turizmit te krocerave ne Durres aq sa per perballimin e situates Autoriteti Portual Durres sipas drejtorit Ndreu ka vene ne dispozicion kalatat perendimore te tij por ky numer do te kete nje rritje te pritshme progresive gjate stines se veres. Krahas tyre eshte i pranishem edhe turizmi elitar me jahte.
Â
Bregdeti
mimet ne plazhin e Durresit vazhdojne te jene lakmuese duke e krahasuar me qytetet e tjera bregdetare nderkohe qe rezulton qe te kete nje ulje te cmimeve krahasuar me nje vit me pare per disa perberes te kuzhines bregdetare. Keshtu nje pjate me merluc te fresket barbun etj kushton 350 leke krahasuar me 400 leke qe ishin vjet teksa per kocen e levrekun qendron i njejti cmim. Nje ulje jo e pakte verehet edhe ne cmimet e karkalecave te detit ku pjata shkon ne 500 leke por keto jane cmimet e lokaleve te zakonshme por ka edhe lokale me prodhime deti ku mund te konsumosh peshk te fresket me cmime me te uleta per shkak se pronaret kane anije dhe e gjuajne vete peshkun duke siguruar edhe kliente me te shumte. Durresi ka dhe nje potencial te madh te flotes se peshkimit qe eshte nje nder furnizueset e tregut me peshk te fresket. Ne bankinat e portit ndodhen rreth 110 peshkarexha gjysma e te cilave kur eshte kohe e mire dalin rregullisht per gjueti dhe nga kjo Durresi eshte nje nder qytetet e privilegjuara per prodhime deti te fresketa duke pasur si rezerve edhe prodhimet e lagunave dhe te rezervateve ne bregdet qe jane nje furnizues i perditshem por me peshk me pak cilesor se peshku i thellesive. Ne kete treg gjithsecili mund te kenaqe shijet e veta me llojin dhe cmimin qe deshiron. Ne plazh ka kafene qe tregtojne kafe nga 40 leke deri 100 leke. Por fare prane ketij lokali gjen nje tjeter me cmime 60-70 leke apo 100-130 leke. Kjo kategori cmimesh varion nga menaxhimi i pronareve ose nga sherbimi i ofruar. Nje shishe birre varion nga 100 - 250 leke por edhe birrat normale qe me pare kane pasur cmime 100 leke kane pesuar nje rritje prej 20 lekesh ne shume prej lokaleve. Po keshtu edhe pijet e vendit konjak fernet qe me pare tregtoheshin me 50 leke tashme kane filluar te kene nje rritje nga 10-20 leke nderkohe qe pijet e tjetra variojne sipas cilesise por kryesisht kane nje cmim 200-250 leke. Ne Keshillin e Qarkut te Durresit per sezonin veror 2011 eshte programuar nje pakete turistike ditore ne te cilen nepermjet agjencive dhe operatoreve turistike nje vizitori do ti mundesohet nje vizite ne te gjithe qarkun duke filluar nga qyteti i Durresit ne ate te Krujes dhe ne zonen me veriore te komunes se Ishmit ne te cilen ndodhet edhe kepi i Rodonit me vlera te medha natyrore historike. Qarku po punon per zhvillimin e nje konference rajonale per ceshtjet e turizmit me qellim qe te kemi nje kohezion dhe nje bashkepunim midis komunave dhe bashkive qe ofrojne sherbime turistike. Synimi eshte pergatitja e paketave turistike ditore dhe javore me operatore turistike me qellim qe turisti qe mberrin ne Durres te shkoje edhe ne Kruje te shikoje edhe turizmin balnear arkeologjik dhe historik me qellim qe vitin tjeter te kthehet serish per pushime. Gjithashtu perqendrimi i forcave per te mbajtur sa me paster bregdetin ne te gjithe linjen gjatesore te tij prej 62 kilometrash do te beje qe edhe plazhet e rralla me nje natyre te eger por edhe mjaft te bukur te zones se Durresit te behen me shume te frekuentuara sesa tani. Zona e thelle e Ishmit afron edhe nje lloj turizmi te kerkuar nga shtetet evropiane si agroturizmin dhe prodhimet bujqesore. Nje nder zonat me pak te frekuentuara por qe fsheh vlera te medha per banoret dhe turistet eshte edhe plazhi i Currilave. Ai ka vlera jo thjesht per pastertine e ujerave dhe funddetin e mbushur me perthyerje relieve si dhe mure antike brenda basenit te gjirit ku po ngrihet nje port jahtesh por edhe per gjuetine me mjete te thjeshta qe mund te behet kryesisht per oktapode si dhe peshq te llojeve te ndryshem qe preferojne guvat e shumta te gureve te nenujshem. Por krahas peshkimit te thjeshte turistik Currilat te ofrojne edhe nje reliev arkeologjik te rralle. Pikerisht ketu kane filluar per here te pare ne vendin tone kerkimet nenujore arkeologjike 143 vjet me pare nga arkeologu Leon Hezej. Ketu ne afersi ceketina e njohur edhe si ceketina e Talbotit eshte realisht nje muze i vertete nenujor ku jane zbuluar objekte te rralla te cilat kane qene transportuar edhe nga anijet e mbytura ne lashtesi. Transporti ashtu si edhe nje vit me pare eshte thuajse i zgjidhur ne rastet kur pushuesit nuk zoterojne nje automjet. Keshtu nje taksi Durres-Plepa kushton 500 leke ndersa Durres-Shkozet rreth 300-400 leke. Po ky cmim per levizjet brenda qytetit eshte rreth 300 leke. Sherbimin e taksive mund ta kesh ne cdo ore te dites e te nates. Mjafton qe te perdoresh telefonat e shoqerive te cilat jane te afishuara kudo. Po keshtu ne dispozicion ne cdo 3 minuta eshte edhe nje autobus qe ben linjen Durres-Plepa e kthim me nje kosto prej 30 lekesh. Ky sherbim urban eshte ne funksion prej ores 0500 te mengjesit deri ne oren 2200 te mbremjes. Kete vit jane futur ne qarkullim edhe rreth 8 autobuse te sapoblere nga bashkia si dhe eshte hapur nje linje urbane ne unazen e re qe kalon nga zona e ish-Kenetes e populluar tashme nga rreth 50 mije banore. Nga Durresi ka edhe linja te shumta autobusesh per ne te gjitha rrethet e vendit ndersa pika e nisjes se tyre eshte tek stacioni i trenit. Per nje vizitor qe do te shohe Tiranen dhe Kavajen mund te udhetoje me furgone ose me autobuse ne cdo kohe me nje bilete prej 100 lekesh. Per pasagjeret e trenave me gjithe problemet e sotme qe perballon hekurudha gjate veres do te vihen trena shtese per linjat e Tiranes Elbasanit. Per te disiplinuar levizjen e mjeteve ne qytetin e Durresit Bashkia ka bere nje organizim te ri te metodes se parkimit. Ajo e ka klasifikuar territorin ne tre zona dhe respektivisht ka bere edhe normimin e kapaciteteve te tyre duke i ndare ne zonen A me kapacitet 1762 automjete ne zonen B me 1636 automjete dhe C me 1934 automjete. Gjithsej normon parkimin ne qytet te rreth 5332 mjeteve. Tarifat jane te normuara sipas zonave dhe kohezgjatjes se parkimit. Nje leje parkimi javore per turistet per zonen A eshte 2000 leke ne zonen B 1500 leke dhe ne zonen C ku parkimi eshte edhe pa limit 1000 leke. Sipas organizatoreve kjo behet qe te zgjidhet problemi i trafikut dhe i mbipopullimit ne zonen e qendres. mimet e parkimit dhe kufizimet kohore te tre zonave jane bere duke u bazuar ne standardet nderkombetare te zonave me parkim ne rruge. Nder te tjera ky sistem do te ule koston e mirembajtjes dhe riskun e vjedhjes. Ne kete standard hyn edhe parkimi SMS i cili do te jete i lehte ne perdorim. Mesohet se perdoruesi duhet te dergoje nje mesazh ne forme teksti me kodin e zones se parkimit dhe targen e makines me nje kod te vecante te shkurter. Sistemi llogarit ne menyre automatike kohezgjatjen e parkimit dhe faturen qe duhet paguar. Plazhi i qytetit te Durresit ofron kushtet me optimale per te kaluar pushimet 15-ditore ose me gjate. Sipas te dhenave statistikore ne Durres jane ligjerisht rreth 100 hotele qe afrojne nje sherbim me 3000 shtreter. Ky numer mund te jete edhe me i larte pasi shume biznese nuk i raportojne faktikisht kapacitetet e tyre per tiu shmangur detyrimeve tatimore. Statistikat flasin se ne Durres duke perfshire edhe bizneset familjare ku shtepite ofrohen per turistet cdo nate gjate pikut te veres flene rreth 25 000 pushues. Ne fundjave pushuesit ditore arrijne rreth 150 000 - 200 000 vete. mimet e banesave te dhena me qira variojne sipas hapesires qe kane ne rreth 15 - 20 euro ne nate. Ndersa nje dhome ne hotel varion nga 25-50 euro gjithsesi ka hotele me cmime edhe me te larta kjo ne funksion te komoditetit si dhe te afersise nga bregu i detit. Hotelerite jane te lehta per tu gjetur sapo nje turist hyn ne qytet. Ne dispozicion te turisteve jane shume shofere taksish te cilet bejne njekohesisht edhe agjentin e shume hotelerive pasi bashkepunojne me pronaret per tiu siguruar kliente. Ose punohet permes agjencive turistike qe kane informacione te plota rreth hotelerive apo banesave qe lihen me qira per pushuesit. Afersia e qytetit bregdetar me aeroportin e ben ate edhe me te deshiruar per turistet. Ky qytet kete vit po pergatitet qe te prese per sezonin 2011 mbi 15 milione turiste. Sipas statistikave ne Prefekturen e Durresit ne vitin 2010 ne Durres pushuan rrethi 700 mije turiste nderkohe qe pritet qe kete vit ky numer te jete ne rritje. Bregdeti durrsak eshte i karakterizuar nga nje bukuri plot variacione. Plazhet ranore dhe ato shkembore jane te alternuara dhe kushdo mund te zgjedhe sipas deshires. Keto brigje dhe gjire te shumta te mbrojtura nga era i kane dhene Durresit nje pozite gjeografike mjaft te deshirueshme per pushuesit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi