- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Mbyllet sezoni turistik dhe një gazetar anglez zbulon një Shqipëri ndryshe
Mon 3 Sep 2012 - 20:32
Mediat italiane i kushtuan vëmendje dje mbylljes së sezonit turistik. Në Shqipëri axhenda e mediave ishte ajo e zakonshmja. Normalisht ka akoma njerëz që vazhdojnë pushimet, por nga sot Shqipëria i kthehet plotësisht punës. Qytetet kanë nisur të ziejnë, ndërkohë që nuk ka akoma një bilanc të një sezoni turistik që duket se nuk ka ndryshuar shumë nga një vit më parë. Megjithatë të paktën dikush ka zbuluar një Shqipëri ndryshe. Ai është gazetari i The Telegraph në Angli, që ka shkruar reportazhin e mëposhtëm.
Nga Edward Reeve
Kjo është e çuditshme. Jam ulur në një bar në Tiranë, Shqipëri, dhe nuk shoh asnjë gangster në horizont. Përpara kam një banak të gjatë me mish, një burrë miqësor që e pret atë sipas kërkesës dhe një birrë që kushton 0.7 paund. Gjithkush flet anglisht dhe të gjithë janë shumë të sjellshëm. Mos ndoshta ka një mospërputhje mes reputacionit të Shqipërisë dhe këtij realiteti modern? Pas një jave udhëtimi bashkë me mamanë time në këtë vend pa asnjë telash mund të them me plot bindjen PO. Për ju që nuk keni ndërmend të lexoni këtë hapësirë, u them: SHKONI.
Por fillimisht një kontekst.
Udhëtimi ynë erdhi kur lexova se operatori Voyages Jules Verne është kthyer në vend pas një mungese 20 vjeçare. Në vitet ’80 VJV ishte e vetmja mënyrë për të vizituar Shqipërinë, që drejtohej nga një diktator paranojak komunist, që lëshonte vetëm disa qindra viza çdo vit. Mamaja ime me prirje majtiste kishte qenë dy herë, në vitin 1986 dhe 1987, duke udhëtuar përmes Podgoricës, duke kaluar kufirin nën dritat e prozhektorëve, ndërkohë që në sfond dukeshin ujq. Të gjithë librat e revistat apo çdo material i printuar sekuestrohej nga roje të ashpër me kallashnikovë në krah. Vizitorët do kalonin përmes një ngushtice për të vrarë mikrobet kapitaliste. Mirëserdhët në Shqipëri.
Sa ndryshojnë kohët. Në fluturojmë direkt për në Tiranë dhe nuk na duhet të kalojmë përmes kontrolleve. Aeroporti është i pastër dhe modern. Pak më tutje na pret një autobus për turin, që është akoma edhe më i pastër dhe modern. Guida jonë, Elton Çaushi, mund të ngatërrohet me një student italian të arteve. Ai thotë se të rinjtë shqiptarë janë të vetëdijshëm për reputacionin e errët të Shqipërisë jashtë vendit. Ai shton se tani ata shmangin atë veshjen e errët që të bënte të dukeshe si vrasës me pagesë, që mendohej se ishte trendi në vitet ’90.
VJV na paralajmëron se rrjeti i varfër rrugor do bëjë që të udhëtojmë shumë me autobus, por edhe të ecim disi në këmbë. Ndalesa e parë është manastiri i Ardenicës, që i përket shekullit të 18-të. Rreth e qark ka bunkerë, mendohet se janë ndërtuar plot 700 mijë të tillë në komunizëm. Mamaja ime nuk e ka vizituar Ardenicën në udhëtimin e mëparshëm pasi atëherë përdorej si depo armësh. Mbijetesa e afreskeve dhe ikonave të vëllezërve Konstandin dhe Athanas Zografi është një mrekulli.
Ne e kalojmë natën në qytetin e Fierit, që për hir të vërtetës bie era naftë (është pranë rafinerisë) dhe nuk ofron asgjë as për turistin më optimist. Është i përshtatshëm megjithatë për të vizituar qytetin e Apolonisë. E vërteta është se edhe banori më i famshëm i tij, Augusti, nuk do e njihte atë.
Por shpresat i kemi tek një tjetër vend historik, Butrinti. Problemi është se Butrinti është në jug, pranë kufirit me Greqinë. Kjo do të thotë edhe një ditë udhëtim në rivierën shqiptare, drejt Sarandës, ku do qëndrojmë dy net. Është një udhëtim i gjatë, rreth tetë orë, por ne ndalojmë për të shijuar panoramën në Llogara dhe fortesën e Ali Pashës (i famshëm nga Bajroni) në Gjirin e Palermos.
Butrinti është një vend magjik. Në Itali do ishte i mbushur plot me vizitorë. Por ne jemi vetëm me disa gjermanë të moshuar. Rrënojat janë këdo në një gadishull të vogël dhe variojnë nga shekulli i katërt Përpara Krishtit deri në fillim të viteve ‘900. Është një vend i mrekullueshëm për të kaluar mëngjesin.
Ditën tjetër udhëtojmë për në brendësi të qytetit të Gjirokastrës. Është një vend i shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO. Rrugët janë të pjerrëta dhe me kalldrëm, ka shtëpi të periudhës otomane dhe një kështjellë të frikshme. Kjo panoramë është më pranë asaj që mban mend mamaja ime nga Shqipëria, shto këto një ekonomi të vogël kapitaliste me njerëz që shesin punime të vogla prej druri dhe me një pronar restoranti ekscentrik, Kujtimi, ku ajo mund të shijojë këmbët e bretkosave.
Duhet theksuar se kuzhina shqiptare në përgjithësi është me cilësi të mirë dhe shumë e lirë. Ushqimi kishte qenë një problem gjatë vizitave të mamasë sime, pasi kishin qëndruar në ‘resortin’ Adriatik në Durrës ku thuajse kishin ngordhur për ushqim.
Pas një nate në Gjirokastër, ne ndalojmë në një qytet tjetër, në Berat. Edhe ky është një vend sharmant i botës së vjetër. Shtëpitë e vjetra otomane janë njëra mbi tjetrën. Ka një kështjellë të ruajtur mirë dhe një kishë të lavdishme, Shën Mëria, me afreske të jashtëzakonshme. Nëse keni ambicie për të hapur një hotel butik, Berati është vendi i duhur. Ndalojmë për në Bylis (shumë mbresëlënës) dhe për një ushqim të shpejtë në Fier (më pak mbresëlënëse).
Ndalesa finale është Tirana, kryeqyteti, që është një vend miqësor dhe i zhurmshëm. Ka shumë gjëra për të parë e për të bërë gjatë një ndalese të shkurtër. Kjo përfshin edhe një udhëtim në Krujë, një qytet i fortifikuar nga ku heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu, udhëhoqi rezistencën në shekullin e 15-të kundër turqve. Vajza e Enver Hoxhës ka restauruar kështjellën dhe e ka kthyer atë në një tempull të nacionalizmit shqiptar. Ndryshimi i madh, thotë mamaja ime, është ky pazar me kalldrëm, që nuk ishte gjatë vizitës së saj të fundit. Pazari është i mbushur edhe me gjëra që përkujtojnë Enver Hoxhën.
Atë natë në Tiranë shëtitëm tek Blloku, ish- zona rezidenciale e nomenklaturës. Deri në rënien e komunizmit ishte i ndaluar për shqiptarët e zakonshëm. Tani është i mbushur me bare e kafene ku të rinjtë gjejnë kënaqësi.
Mamaja ime është befasuar. Tirana në mesin e viteve ’80 ishte një vend i vdekur. I vetmi moment emocionues ishte kur një person mbipeshë e ngacmoi atë në hollin e Hotel Tirana International. Ajo luftoi me të dhe brenda pak minutash ai u arrestua. Nuk ka asnjë dyshim që do ketë përfunduar në burg ose më keq.
Mamaja ime thotë se ajo do të rikthehet për të eksploruar veriun e Shqipërisë, vetëm, për të pasur më shumë kohë. Është e trishtuar se eksperimenti socialist dështoi, por mendon se Shqipëria e shqiptarët kanë ndryshuar tërësisht.
“Mendoja se ata ishin një turmë me njerëz të zymtë dhe të sertë,” thotë ajo. “Por ata janë të gjithë miqësorë”. E fortë kjo.(tema)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi