Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...   Empty Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...

Tue 31 May 2011 - 14:14
Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Shëngjinit, është thuajse tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik.


Plazhet e Lezhës, gati të presin pushuesit e verës ...   Plazhet_e_lezhes_gati_te_presi

Plazhet në Shëngjin, Kune dhe Tale po përgatiten të presin pushuesit e sezonit veror që pritet të trokasë shumë shpejt.

Drejtuesit vendorë të këtyre komunave, shprehen se falë investimeve në infrastrukture dhe pastërtisë, pushuesit shqiptare dhe të huaj, do të kenë kushte komode për kaluar pushimet.

Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Shëngjinit, është thuajse tërësisht brenda standardeve, për të pritur pushuesit gjatë sezonit turistik.

Nënkryetari i komunës Shëngjin, Valentin Ndoja, thotë se falë investimeve të kryera, ka patur një përmirësim të dukshëm të kësaj infrastrukture, si në rrugën hyrëse ashtu edhe në rrugët e brendshme.

Ndërsa problem për ta mbetet aksi drejt Kunes që përshkon edhe vijën bregdetare.

Ndoja ka deklaruar se edhe ky investim pritet të fillojë së shpejti.

Sipas tij, janë marrë masat nga ana e komunës, për të ndërhyrë në rikonstruksionin e këtij aksi, për të qenë gati gjatë sezonit.

Një segment rrugor mjaft i rëndësishëm që i shërben turizmit është edhe aksi drejt Ranës së hedhur.

Hapja e kësaj rruge, ka bërë që të ketë rritje të pushuesve që frekuentojnë këtë zone.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore i ka dhënë një frymëmarrje të madhe bregdetit të Tales në komunën e Shënkollit në Lezhë, duke bërë që të ketë çdo vit një rritje të numrit të turistëve në këtë zone.

Pozicioni i saj shumë pranë rrugës drejt Kukësit ka bërë që një numër i madh pushuesish nga Kosova, të zgjedhin pikërisht plazhin e Tales për të kaluar pushimet e tyre. Kreu i komunës Shënkoll, Fran Frrokaj, i ka konsideruar investimet e kryera ne infrastrukturën rrugore si mundësi e artë për pushuesit, për të qenë më pranë këtij plazhi mjaft tërheqës dhe kurativ.

Ai ka bërë të ditur se ka përfunduar edhe studimi urbanistik për zonën e plazhit, që sipas tij ka patur parasysh të gjithë raportet qe kërkohen për zonat bregdetare.

Investimet në infrastrukturën rrugore të komunës Shënkoll janë mjaft të mëdha, duke bërë që të sistemohet çdo dalje në bregdet, ndërsa do t’i japin një ndihmë edhe bujqësisë dhe blegtorisë./Yll press


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi