Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Plazhet , pushuesit kosovarë shtrihen përtej Durrësit Empty Plazhet , pushuesit kosovarë shtrihen përtej Durrësit

Wed 1 Jun 2011 - 19:46
Plazhet , pushuesit kosovarë shtrihen përtej Durrësit Images
Mbipopullimi i plazhit durrsak duket se ka mërzitur, jo vetëm pushuesit e qyteteve të tjera brenda për brenda Shqipërisë, por edhe vetë kosovarët..Jo vetëm në Durrës. Gjatë kësaj vere, pushuesit kosovarë kanë vendosur të zgjerojnë gjeografinë e vendqëndrimit të tyre për periudhën verore. Tashmë është e njohur preferenca e tyre e theksuar për rërën dhe detin durrsak, apo edhe për restorantet e “kosovarizuara” në qytetin bregdetar të Shqipërisë së Mesme. Aq e madhe ka qenë mësymja e tyre në Durrës, sa që e kanë shndërruar atë në një metropol gjatë tre muajve të verës. Megjithatë duket se ky mipopullim ka mërzitur, jo vetëm pushuesit e qyteteve të tjera brenda për brenda Shqipërisë, por edhe vetë kosovarët. Të gjendur përballë një situate të tillë, një pjesë e mirë kanë zgjedhur që me trokitjen e këtij sezoni, të hedhin vështrimin drejt rezidencave të reja të plazhit.
Kështu, nga informacionet që vijnë, plazhi i Shëngjinit ka filluar të frekuentohet nga pushuesit prej Kosove, të cilët pas përfundimit të rrugës Durrës- Kukës-Morinë kanë filluar frekuentimin e plazhit edhe vetëm gjatë fundjavës. Madje s'kanë nguruar edhe të shprehin kënaqësinë e tyre për cilësinë e rërës dhe detit po ashtu edhe për akomodimin e tyre. Mësohet se vitin e kaluar me vënien në efiçensë të rrugës Durrës- Kukës- Morinë, numri i pushuesve kryesisht kosovarë është rritur me 30%. Ndërkohë institucionet rajonale, Prefektura, Drejtoria e Shëndetësisë, Spitali, Policia e Rendit dhe ajo Rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2011, për të garantuar një pushim sa më të qetë për të ardhur në Lezhë, Shëngjin dhe Tale.
Por nuk përjashtohet që në tentativën për të pasur hapje sa më të gjerë, një “adresë” e re për pushuesit kosovarë të jenë edhe plazhet e jugut, që deri tani kanë qenë një zonë “e pazbuluar” prej tyre dhe që kryesisht është një destinacion i preferuar nga qytetarët shqiptarë brenda kufijve, nga ata emigrantë që vijnë nga jashtë për pushime, apo sidomos nga të huajt që vijnë për të eksploruar bukuritë e riverës së vendit tonë.

ikub


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi