Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Materniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat Empty Materniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat

Wed 30 Oct 2013 - 21:14
Materniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat Materniteti5Materniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat Materniteti3Materniteti ku nënat flenë 5 ose 6 në një shtrat. Kështu e ka nisur shkrimin “Dail Mail”, ku tregon për një maternitet që ndodhet në një lagje të varfër të kryeqytetit filipinas. Rreth 300 nëna paraqiten çdo ditë në këtë maternitet për të lindur dhe duke mos pasur shtretër, detyrohen që 5 ose 6 gra të shtrihen në të njëjtin shtrat.

Historia flet për Rosalyn , nënë e gjashtë fëmijëve dhe pret të lindë sërish. Ajo është shtruar në maternitetin e lagjes më të varfër Tondo në Manila, kryeqytet i Filipineve dhe është duke pritur që të sjellë në jetë fëmijën e saj. Por, ajo nuk mund të ketë intimitetit gjatë lindjes, pasi dhomat e maternitetit janë kolektive. Rosalyn do të jetë një nga 300 nënat e reja që paraqiten çdo ditë në maternitetin “Jose Dr Fabella Memorial” për të lindur.
Materniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat Materniteti2Materniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat MaternitetiMaterniteti, ku 5-6 nëna shtrihen në të njëjtin shtrat Materniteti1
Pasi Rosalyn të lindë ajo dhe foshnja e saj nuk do të kenë hapësirën e tyre, por në fund të këmbëve, ose prapa kurrizit të saj do të ndodhet një nënë dhe një bebe tjetër.

Rosalyn dhe burri i saj Eduardo Eke janë mjaft të varfër, ata marrin një pagë minimale në ditë dhe s’kanë mundësi që gruaja të shtrohet, në një maternitet me kushte më të mira.

Shefja e mamive Anna Prebus thotë se në 28 vite punë në këtë maternitet mund të ketë pritur rreth 200.000 foshnja në duart e saj. Gjithmonë mjekët dhe mamitë e këtij materniteti mundohen të kujdesen maksimalisht për nënat dhe foshnjat që vijnë në jetë.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi