Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?  Empty Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?

Tue 7 Jun 2011 - 21:42
Nëse do t’iu pyesnin kush është biseda më e bezdisshme, për beqarët do të ishte pikërisht tema rreth martesës dhe të qenit vetëm.
Nëse ju i keni kaluar të tridhjetat dhe jeni ende beqarë, prindërit, miqtë dhe të gjithë të afërmit tuaj do të fillojnë t’i analizojnë dhe kërkojnë arsyet se pse ju jeni ende pa një partnere.
Do fillojnë t’iu thonë se “Ju nuk keni vend në jetën tuaj për një grua”, “Ju jeni shumë kërkues” ose “Ju nuk jeni aq kërkues sa duhet”.
Nganjëherë për disa beqarë, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat, termi “single” tingëllon si një “sëmundje” për vetë faktin se njerëzit për rreth përpiqen të gjejnë tek ky person një problem qoftë edhe psikologjik. Prandaj të jesh një beqar i tillë, gjithë kohën nën ndikimin e atyre që nuk duan të na shohin më kështu, duket sikur beqaria është një karakteristikë e caktuar qartë jo nga mosha, por nga rrethi shoqëror dhe familjar përreth.

Çdo të thotë të jesh beqar
Nuk ka asgjë të keqe apo të gabuar në faktin që dikush është beqar, në çfarëdo moshe qoftë ai. Por komentet rreth kësaj teme, përsëriten dhe shtohen pak e nga pak me kalimin e muajve dhe viteve, aq sa shpesh herë të shtyjnë të dyshosh tek vetja. Fillon të mendosh se në diçka ti ke gabuar, apo diçka nuk shkon më ty, ose t’i ke atë sindromën e “sëmundjes” së beqarëve.
Aq më tepër njerëzit përreth asnjëherë nuk iu japin një arsye qetësuese për t’iu shpjeguar se pse ju jeni ende beqar, apo t’iu shpjegojnë se në gjithë këtë nuk ka asgjë të gabuar.
Asnjëherë nuk ju thonë “Ti je shumë i pashëm” ose “ti ke gjithmonë mundësi të mira”, por është gjithmonë diçka negative “Ti as vetë nuk e di çfarë kërkon te një femër” ose “Ti po kërkon një femër që nuk ekziston”.
Dhe nëse për një farë kohë të gjithë ata që të rrethojnë do të përdorin këto shprehje rreth jush, ju do të filloni të mendoni se mbase ata kanë të drejtë. Prandaj në disa raste një person i ndodhur në kushte të tilla e lë fatin e vet “në duart e të tjerëve”, pra pret ndihmën e miqve apo familjarëve për ta njohur me dikë.
Por fati yt asnjëherë nuk mund të vendoset nga të tjerët. Askush nuk mund të njohë botën tënde më mirë se ti.
Të jesh “single” nuk do të thotë se kë probleme. Nëse ti nuk je i bindur për veprimet që duhet të marrësh për t’i dhënë fund beqarisë, nuk duhet t’i shtohesh rreth 50 për qind të martesave që shkojnë drejt divorcit.

Çfarë duhet të ketë parasysh një beqar
Një gjë është e vërtetë pas gjithë kësaj. Secili nga në ndjek rrugën e jetës së tij dhe çdo veprim realizohet në kohën e vet. Asgjë nuk mund të bëhet jashtë rrjedhës që ajo ka marrë. Shumë persona e kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë në një moshë të thyer, por rëndësi ka që ata janë ndjerë mirë dhe të plotësuar edhe në këtë moshë.
Kjo nuk është çmenduri, as diçka e kaluar për moshën e një personi, e bukura qëndron në atë çka të rezervon jeta në çdo moment. Rëndësi që çdo gjë ta jetosh në momentin e vet. Gjithmonë, në jetën e gjithsecilit është dikush që pret dhe që jeton posaçërisht për ty dhe jeta në rrjedhën e saj ka caktuar një takim të mrekullueshëm.
Askush nuk duhet të mendojë se kur koha kalon largon edhe mundësinë për të gjetur dashurinë e vërtetë. Shumë njerëz thonë “Nuk besoj se do ta gjej ndonjëherë dashurinë e vërtetë”. Por kjo është thellësisht e gabuar, të gjithë do e takojnë dashurinë e tyre. Dhe deri në momentin që do të gjeni shpirtin tuaj binjak do të jeni ju interesi i jetës suaj.

Beqaria, zgjedhja për të mos u martuar
Tradicionalisht fjala “beqari” i është referuar zgjedhjes për të mos u martuar. Sot shumë njerëz e përdorin me kuptimin që nuk bëjnë seks për një periudhë kohore të caktuar. Kjo mund të thotë të mos bësh seks me dikë, por edhe të mos masturbohesh.
Ndonjëherë ne zgjedhim beqarinë si kundërveprim ndaj theksit të tepruar që shoqëria jonë ka vënë mbi seksin, si shkëputje nga ndjenja se ne duhet të jemi të lidhur seksualisht me dikë gjatë gjithë kohës. “U lodha së qeni i detyruar të them po ose jo gjithë kohës”, s’është detyrim që të jesh në çift, dikush mund ta gjejë vetveten dhe qetësinë edhe në të qenit vetëm. Por beqaria mund të jetë një aventurë personale.
Por nevojat për të pasur dikë në krah, zilia ndaj një shoku apo miku që ndjehet i plotësuar në jetën në çift, kalimi i viteve, e shtyjnë këdo rreth një lidhje të re. Dhe kështu vjen një moment kur çdo beqar vendos që t’i japë fund vetmisë dhe të fillojë një jetë tjetër.

Ku fillojnë problemet e para në çift
Në shumicën e marrëdhënieve dashuria dhe pranimi vazhdojnë për aq kohë sa personi tjetër po plotëson një nivel të caktuar pritjeje. Nëse ndjenjat janë të ngrohta, burri dhe gruaja mund ta shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, i shpërfillin karakteristikat e mërzitshme të partnerit, komunikojnë siç duhet dhe akoma shprehin afeksion.
Por kur ndjenjat ftohen, njëri ose të dy së bashku mësojnë se nuk kanë asnjë rezervë apo aftësi për të dashur një person me sa duket të papërsosur. Tashmë nevojat nuk plotësohen, gjë që shkakton lëndim, nxit vetëmbrojtje, dobëson komunikimin e mirë, shton keqkuptimet, provokon konflikt, dhe që i hedh zjarr zemërimit dhe trishtimit.
Nëse falja dhe pajtimi nuk e ndalin këtë spirale në rënie, aftësia për ta dashur njëri-tjetrin paralizohet. Ky model në pothuajse të gjitha marrëdhëniet mund të shmanget për aq kohë sa çështjet e nxehta që provokojnë egoizmin nuk ekzistojnë apo janë hijezuar.

Të jesh i gatshëm për marrëdhënie serioze
Disa persona vendosin të fillojnë aktivitetin seksual për arsye të ndryshme: nga kurioziteti, nga të qenit nën presionin e partnerit të tyre, sepse duan të kënaqin partnerin tjetër, ose sepse shokët apo shoqet e tyre e bëjnë një gjë të tillë. Disa të tjerë vendosin që të presin derisa të martohen ose ta njohin mirë partnerin.
Nganjëherë ky është një vendim që njeriu e merr nga nxitja e momentit, por, gjithsesi, nuk është gjithmonë një vendim i lehtë për t’u marrë. Mund të jetë një mrekulli, por ju mund të ndjeheni fajtorë dhe të zhgënjyer më pas, nëse mendoni se nuk morët vendimin e duhur dhe nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për të hyrë në marrëdhënie të tilla. Por mos harroni se mund të thoni edhe jo.
Dhe, pavarësisht nëse thoni po ose jo, mendoni si për pasojat e mundshme, ashtu edhe për kënaqësinë.
Vendimi për të pasur marrëdhënie seksuale është një vendim i madh dhe është e rëndësishme të kuptohen pasojat e një vendimi të tillë.
Burimi: sekretebukurie
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?  Empty Re: Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?

Tue 7 Jun 2011 - 22:37
se eshte mosha me e bukur edhe njeriu eshte me i pjekur mi jau
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?  Empty Re: Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?

Tue 7 Jun 2011 - 22:41
per mua beqaria ska ndonje moshe fikse,kur njeriu e ndjen veten te gatshme merr hapa te rendesishem...Ka njerez qe kane dhe nje kohe te limituar nga punet ose arsye te ndryshme ose duan te bejne karriere,dhe lene pas dore impenjimet e tjera...Varet tek njeriu....

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?  Empty Re: Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?

Sat 11 Jun 2011 - 21:40
Nëse do t’iu pyesnin kush është biseda më e bezdisshme, për beqarët do të ishte pikërisht tema rreth martesës dhe të qenit vetëm. Nëse ju i keni kaluar të tridhjetat dhe jeni ende beqarë, prindërit, miqtë dhe të gjithë të afërmit tuaj do të fillojnë t’i analizojnë dhe kërkojnë arsyet se pse ju jeni ende pa një partnere. Do fillojnë t’iu thonë se “Ju nuk keni vend në jetën tuaj për një grua”, “Ju jeni shumë kërkues” ose “Ju nuk jeni aq kërkues sa duhet”. Nganjëherë për disa beqarë, sidomos për ata që i kanë kaluar të tridhjetat, termi “single” tingëllon si një “sëmundje” për vetë faktin se njerëzit për rreth përpiqen të gjejnë tek ky person një problem qoftë edhe psikologjik. Prandaj të jesh një beqar i tillë, gjithë kohën nën ndikimin e atyre që nuk duan të na shohin më kështu, duket sikur beqaria është një karakteristikë e caktuar qartë jo nga mosha, por nga rrethi shoqëror dhe familjar përreth.
Sponsored content

Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?  Empty Re: Pse të gjithë të shohin me kureshtje kur je mbi 30 vjeç?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi