Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Arma gjysëm-automatike, Kalashnikov, më e famshmja në botë  Empty Arma gjysëm-automatike, Kalashnikov, më e famshmja në botë

Tue 7 Jun 2011 - 23:14
Arma gjysëm-automatike, Kalashnikov, më e famshmja në botë



Mihail Kalashnikov, konstruktori i armës gjysëm-automatike më të
famshme të botës, u prit me nderime në qytetin e tij të lindjes
Izhevsk, ku u ankua rreth prodhimeve falso të armës së tij.

Më shumë se 100 milion armë të tilla, që kanë marrë emrin e
konstruktorit, janë shitur gjatë 60 vjetëve që prej fillimit të
prodhimit dhe më shumë se 47 shtete i armatosin trupat e tyre me AK-47.

Izhevsku, 1 mijë e 300 kilometra në lindje të Moskës, nuk është vetëm
qyteti i lindjes së Kalashnikovit, por edhe baza e uzinës Izhmash, ku u
prodhua arma origjinale Kalashnikov.

60 vjet pas fillimit të prodhimit të Kalashnikovit, fabrika Izhmash
llogarit humbje prej 360 milion dollarësh çdo vit për shkak se armë të
falsifikuara Kalashnikov prodhohen në Bullgari, Kinë, Poloni dhe në
Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë shitjet kohët e fundit të armëve të tilla kanë shkaktuar
debate të shumta. Sipas lajmeve, hetues italian të antimafias thonë se
kanë zbuluar 105 mijë armë Kalashnikov të dërguara në Irak, për të
cilat nuk kishte dijeni komanda e lartë amerikane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi