Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Struga me çmime më të lira se Ohri Empty Struga me çmime më të lira se Ohri

Wed 22 Jun 2011 - 2:57
Struga këtë verë do t’i pret mysafirët me çmime shumë më të lira të ushqimit dhe pijeve se sa Ohri. Hotelierët thonë se për dallim nga komuna e cila nuk i përmbushi detyrimet e veta, sikurse që janë rrugët pa gropa, ndriçimi i rrugëve, qentë endacak, ata kanë bërë çmos për të tërhequr sa më shumë mysafirë këtë sezon.

“Tani ka edhe shumë plazhe të reja me objekte cilësore. Ne me çmime jemi mjaft të arsyeshëm, sepse ky qytet së pari jeton nga struganët prandaj çmimet janë të përshtatura sipas standardeve të Strugës. Mendoj se me 200 euro do të kishin kaluar shumë mirë”, tha një hotelier.

Struga ofron edhe strehim më të lirë privat. Apartamenti më i shtrenjtë është rreth 30 euro, kurse mund të gjenden vende edhe për 200 denarë. Në disa prej plazheve këto ditë janë bërë edhe përgatitjet e fundit për ndërtimin e objekteve hotelierike. Të gjithë shpresojnë se nëse asgjë tjetër prej 1 Korrikut qyteti do të jetë plot me turistë. Kamera jonë bëri një shëtitje nëpër Strugë. Disa laheshin në Drin dhe në liqe, kurse të tjerët drekonin ose pinin kafe duke u kënaqur në atmosferën e bukur.

“Uji nuk është i ftohtë, është super. Andaj, shpesh vijmë këtu. Prej Majit kam filluar të lahem. Ka shumë fëmijë që vijnë. Uji është më i ngrohtë në Dri se sa në Liqe. Në shtëpi nuk na qortojnë, e dinë se vijmë këtu dhe na thonë që të kemi kujdes”, tha një larës.

“Këtu është shumë bukur. Në Strugë dhe Ohër po vijmë tashmë 22 vjet dhe ndihemi sikurse në shtëpi. Po ashtu keni edhe ushqimin e mrekullueshëm kombëtar që e konsumojmë me kënaqësi”, tha një Turist nga Holanda.

Për pamjen më të mirë të qytetit këtë verë janë kujdesur edhe punonjësit komunal të Strugës. Janë mbjellë sipërfaqe të reja me lule, pastaj fidanë në parkun e qytetit, janë prerë degët që ishin shumë të ulëta, kurse deponitë ilegale janë hequr plotësisht. Hotelierët thonë se këtë verë në do të ketë mysafirë nga më shumë vende si nga Holanda, Finlanda, Shqipëria, Kosova dhe Greqia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi