Gruaja shqiptare dhe mbingarkesat e jetës moderne
Thu 23 Jun 2011 - 15:24
Padyshim, problem i raportit të grave me jetën modern është parë vetëm nga njëra anë e saj, duke e vlerësuar modernitetin si kusht bazë që mund të bëjë të mundur drejtësinë sociale dhe barazinë gjinore edhe për gratë. Dhe kjo është fare e vërtetë. Një realitet që ndihet edhe në “eterin social” të shoqërisë shqiptare, e cila është bërë më komode në pamje dhe me mundësi më të gjëra në thelb për progresin profesional dhe afirmimin publik të grave tona. Por besoj se duhet të mendojmë më thellë për realitetin e vërtetë të situatës së grave në raport me martesën, familjen dhe sfidat e modernitetit. Kjo do të thotë që kur flitet për gruan dhe rolin e saj në familje
dhe në shoqëri,idetë ndahen dhe gjykimet sociologjike të analizës së situatës së grave në shoqërinë tonë bëhen më komplekse se sa duken në pamje të parë. Nën ndikimin e transformimeve të jetës dhe nën peshën e transformimeve të saj, tashmë pyetjes se cili është roli dhe ku “duhet të jetë gruaja” në shoqërinë tonë nuk i jepen përgjigje të qarta dhe të vërteta. Shikimi en block i problemit bën që kësaj pyetje komplekse t’i jepen përgjigje të ndryshme, të udhëhequra nga koncepte të ndryshme sociale, fetare, tradicionale apo moderne.Natyrisht është e vështirë sot në shoqërinë tonë që problemin e pozitës sociale dhe të rolit të gruas në familje dhe shoqëri ta konceptosh në mënyrën e duhur në se analizën e bëjmë duke u bazuar në ide konservatore, që nuk ndihmojnë për të kuptuar dhe interpretuar drejt natyrën e shoqërisë moderne, raportet e saj me rolet e reja të gruas. Nuk ka dyshim do të ishte naivitet i pafalshëm sociologjik dhe etik në se nuk pranojmë se në shoqërinë shqiptare për shumë shkaqe sociale dhe arsye objektive të zhvillimit modern dhe demokratik, ndodhemi në një situatë të re në të cilën edhe roli i gruas ka ndryshuar së tepërmi. Ne tani jemi larguar shumë koncepteve, praktikave dhe paradigmave që kanë cënuar lirinë dhe të drejtat e grave në familje, në punë dhe jetën publike. Ndryshimet janë të thella edhe pse vijmë nga një shoqëri që emancipimin e gruas e shndërroi në një butafori për qëllime politike, apo akoma më larg idesë fare konservatore të shoqërisë shqiptare parakomuniste që propagandonte idenë se cdo grua në cdo rast duhet të jetë në shtëpi, pranë fëmijëve.Këto qëndrime dhe pozicione ideologjikisht dominante në kohë të ndryshme, herë pas here janë të shfaqura si recidiva në shoqërinë tonë. Ato tashmë shfaqen si koncepte të amalgamuara. Por jo aq ideologjikisht se sa në mënyrë spontane, apo si mjet për përballimin e kërkesave liberale të jetës sociale edhe për gratë e cila zhvillohet intensivisht sipas parametrave moderne. Edhe tek ne, në fillimet e demokracisë, të mërzitur nga propaganda bajate e “emancipimit të gruas” filluan të artikulohen hapur shumë ide ide të reja por përgjithësisht me natyrë konservatore dhe prirje sociale, që synonin pranimin e platformës për ta kthyer gruan në shtëpi tek fëmijët, apo siç u artikulua shpesh në atë kohë për ta bërë atë “zonjë shtëpie”. Këto reagime të para entuziaste konservatore, ishin reagim i natyrshëm kundër banalizimit të çështjes gjinore që i bëri komunizmi gruas, të cilën e barazoi në gjithçka me burrin duke i humbur gati identitetin gjinor (përveç biologjisë së veçantë) duke e trajtuar atë të barabartë dhe duke e vënë në funksione të ngjashme dhe të barabarta me burrin. Dhe kjo u konsiderua nga arritjet e mëdha të “epokës së socializmit”, në të cilin shtuam punëtorët dhe krahët e punës, por me koston e thellë të deformimit të rolit dhe personalitetit të grave. Nga emancipimi absurd gati “humbëm gruan”, identitetin, feminilitetin dhe konstruksionin dhe rolet e veçanta të saj.A është e mundur që në kohën tonë ta mendosh në mënyrë sempliste, se vendi i natyrshëm ku duhet të jetë gruaja, nuk është jeta sociale dhe aktiviteti publik por është shtëpia, kuzhina dhe fëmijët? A është normale të mendohet që ajo të mbetet një forcë jashtë strukturave aktive të jetës sociale ? A mund të përballohet jeta sot me koncepte të përgjegjësisë dhe ekskluzivitetit paternalist të familjes, në të cilin burri të mbajë të gjitha përgjegjësitë që janë jashtë familjes dhe të përgjigjet për plotësimin e të gjithë kushteve të jetës familjare, pa menduar edhe për kontributin komplementar të gruas ?Konservatorët dhe në disa raste edhe fetarët përgjithësisht janë të mendimit se kjo dyndje masive e daljes së grave nga shtëpia dhe integrimi i tyre masiv në “botën e punës”, është një nga deformimet që kanë pësuar gratë nën ndikimin dhe efektin e përhapjes së ideologjisë feministe. Sipas tyre, kjo situatë mund të përmbyset dhe gratë mund të gjejnë vendin e tyre vetëm në se atyre u “vijnë mendtë” dhe vendosin t’i kthehen rolit të tyre tradicional prej gruaje, bashkëshorteje, nënë dhe zonje shtëpie.Personalisht mendoj se konceptimi i ngushtë i rolit të gruas në kohën tonë, duke e përfytyruar atë vetëm në rolin e “zonjës së shtëpisë”, tentativat ideologjike për ta mësuar dhe përshtatur atë me idenë se biologjia dhe brishtësia seksuale dhe morale janë shkaqe që e detyrojnë atë të jetë e mbyllur në shtëpi me fëmijët dhe burrin e saj, duke qënë jashtë botës së jetës dhe të punës, është koncept moralisht arkaik, ideologjikisht frenues dhe politikisht duket si tentativë e hapur për të goditur atë fitore që ende nuk është kurorëzuar plotësisht dhe që ka të bëjë me barazinë gjinore. Idetë për barazinë sociale të grave në shoqërinë tonë nuk do të kishin asnjë vlerë, në se hapur apo në mënyrë timide lejojmë që në shoqërinë tonë të lulëzojnë mënyra të rafinuara, forma eufemiste të cënimit të të drejtave të tyre të barabarta në shoqëri.Sociologët gjinorë të drejtën e gruas për të qënë e barabartë me burrin në familje dhe jashtë saj, për të mbajtur përgjegjësi dhe luajtur role sociale, për të qënë në botën e punës, aktive dhe konkuruese, e pasionuar në profesion dhe e etur për karrierë profesionale, për të qënë sa më kontributive në shoqëri dhe familje, është një nga fitoret më të mëdha të jetës moderne. Kjo e vërtet tani është ndier fuqishëm edhe në jetën sociale në Shqipëri.Ajo që ka rëndësi të kuptohet në kohën tonë është çështja që angazhimi i gruas në punë dhe në jetën sociale, nuk është aq shumë çështje mendësie ideologjike apo nën efektin e ndikimeve frenuese të koncepteve të caktuara të rikthimit të parametrave të familjes tradicionale. Prezenca e gruas shqiptare në punë dhe jetën sociale, është e lidhur së pari dhe mbi të gjitha me mundësitë që krijohen që gratë të jenë të punësuara dhe shoqërisht të integruara. Sepse e drejta e punësimit nuk është vetëm një e drejtë themelore kushtetueshmërisht e garantuar, por dhe një obligim social për gratë e kohës moderne, puna e të cilave nuk është më çështje drejtësie, dinjiteti, paanshmërie dhe mos diskriminimi, por është dhe një element që e determinon vetë jeta, e cila e ka bërë kontributin e gruas në familje një element komlementar me rëndësi për të përballuar natyrën e ndërlikuar të kërkesave të jetës dhe familjes moderne.Në këtë kontekst punësimi dhe integrimi i grave në botën e punës, nuk është më çështje që vjen nga përcaktime dhe identitete ideologjike, por një problem ekonomie, një çështje pa të cilën është bërë e vështirë që të plotësohen kërkesat e familjes. Raportet e familjes me tregun e punës, në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë janë bërë delikate dhe të komplikuara. Sepse jo në të gjitha rastet burrat janë të punësuar dhe nga ana tjetër edhe kur ata janë të punësuar, në shumë raste të ardhurat e tyre nuk janë të mjaftueshme për të përballuar kërkesat e shumta e komplekse të jetës dhe familjes moderne për ushqim, arsimim të fëmijëve, kujdesit shëndetësor, plotësimin e parametrave normal të argëtimit, etj. Në shumë raste sfidat e tregut favorizojnë grate, të cilat në shumë familje nga faktor komplementar financiar janë bërë faktor vendimtar për mbajtjen e saj.Koha modern i ka rritur kërkesat e jetës familjare, ka shtuar nevojat për shkollim, shëndet, argëtim dhe në të njëjtën kohë janë rritur së tepërmi edhe kostot e tyre, të cilat me sa duket nuk përballohen si duhet dhe në nivelin e duhur duke u mbështetur në të ardhurat e njërit prej partnerëve. Fjala vjen familja shqiptare kurrë më parë nuk ka patur këto kosto për shkollimin dhe investimin e natyrshëm që duhet të bëjë për të ardhmen e fëmijëve, për mbajtjen e makinës familjare që tashmë nuk është më send luksi, e shumë gjëra të tjera të jetës së sotme si kompjuteri, celularët personal, televizorët në sasi dhe cilësi më të mirë në familjet tona, etj.Kjo do të thotë se moderniteti nuk i ka favorizuar aq shumë gratë. Përkundrazi në shumë aspekte ato ndihen më të ngarkuara. Sepse në se do t’i shikojmë me realizëm situatat që përballojnë gratë tona, sidomos duke e parë situatën dhe përgjegjësitë e gruas në shoqërinë tonë, tashmë jo vetëm si grua që është pjesë e jetës publike dhe e botës së punës, por dhe zonjë shtëpie dhe partnere familjare, e detyruar për të qënë financiarisht kontributive për të përballuar kërkesat e jetës, duket se është i saktë konkluzion dhe mendimi mbështetës i Zonjës së Parë të Sh.B.A-së, Mishel Obama e cila mendon se “…barra e familjes moderne rëndon më shumë mbi shpatullat e grave”.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi